Met Bega (1946–2015). Aktor. Lindi ne Tirane, me 7 gusht. Qysh heret u dallua per prirjet e tij te natyrshme kah humori, duke qene i aktivizuar ne levizjen teatrore amatore te qytetit te lindjes.
Talenti i tij natyral e solli ne menyre organike ne skenen e Estrades se Tiranes, si aktor profesionist. U be i njohur me shume role te luajtura ne kete estrade, si dhe ne Estrada te tjera te vendit, ne ekranin e televizionit etj.
Vecanerisht i suksesshem ka qene ne njemendesimin e disa tipave e karaktereve nga shtresat e uleta e te perbuzura te shoqerise, me interpretimin e disa monologeve me tem ate nddryshme sociale, sikurese edhe me dialoge te luajtur se bashku me aktoren Marjana Kondi.
Aktrimi i tij ka spikatur per ngjyrimet e theksuara burleske, per bufonaden, tejzmadhimet dhe karikaturizimet e sjelljes se personazheve, per te foluren karakteristike, te pershpejtuar e ritmike. Ka nje mimike e plastike komike shprehese.
M.Bega ka interpretuar edhe ne 5 filma, ku ra ne sy me rolin e te porsamartuarit te Dy here mat (1986), Lames te Tela per violin (1987), kusheririt te Stola ne park (1989) etj. Më pas aktori Met Bega u bë pjesë e një formati humoristik në televizionin “Tirana Tv”.
Aktori i mirënjohur Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhrin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010. Met Bega nderroi jete me 21 prill 2015 pas nje beteje te gjate me semundjen e Parkinsonit.
Ai e perjetoi kete beteje me optimizem, ashtu si te gjithe jeten e tij. Simptomat e para te kesaj semundje aktori i mirenjohur i ndjehu ne vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shendetesore nisi te perkeqesohej.