MIHAL LUARASI REGJISORI I SHQUAR LIBERALO- MODERN – Nga Mexhit Prençi

0

 

1

Prirjet leberale dhe moderne te regjisorit  Mihal Luarasi, si  dhunti natyrale e unit te tij,  si dhe shkollimi në Akademinë e Arteve të Bukura në Hungari, kanë qenë faktorë të rëndësushëm  dhe orientues në qasjen kritike ndaj   realitetit të kohës së diktaturës enveriste. Në fokus dukurië negative, regresive dhe të shëmtuara te jetës  socialistei, si dhe ndaj artit skenik rutinor, të konsumuar dhe  ideologjizuar, çka  ishte sfidë ndaj  politikës s partisë për teatrin dhe për letërsinë dhe artet në tërësi

Në rrafshin e teatrit Luarasi  zë vënd  të merituar në kupolën e  regjisurës së traditës, bashkë me Piro Manin dhe Kujtim Spahivoglin, të cilët në vitet 1960 e ngritën në nivel më profesional regjisurën me shestime, këndvështrime, e trajtime te reja te spektakleve dhe me thellimin e reaalizmit në teatër në bashkëpunim me skenografët Agim Zajmi e Shaban Hysa,

2

Regjisori Luarasii  ka ecur me nje siguri te admirueshme në punën rgjisoriale, siguri që ia jepte kompetenca profesinale dhe kultura e gjerë, Që në spektaklin e parë “Intrigë e dashuri” e Shilerit më 1957, gjatë viteve 1960 dhe  kur arrin kulmin villimviti 1970, Luarasi u shaq si një zë i veçantë, origjinal, liberal e modern. Ndër elementet më  të qenësishme të regjisurës së tij, shquaj konçizitetin, racionalitetin, shestimin dhe formesimin e spektaklit me platformë regjisoriale profesionale, e cila për herë të pare, aplikohej në teatrin tonë ne nivel te lartë. Një tjetër vlerë e regjisorit është leximi i kthjellët i tekstit të veprës dramatike edhe në nënshtresat e tij, çka i ka  mundësuar të shpreh kuptimësitë e përmbajtjes, me gjuhë regjisoriale të figurshme. Mishërimi artistik i tekstit, ngjarjeve, situatatve, kofliktit dhe veprimeve psikofizike të aktorëve jepej me ngjyrime skenike, nëpërmjet mizanskenës gjuhës regjisoriale dhe  skenografike, në funksion  të mesazheve tropologjike që rrisnin forcën kritikuese ndaj dukurive negatie te realitet socialist.

3

Regjisura e Luarasi  ishte komplekse, unike,  tropologjike dhe e guximshme ku rrisku ishte i madh. Kjo kërkonte forma artistike të spektakleve, me mjete shprehëse skenike, gjuhë ezopiane, por edhe kompromise artistike dhe ideologjike, ku  inteligjenca, zgjuarësia dhe mprehtësia, falë talentit,  ishin elemente mbrojtëse  për regjisorin, si në veprat  e dramaturgjisë sonë, ashtu edhe te dramaturgjisë botërore.

Profesiovnalizmi   i regjisurës së Luarasit me  cilësi të  lartë’ ishte një armë tjetër mbrojtëse për të shprehur nëpërmjet spektaklit edhe qëndrimin e tij  që ngjizej me atë të autorit dramatik. Spektakli “Ezopi” (Dhelpra dhe rrushtë)  përcjell  mesazhin e fuqishëm të dramës për lirinë e pastert, lirinë që nuk cënon lirinë e askujt, të cilën regjisori e thekson  dhe e bën më inkandeshente, duke iu  kundervënë ideologjisë komuniste enveriste se “Liria i ka rrënjët në gjak”. Disa here është tentuar të ndalohej shfaqja,por për çudi apo djallëzi ka vazhduar të shfqej duke kaluar numri, 200.

Sipas meje “Ezopi” është ndër spektaklet  më të bukur  vënë në Teatri Popullor (Sot Teatri Kombetar). Ndoshta censura ka mbyllur njerin sy që nuk u ndalua spektakli apo ndoshta për të vënë në në provë regjisorin….I them këto se, nëse shpëtoi me “Ezopin” pa u ndëshkuar, Luarasi nuk shpetoi  me shfaqjet e tjera  që tejkaluan vijat e bardha te realizmit socialist.

