Monika Lubonja (1968)

0

 

 

Monika Lubonja eshte nje aktore qe i perket atij brezi nga i cili pritej qe pasi te marre stafeten ta percjell ate akoma me lart, vepren dhe kontributin e gjenerates se arte te skenes shqiptare, para viteve 90-te.

 

Monika Lubonja (1968). Aktore. Lindi ne Tirane, me 13 prill. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, dega e drames, me 1992, u emerua aktore ne Teatrin Kombetar* me 1995. Roli i saj i pare ishte ne filmin Pas fasades (1992). Me rolin e nuses ne dramen Quo Vadis te S. Fankos* (1997) ajo do te sendertonte nje nga prirjet e natyrshme per interpretimin e figurave liriko-poetike, sikunder u vu re kjo me vone edhe me rolin e Poles ne dramatizimin e romanit Pse te Sterio Spases prej S. Fankos.

 

Ne komedine Inspektori (Revizori) te N. Gogolit luajti rolin e Antonetes, fale te ciles deshmoi po ashtu edhe aftesite e saj interpretuese ne rrafshin e komikes, cka do te shnderrohej me pas ne nje prirje dhe parapelqim te natyrshem te saj. Vijoi ne role te tjera, si ai i Xhenit ne komedine  O genjeshtar, o deputet te Dh. Psathait (2001), i Laures te drama Shpirti i ujkut te Ferdinand Hysit* (2003), i Marjanes te komedia Koprraci e Molierit (2004), por u shqua ne rolin e Magdalenes ne komedine lirike Ah, veshkat e mia (2003) te Babis Cikliropulosit, ku fale kontrapunktit beri te dukshem nje shpirt te pasur e te dhembshur te figura e nje prostitute.

 

Ka luajtur edhe ne disa filma si: Dashi pa brire (Ana, 1994), Perdhunimi (1994), Plumbi prej plastelie (balerina, 1995). Eshte aktore e hijshme ne skene, ben nje loje te ngrohte, te planit psikologjik, te gershetuar me perthyerje komike e sarkastike, jo rallehere edhe lirike e poetike.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here