Merr jetë projekti pilot i QKK-së për hapjen e sallave të kinemave në rrethe.

0

 

Falë mbështetjes së Ministres së Kulturës Znj Mirela Kumbaro Furxhi, dhe angazhimit maksimal të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, u aprovua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit, marrëveshja me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për digitalizimin e sallës së kinemasë, investim i cili do të vlejë njëkohësisht edhe për kinemanë verore të qytetit përgjatë Lungomares.

 

 

Gjithashtu disa ditë më parë Bashkia e Gjirokastrës aprovoi në këshillin bashkiak një marrëveshje të ngjashme me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për digitalizimin e sallës së kinemasë së ketij qyteti.

 

 

 

Ky projekt pilot për ringritjen e Kinemave në Gjirokastër dhe Vlorë vjen falë projektit CIRCE, mbështetut nga Programi IPA i Bashkimit Evropian me 4 partnerë Mesdhetarë. Në Shqipëri projekti drejtohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë që prej disa vitesh ka punuar në hartimin e këtij projekti i cili ka si qëllim pajisjen me aparatura të reja digitale projeksioni dhe sistemin audio, sallat egzistuese në qytetet kryesore të vendit.

 

Gjatë këtyre 3 viteve të fundit Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka mbështetur vazhdimisht festivalet e filmit në qytetin e Shkodrës, Pogradecit, Sarandës dhe Gjirokastrës me qellim për të krijuar sensibilizimin e duhur të pushtetit dhe audiences lokale ndaj hapjes së kinemave që ekzistojnë aktualisht në këto qytete.

 

Si fillim do të kemi dy kinema, një në Gjirokastër dhe një në Vlorë dhe më pas edhe ne qytetet e tjera që do ti bashkohen kësaj inisiative te Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

 

Pajisja me mjete të reja digitale do të jetë hapi i parë ndërsa krijimi i një programi të pasur me filma shqiptarë do ti japin mundesinë publikut të këtyre qyteteve të njihen me realizimet më të mira shqiptare të viteve të fundit.

 

Qendra Kombëtare e Kinematografisë festoi vjet 20 vjetorin e saj të krijimit. Gjatë këtyre viteve QKK ka financuar rreth 300 filma të gjatë, të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar. Vetëm gjate 4 viteve të fundit janë financuar mbi 100 filma pra rreth 1/3 e filmave të krijuar që nga krijmi i ketij institucioni.

 

Vitin e kaluar, 25 filma te rinj shqiptarë u prezantuan përpara publikut të kryeqytetit por nuk kanë patur mundesi të prezantohen përpara publikut të qyteteve të tjera të vendit për mungesen e teknikës minimale në sallat respektive.

 

Pikërisht ndryshimit tê kësaj situate i përgjigjet kjo inisiativë që ka ndërmarë QKK e cila ka gjetur asistencen e partnereve tane te Apuglia Film Commission dhe njëkohësisht mbështetjen nga fondet europiane nëpërmjet projektit Circe.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here