Muhamet Sherri (1948-2011)

0

 

 

Muhamet Sherri (1948-2011). Aktor. Lindi ne Fier, me 12 mars. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve*, dega e drames, me 1972, dhe me pas filloi pune si aktor ne teatrin “Bylis”* te Fierit.

 

Ka luajtur aty shume role, kryesore dhe te dyta, rendom te planit dramatik e psikologjik, sit e Dallge ne rritje e Tashko Lakos, Fundi i sinoreve e Maku Pones*, Plumbat e shkronjavee Naum Priftit*, Vranesira e shkurter e Teodor Lacos*, Shoku Niqifor e Pellumb Kulles*, Balade per nje grua e D. Agollit*, Keshtu te dua e P. Kulles, Zoti godet me puter e Ilir Bezhanit*, Shtrigat e Salemit e Artur Milerit, Kush e vrau Kastinjin etj.

 

Spikati me rolin e Hodo Ruzhajt ne dramen Gjemimi i atij dimri e T. Lacos* dhe me rolin e fshatarit patriot ne dramen Dy krisma ne Paris te Pellumb Kulles dhe Sheri Mites*. Aktrimi i tij dallohet per tonet e thuketa psikologjike, per nje perjetim te brendshem qe vetepermbahet gjate, derisa shperthen me ne fund ne trajten e nje peshtjellimi emocional.

 

Shquhet per zerin e tij te plote, te rrumbullakesuar. Ka luajtur edhe ne 7 filma te ndryshem, ku vecohet roli i Dalip Kamberit ne filmin Gunat mbi tela. Ndahet nga jeta ne 14 shkurt 2011.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here