
Edhe detin e përgjakën sërish
Ua mbytën ëndrrat në fund te tij..
Bregun ..me lot femijesh e mbushen pa dhimje..
Mbi trupa te njomë ,në ketë ditë gri
Dhe varkëzës së drunjtë,ju keputen velat
Mes klithjesh ,mes lutjesh ,mes trupash te pajetë..
U’a vrane gezimin e dites..pa pike meshire
Nuk i lanê ta puthnin ….,kêtë pranverë…??
Ku dreqin shkon kjo bote e ndyre..?
Kur mbi shkembinjê perplasen shpresat…
Nê cilin qiell jane fshehur Zotat??
Qe dorê nuk ngrenê mbi keto “krijesa”
Dhe ti Europê kaq dorê shtrenguar…
Pse fle dhe zgjohesh …kaq e pashpirt??
Deri kur do të qeshesh mbi trupa te pajete..??
Deri kur do te lutemi …. Na i hiq kufinjt…!!( nga Bruna Gjoni Pervathi)