4

Spektakli i Luarasit “Një dashuri e tillë” vepër e  dramaturgut Pavël Kohou vënë  në skenë me studentët e Shkollës së Lartë për Aktorë  “Aleksandër Moisiu”, u prit me entusiazëm  të jashtzakonshëm nga rinia, dashamirësit e teatrit, shkrimtarët dhe artistët dhe sidomos dramaturgët, por pa u shua jehona e duartrokitjeve promovuese, kritikët e zellshëm të socrealizmit, me Trim Gjatën paraprijs,  nisën një fushatë të egër,ndaj veprës dhe spektaklit në gazetën “Zëri i Rinisë” e më pastaj  në gazetat e tjera, duke e kritikuar si vepër me gabime të rënda ideologjike, që sfidonte organet e diktaturës së proletariatit. Si pasojë spektakli u ndalua. Figurativisht u burgos. Regjisori Luarasi u regjistrua nga censurit  e zinj, si kontigjent i listave të burgosjes.

***

Megjithatë drama dhe spektakli patën ndikime pozitive te regisorët dhe dramaturgët tanë të asaj kohe, sidomos nga mënyra si ishte konceptuar dhe strukturuar vepra me digresione. Ata filluan të shkruajnë dramat e tyre duke aplikuar retrospektivën. Drama “Cuca e  Maleve e Loni Papës  u shkrua nën ndikikim artistik të dramës “Një dashuri e tllë”, por jo atë ideor dhe mesazhor, mbasi kjo ishte tërësisht e politizuar. “Cuca e Maleve u vu në skenë, së pari nga Mihal Luarasi, pastaj nga Piro Mani ku  suksesmqenshumë I madh pas duartrokitjeve nga diktatori Hoxha..

5

Me ngritje e zbritje, zigzake e kulme, po edhe me fatalitet ka rrugëtuar regjisura e  Mihal Luarasit. Snembulli më tipik ku kulmi i lavdisë u shkërmoq brenda 24 orësh, ka qene  ndalimi i spektaklit  “Njollat e murrme” të dramës së Minush Jerës, në Festivalin Kombëtar të Teatrove te Dramës më 1968…  Sapo shfaqja kishte marrë flamurin e Festivalit, menjëherë u organizuan tubime dhe akuza të rënda e të frikshme, si për veprën dhe spektaklin e autprët e tyre, ashtu edhe për ata që e kishin ngritur në qiell. Të gjithë kush e kush më përpara, filluan të bënin “autokritikë” duke “dënuar” veten për miopi ideologjike, për moszbatim të  direktivave  të partisë e të Enverit për letërsinë dhe artet., e të tjera, e të tjera….U shfaq dyfytyrësia, karakteret e dobta, servilizmi, ndotja e vetëvetes dhe fobia. Autokritika nisi që nga Byroja Politike e K.Q.PPSH  e deri ne shtëpitë e vatrat e kulturë ne rrethet  e vendi; madje edhe në organizaat e partisë  që bënin autokritikë për mungesë të vigjilencës revolucionare.

Kjo ishte maskaradë ideologjike e neveritshme e diablike e përgaditur nga gjeniu së keqes  Enver Hoxha, i cili, përmbysi gjithçka, hodhi përtokë  mendimet vlerësuese  të specialistëve dhe funhksionarëve të lartë të Byros Poitike duke shkelur edhe duartrokitjtet e publikut për shfaqjen. Diabolizmi i tij u shfaq  me egërsi për të gjunjëzuar e poshtëruar cilindo, sidomos kryeministrin Mehmet Shehu, sekretarin e Byros Ramiz Alia, damaturgët, regjsorët dhe shkrmtarët e artistët..

6

Nuk është momenti të analizoj dhe argumentoj shkaqet e ndalimit të spektaklit “Njollat e murrme” prej Hoxhës, por do të nënvizoj disa vlera të spektaklit që lidhen me konceptin liberal dhe modern të Luarasit, terma që i tmerronin aparatcikët e diktaturës.

