Mihal Luarasi (1929-2017). Regjisor, kritik i teatrit, dramaturg. Lindi ne Korce, me 16 shtator. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” per aktor ne vitet 1948-1952 kurse studimet universitare per regjisor i kreu ne Akademine e Teatrit dhe te Filmit ne Budapest, Hungari me 1958.
Ka punuar si pedagog i aktrimit ne Institutin e Larte te Arteve Tirane dhe si regjisor ne Teatrin Popullor ne Estraden e Shtetit ne teatrin “A.Z.Cajupi te Korces, ne RTSH etj. Pas Plenumit IV te KQ-se se PPSH-se (1973) u burgos per pikepamjet e tij “liberale antikomuniste” ne teater; gjithashtu edhe si regjisor o Festivalit te 11 ne Radiotelevizion.
U burgos ne vitin 1973 deri ne vitin 1979. I privuar nga profesioni mbi dhjete vjet punoi si punetor per te siguruar mbijetesen. Ne vitin 1996 vuri ne skene dramen Hekurat te autorit hungarez Arpad Genc dhe fill me pas emigroi ne Hungari. U kthye seish ne Tirane ne vitin 2002.
M. Luarasi parapelqente vizatimet skrupuloze te tablove te jetes, ku ndjenja rrjedh nga nje qendrim i caktuar ideoi, ku gjejne shprehje format degresive te rrefimit, gershetimi i hyrjes dhe daljes se menjehereshme te aktorit ne situatat kunderthenese te personazheve (Intrige e dashuri, e F.Shilerit, 1956, Nje dashuri e tille, e P.Kohutit, 1961; Dy zoterinj nga Verona, 1959, e Shekspirit; Banoret e shkalles nr.6 e Kin Dushit, 1963). Ne keto shfaqje ai solli risi ne gjuhen e teatrit shqiptar pergjithesisht.
M. Luarasi perdori nga te paret parimin e retrospektives duke e copezuar dhe duke e risjelle ne veprim ngjarjen dramatike po ashtu perdori parimin brehatian te “nderprerjes” se aksionit te vijueshem ne skene dekore te lehta dhe teper konvencionale, nderrimin e tyre ne prani te publikut e me perde te hapura, daljen dhe futjen ne rol te aktoreve ne nderkohen e vete lojes si te tille.
Ne vitin 1961, ai trajtoi me elegance dhe poezi dramen Dhelpra dhe rrushe te Guelime Figuerdos ne Teatrin Kombetar, e cila fitoi cmimin e pare ne Festivalin e II te Teatrove.Nepermjet lojes se aktorit, plastikes, elementeve te tjera fizike, u aplikuan me finese dhe elegance rituali ritmi poetik i fjales, hijeshia e levizjes, forma ekspresive e gjestit, e tupit etj.Kjo shfaqje u dha mbi 240 here duke u kthyer ne ngjarje teatrore.
Ne vitin 1969, M.Luarasi vuri ne skene dramen Njollat e murrme te Minush Jeros me teatrin “A.Z.Cajupi” te Korces shfaqje me te cilen fitoi edhe flamurin e Festivalit te Teatrove te atij viti , por qe u kritikua rrepte nga ana e Enver Hoxhes dhe u ndalua.
Nepermjet saj, ai percolli shqetesimin e shoqerise shqiptare ne diktature, mungesen e lirise vetjake te zgjedhjes; vuri ne dukje keqperdorimin dhe instrumentalizimin e opinionit shoqeror i cili ishte shnderruar ne dhune shpirterore, ne nje situate shtypese dhe imponuese lidhur me te drejtat e njeriut duke bere keshtu nje paraqitje reale, te ashper te gjendjes se vertete qe zoteronte asaj kohe ne vend; gjithashtu ai parashtroi nevojen per pastim shpirteror, mirkuptim, tolerance, pendese dhe pergjegjesi morale.
