Merkur Bozgo (1937- 2017)

0

 

 

Merkur Bozgo. Aktor. Lindi ne Gjirokaster, me 24 mars. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Gjuhes dhe Letersise, me 1971. Ne vitet 1960-1968 punoi si aktor ne Estraden e Ushtarit *, me pas deri me 1975 ne TVSH, redaksia e kultures; me 1975 -1976 ishte regjisor ne Cirkun e Tiranes *, kurse ne vitet 1976-1994 aktor ne Teatrin Kombetar *, ku edhe doli ne pension.

 

Numeron mbi 150 role, nder to: Mullisi ne dramen Gjemimi i atij dimri (1978) e T. Lacos *, Folkalbi tek Intrige e dashuri e F.Shilerit (1979), Vani te pallati 176 e A. Balashit *, ne te cilin spikati aftesia e tij per te qene i atyperatyshem, i vertete, i besueshem. Po e tille ishte loja e tij edhe ne misherimin e rolit te Ser Tobit te Nata e dymbedhjete e Shekspirit , fale  te cilit aktori mberriti ne nivelet me te mira interpretuese.

 

Pas daljes ne pension misheroi te tjera role, si Ljapkin Tjapkin tek Inspektori (Revizori) e N. Gogolit (1988), Sadiku te Sa mire beri qe vdiq (2001) ,Nako te Mysafiri i mallkuar (2003) te Ilir Bezhanit *, shkrimtari te Streha e te harruarve e Ruzhdi Pulahes *(2004), Bakiu te Korbi i bardhe (2007 ) e Mihal Luarasit. M. Bozgo njihet si aktor i planit komik ,eshte organik ne skene, jo i sforcuar; bie ne sy hijeshia e gjestit, pershtatshmeria me figuren. Here –here luan edhe role dramatike, ku terheq vemendjen thjeshtesia dhe ngrohtesia emocionale.

 

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli me i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2007. Por skenes nuk i eshte ndare kurre. I numerohen  mbi 20 role nkinematografi. Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si: Në fillim të verës” (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut; “Emblema e dikurëshme” (1979), Drejtori i muzeut; “Tokë e përgjakur” (1976) Avokati; “Agimet e stinës së madhe” (1981), z. Ali; “Tela për violinë” (1987), Koçi; “Stolat në park” (1988), Drejtori; “Bolero” (1997), Klienti i Evelines; “Gjoleka, djali i Abazit” (2006), Hoxha; Seriali televiziv “Komuna e Parisit”, Xha Rakua; “Bela TV” Serial (2011) Babai.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here