Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.
Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni “zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989.
BIOGRAFI ARTISTIKE E M. FEJZOS
1954 – Mbaron Liceun Artistik – Diplomohet skulptor (O.Paskali-J.Paco)
1954 – Punon për skenografitë e operave “Rusallka”, “Ivan Suzanin”, “Nusja e shitur”. Merr pjesë në ekspozitën kombëtare të arteve figurative.
1955 – Busti i heroinës “Zonja Çure”, Vlorë
1956 – Përfundon portrete e buste në betonarme – Durrës
1957 – Nëndrejtor i punimeve artistike – MIGJENI
1958 – Piktor-Grimior në Kinostudion “ SHQIPËRIA E RE”. Hap për herë të parë repartin e grimit 1959 – Specializohet në plasticë grimi në MOSFILM 1962 -1966 – Pedagog grimi në I.L.A. – Tiranë
1966 – Diplomohet ne I.L.A. AKTOR (ped: A. Malo – S. Prosi – D. Agolli)
1966 – Diplomohet në I.L.A. REGJISOR (ped: K. Spahivogli)
1966 – Ekspozita Personale e pikturës dhe skulpturës
1967 – Regjisor i Estradës së Kukësit
1970 – 1990 Regjisor në Kinostudio “Shqipëria e Re”
– Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë nga viti 1962.
– Anëtar Nderi “ In Victam” i Qendrës Kulturore Artistike – BRINDISI
1974 – Fitues i Konkursit Letraro – Artistik, skenarist i filmit “Shpërthimi”
Poezi: “Ty” 1954, “Dashurisë” 1955, “Shpresës” 1956, “Atdheut” 1956, “Erotike” 1961 ,“Gjallicës” (Poemë) 1967,”Djemve të mi” 1967, “Grimace” 1980
Drama: “Detyrë dhe Stuhi “ vënë në skenë në Teatrin e Kukësit, “Gardhet” 1967, “ Përroi i Heshtur” 1968, “Dara prej mishi” 1997
Aktor : Aleko “Qielli i Kuq” i T. Çaushit ; Llansi në “Dy Veronasit” Shekspir; Agimi në “E Bardha dhe E Zeza” F. Pacrami.
Skenarë dhe Regji:
1968 “Agimeve bredh një copëz” – Skenari
1969 “Fillrojtësi” – Skenari
1970 “Montatorja” –Regji, sk. Dh. Xhuvani
1971 “Kapedani” – Regji (me B.A.)
1972 “Operazioni Zjarri” – Skenar dhe Regji – (me B.A)
Pjesëmarrës në Festivalin Ballkanik – vlerësuar nga kritika
1974 “Shpërthimi” – Skenar dhe Regji (me B.A)
1975 “Fijet që priten’’ Regji, sk. N. Tozaj.
1976 “Guna mbi tela” Skenar dhe Regji (me B.A.) Filmi i parë shqiptar me temë historike.
1977 “Sirenë në Mallakastër” Dokumentar – Regjia
1978 “Pranverë në Gjirokaster” – Regjia
1979 “Mësonjtorja” – Regjia. Vlerësuar nga shtypi dhe media shqiptare, fitues i 9 çmimeve, e propozuar për Çmimin e Republikës dhe regjizori për “Artist i Merituar”. Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Valencias. Vlerësuar si «monument i historisë shqiptare».
1980 “Mëngjeze të reja” – Regjia
1981 “Thesari” – Regjia
1982 “Ndërtimet tona” Dokumentar – Regjia
1983 “Një emër midis njerëzve” – Regjia. Konkuron ne Festivalin nderkombetar te Valencias
1985 “Pranverë e Hidhur” – Regjia
1986 “Fshati Malor“ Dokumentar – Regjia
1987 “Binarët” – Skenar dhe Regji (me B.A)
1989 ‘’Muri i gjallë’’ Regjia. Vlerësuar në Festivalin Europian, Çeki. Kino-Legjenda e Parë Shqiptare.
Të parealizuar:
1991 “Zhgënjimi” (Eksodi) – Skenar për film
1993 “Operacioni Pelikani” – Skenar
1994 “Përplasja” -Skenar
1997 “Ibrahim Kodra” – Skenar
2000 “ Shkon e nuk kthen” – Skenar (me B.A)
2003 “Albatraz” – Skenar
1981-1984 “Goditja’’ sk. Sabri Godo.
Filma Televizivë:
1996 – “Orteku” , 1996 ‘’Sipa Press”, 1996 – “Një Piktor në Paris” , 1997 – “Kollosi i Cirkut Shqiptar“ , 1998 – ‘’Nata në Paris’’ regjia.
Dekore:
“ E Bardha dhe E Zeza” e F. Paçramit –Teatri Popullor
“Detyrë dhe Stuhi “ e M. Fejzos – Teatri Popullor
Muzikë :
“Xhaxha Vanja” (çehov) – kompozitor M. Fejzo
“Atdheu” Poemë – Autor dhe Kompozitor M. Fejzo
Skulpturë – Pikturë:
Portrete, buste, basorelieve, Statujë në beton-arme.
Mbi qindra punime në pikturë në teknika të ndryshme të vendosura brenda dhe jashtë atdheut.
Monumentet në bronx të: Kyegjyshit Botëror të Bektashizmit, Ahmet MyftarDede, Vlorë. Themeluesit të Bektashizmit, Haxhi Bektash Veliut, në kryegjyshatën Botërore në Tiranë.
Nderuar me Urdhërin: “Naim Frashëri”