Vizioni regjisorial i tij ne kete drame spikati edhe per perdorimin e frytshem te parabolave e detajeve me ngarkesa metaforike simbolike e qasje racionale, sikunder qe zgjidhja e shshit skenit ne formen e nje rrethi dhe tangjenteje, leverimi i peshqve ne akuarium si nje shqetesim, hije dhe ankth etj.
Ne vitin 1972 ai vuri ne skene dramen e shkrimtarit te shquar amerikan Eugjen O’nil, Orfeu zbret ne ferr, shfaqje e cila u ndalua nga censura patriake. Ne konceptin regjisorial te kesaj shfaqjeje u shpreh ideja e barazise e lirise e liftes ndaj dallimeve raciale etj, duke nderfutur nje pasuri hollesish e gjetjesh me ngarkesa simbolike, asociative e paradigmatike perkatesisht kohes kur u vu ne skene.
M. Luarasi eshte regjisori qe ka pasur me teper se te tjeret kerkesa te rrepta ndaj kultures artistike te aktoreve ne skene. Ai kishte nje stil te vetin ne menyren e demostrimit regjisorial cka eshte shprehur ne synimin per te dhene jo aq shfaqjet konkrete te “shembellimit aktorial” te ketij apo atij veprimi te kasaj apo asaj situate emocionale por per ta bere sa me te kuputeshem konceptin e vet perpara trupes.
Rralle levizte nga vendshikimi i tij i preferuar ne salle rralle “diktonte” ne forma konkrete per kete apo ate lloj levizje, gjesti, intonacioni qe duhej te perdorte aktori etj. Me metoden e tij artistike M. Luarasi ishte i paqte e komod per aktoret e talentuar dhe te kulturuar, pa u nderhyre ne vecorite interpretuese te tyre. Ai paraqitet teper i kursyer ne levizjes skenike gjithashtu ne mizanskene.
M. Luarasi ka dhene ndihmese te vyer ne inskenimin e disa operave shqiptare Pranvera e Tish Daise dhe Pertej mjegulles e Pjetes Gacit u perpoq te fuste gjerzi elementet e akrimit te solistet dhe kori duke i trajtuar edhe perkitazi mizanskenes sidoqofte teper te kursyer por domethenese , ne levizjen skenike dhe gjendjet e personazheve.
Ai kishte shije te holle muzikore sens te qarte ndaj formave pamore siletit kompozimit arkitektonik te levizjes dhe vendosjes skenike ne dekore.M.Luarasi e shqyrtonte tablone si njesi e funksionalizuar e ideve dhe paradigmave te tij regjisoriale te menduara kohe me pare cka ra ne sy ne trajtimin qe u beri dramave:Te pamposhturit e Minosh Jeros, ne teatrin e Korsces me 1971; Mosha e bardhe e Dritero Agollit me 1972 etj.
M. Luarasi dallohet per nje horizont te gjere teorik per dije te thella sidomos ne fushen e estetikes se teatrit. Nderkaq ai ishte nje nga regjisoret me me shije “aristokrati” i artit ne kuptimin e hijeshise dhe elegances deri formale qe i karakterizon shfaqjet e tij. Gjithcka qe levizte qe gjendje dhe qe vendosej ne sken kishte secila shenimet e mendimit te tij regjisorial ishte e paramenduar e mirestudiuar me perfaqesim semantik e mesazhor te qarte.
Ne vitin 2007 fale nje stili realist tashme te konsoliduar, ai i dha drames Korbi i bardhe, e shkruar prej tij nje hapsire sociale provokative duke synuar konflikte te hapura dhe nje problematike te mprehte, si qe krimi i organizuar qe bashketrajtonte dhe frymezohej nga segmentet e korruptuara te shtetit. Ka shkruar disa drama (nder to Gomone 2002; Korbi i bardhe, 2006) dhe disa libra me ese dhe shenime kritike per teatrin (nder ta Teatri Kombetar, 2003; Kujtesa qe nuk fle, 2006). Mban titullin “Artist i Popullit”.