Vlerësoj guximin e  Luarasit dhe Jeros  dhe konsideroj guxim “i cmendur”. Megjithatë ata që në përcaktimin e titulit, janë reguar të kujdesshëm, që t’i shpëtonin  intepretimit te censurues e në të njejtën kohë të shfaqnin  frymën dhe qëndrimin liberal e modern në spektakël. Në nënshtresat kuptimore të titullit shprehet tërë përmbajtja dhe domethënia ideoartistike e dramës për realitetin socialist me njolla të murrme, Vini re: “të murrme”, jo “të zeza” Mirëpo a do ta pranonte diktatori këtë titull shprehur me  gjuhën e artit?! Kurrësesi. Këtë e ndjente Luarasi ndaj autocensuroi dhe autosugjestionoi vetëvten, griti “barrikada artistike” për të motivuar gjithcka ku mund t’u shkonte mendja censuruesve të egjër.

7

Sipas idesë së tij u krijua dhe realizua një skenografi, ku sheshi skenik mbi të cilin zhvillohen ngjarjet, kishte formën e një rrethi ku  një rrugë  duke u ngjitur  tangent  tij  kalonte jashte skene. Kjo  të krijonte idenë  se jeta me njolla të murme brenda rrethit të mbyllur të luftës ideologjike, ishte e hapur dhe në ngjitje. Regjisori dhe autori kishin menduar, që më parë edhe në procesin e strukturimit të drames, per një element tjetër të rëndësishem siiç ishte kori, si opozitar i së keqes, i dukurive negative e që përfaqësonte “mendimin e masaë”, “opinionin publik”. .Mirëpo kori jo vetëm zinte pak vend në dramë e spektakël, por ishte paraqitur artistikisht dobët, nuk e kishte forcën e mjaftueshme që të luante rolin e duhur si zë  masaë dhe zë i partisë, siç dëshironin ta kishin ideologët dhe kritikët e partishëm. Këtu qëndron edhe “marifeti artistik” që e ka burimin te regjisura liberal edhe moderne e Luarasit, që kërkonte të fshikullonte njollat e murme të shoqërisë socialiste, ndërkohë  që propaganda zyrtare fliste për suksese e progress dhe  për realitetin socialist “te shëndritshëm e me diell që simbolizonte  partinë.

Ashtu si në  krijimtarinë e Kadaresë edhe në regjisurën e Luarasit shihet e njëjta dukuri, fryma liberale opozitare ndaj realitetit dhe truket artistike për t’i shpëtuar censurës, ku elementet e disidencës bashkejetojnë, nepërmjet kompromisit, me ideologjinë..

***

Nga pikëpamja estetike shfaqja “Njollat e murme” ishte një krijim artistik ku të gjithë komponentët e saj ishin realizuar me mjeshtëri si nga regjisori Luarasi ashtu edhe nga aktorët  e shkëlqyer Vangjush Furxhi, Edi Luarasi, Minella Borova, etj. Ishte shfaqja më e mirë e atij festivali dhe ndër shfaqjet më cilësore të teatrit shqiptar.

8

Prirjet për një regjisurë realiste, liberale e moderne të Luarasit  kanë ardhur duke  zhvilluar e thelluar më tej edhe në rafshin artistik dhe estetik. Shkriu skenën me sallën; për herë të parë ne teatrin tonë, personazhet  zbisnin  në sallë, hyjnin  midis spektatoree, hidhnin ndonjë batudë ose zhvillonin edhe ndonjë dialog; ndërsa nga skena komunikonin drejpërdrejt me spektatorin me fjalë, me shikim, gjestikulacione  dhe veprime të tjera mimetike, – elemente të spikatura këto, jo vetem në spektaklet qe citova mësipër por  edhe ne spektakle të tjerë si: te shfaqja e dramës së Kin Dushit ”Banorët e shkallës numër 6” 1962, ku Luarasi solli risi në skenë me heqjen e perdes, ku u shëmb muri i katërt; gjatë shfaqjes hynin punëtorët e skenëë e lëviznin objektet, ndërronin dekoret bashkë me aktorët, cka nuk kishte ndodhur më parë në këtë shesh skenik.

Risi u shfaqën edhe në stilin e lojës së aktorëvë në shfaqje të tjera, në dyzimin e interpretimit, kur aktori distancohej nga personazhi dhe e stigmatizonte  atë e ne të njëjtën kohë përjetonte figurën e shkrihej me të. Kjo dukuri shfaqej dhe në  elementet koreografike, të pantomimës e të lëvizjeë mimetike, të cilat u futën pa kursim në spektakël cka solli freski e modernitet në skenë. Në rrafshin e dramës dukuri e re për teatrin tonë, siç e nenvizova  më sipër, ishte vënia në skenë e dramave me retrospektivë.

9

Nnjë vlerë tjetër e regjisurës së  Luarasit ishte aplikimi I platformës regjisoriale me kërkesa të larta profesionale,  madje regjisura e tij shquhej edhe për parësinë që i jepte anës racionale, ku elementi emocional vinte natyrshëm, duke patur burim energjiie mendimin. Këtë  qasje e apikoi edhe në  aktrim duke kërkuar nga aktori që të distancohej nga figura që interpretonte, kur këtë e kërkonte vetë ajo dhe i jepte përparësi jo ”shkrirjes” me figurën, por rrëfimit artistik  emocional të bëmave të saj duke qënë njëhrësh edhe vetja edhe figura. Këto elemente të estetikës teatrore te Luarasit ishin nën ndikimin pozitiv të estetikës regjisoriale të Brehtit.

 

SI KONKLUZË :

 

Guximi artistik është shumë i domosdoshëm dhe efektiv për të talentuarit.. Mirëpo ai përmban në vetëvete edhe lavdinë edhe riskun. Te Luarasi guximi për të shprehur, artistikisht të vërtetën e një realiteti të politizuar dhe indoktrinuar, duke shkelur vijat e bardha të socrealizmit, i dhanë argumentin dhe  kënaqësinë diktaturës enveriste, t’ia ndërpriste në mes veprimtarinë artistike dhe ta burgoste për mendimin e tij të lirë: 16 vjet  iu ngalua e  drejta për te krijuar, por edhe e marrëdhënieve me publikun.

Edhe pas lirimit nga burgu. Luarasi ishte “ I rrezikshëm për Diktaturën,  Nga regiisor i klasi të parë , e degdisën bojaxhi të lyentë shkollat e kryeqytetit. Përsëri i izoluar. Nuk lejohej as të vinte shfaqje në skenë as të botonte shkrime. Njerzit  shokët, kolegët e dikurshëm kishin frikë ta takonin, te flisnin më të, gjersa u përmbys diktatura e neveritshme stalinistio-enveriste

***

Falë zotit Luarasi gëzoi shëndet dhe energji krijuese. Rifilloi krijimtarinë regjisoriale. Shkroi dhe vuri në skenë disa drama të tij. dha leksione në Univrsitetin e Arteve. dhe shkroi shumë artikuj kritike me profesinalizëm të lartë për problemet e teatrit dhe krizën e dramës shqipe që refuzohet nga drejuesit e emeruar nga kryeministrat.  Ai kishte shumë për të thënë e për të shprlehur vetëvëten nëpërmjet fjalës së tij si regjisor, dramaturg, kritik dhe  pedagog. Kumttet që  na ka lënë trazhëgim janë kërkesat për zhvillim e përsosje, për një botë më të mirë e të qytetruar dhe për një teatër realist dhe modern me rrënjët në traditë tonë kombëtare.

—–

U prehsh në Prarajsë  regjisor MIHAL LUARASI !

Pedagogu im dritëdhënës, miku im i jashtëzaonshëm, koleg në rrafshin e kritikës; regjisor realist, libral e modern ndër më të shquarit; dramaturg i angazhuar ndaj lirisë dhe drejtësis sociale; luftëtar i klasit të parë për kultivimin e dramës kombëtare; kritikues i pamëshirshëm ndaj teatrit që nuk ngjit në skenë veprat e dramaturgjisë shqiptare  të tradidës dhe të kohës sonë; personalitet i artit skenik, i krahasueshem me veteveten.

I përjetshem kujtimi yt , I dashur dhe  i paharrueshmi, MIHAL !

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here