Mentor Xhemali, kengetari i shekullit

0

 

 

Nje kujtim i paharruar per bilbilin e kenges shqiptare ne 26 vjetorin e ndarjes nga jeta.

U lind ne muajin qe bilbilat nisin te kendojne, ne maj te vitit 1924 ne qytetin e bukur te Permetit. Te gjithe e dine se perpara se te nderronte jete, diten e 9 Prillit te vitit 1992, artisti i madh Mentor Xhemali vazhdonte ende te kendonte dhe te regjistronte kenget popullore permetare.

Pas vdekjes atje ne Permet eshte shpallur “Qytetar nderi”, krahas vellezerve Frasheri, dhe kengetarit e klarinestistit te famshem Laver Bariut. Ja, kane gati kaluar 12 vjet qe nga ajo kohe dhe nje nga lirikat me te bukura popullore “Zura nje bilbil me vese” nuk eshte degjuar ende te interpretohet aq embel, aq bukur e aq shtruar ashtu si e kendonte dikur Mentor Xhemali.

 

Mentori i lidhur shume me qytetin e Permetit, duke bashkuar me kengen edhe muziken shungulluese te nje artisti tjeter te shquar nga Permeti, Laver Bariut, i ka dhuruar nje arkiv brilant me rreth 30 kenge permetare, Radio-Tiranes. Pikerisht, per ta nderuar edhe njehere kujtimin e tij, ne sallen e koncerteve-holl ne TKOB, me rastin e 80-vjetorit te lindjes se “Artistit te Popullit”, Mentor Xhemali, u organizua nje ceremoni e madhe perkujtimore ne bashkepunim me Shoqaten Atdhetare Kulturore Permeti.

Ky bashkepunim mes shoqates ne vendlindjen e bilbilit te kenges popullore permetare dhe Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit Tirane mundesoi disa veprimtari te dobishme, ne nderim te kengetarit te shquar per muzike klasike dhe muzike folklorike.

Ne teresine e aktiviteve qe u realizuan diten e lindjes se artistit te madh Xhemali, nder te parat ishte ceremonia e celjes se ketij aktiviteti, e cila u shoqerua me fjalen e mbajtur nga drejtori i Operas dhe Baletit, zoti Zhani Ciko, i cili nder te tjera tha: “Emri i Mentor Xhemalit eshte nje nga emrat me te medhenj te muzikes shqiptare. Emri i tij eshte nje nga medalionet e muzikes shqiptare, sepse Mentor Xhemali perfaqeson rastin me tipik se c’domethene talent i kombit. Ishte nje ze i rralle, me nje cilesi vokale te padiskutueshme, i ralle edhe per truallin e rajonit ku ne jetojme”.

 

Duke e vleresuar me pas zerin e tij te mrekullueshem Ciko tha se Mentor Xhemali ka kenduar qe diten qe ka lindur dhe deri atehere kur ka mbyllur syte. Duke permendur cilesite e tij te ralla vokale ne harmoni me cilesite fizike teper te pershtashme per skenen, Ciko kujtoi periudhen kur Mentor Xhemali mori pjese ne lufte dhe atje kendoi. Gjithe repertori i tij qe fillon qe nga asambli i ushtrise dhe deri tek pjeset e medhaja klasike qe ka kenduar pas shkollimit ka mbetur i paprekur, tha drejtori i Teatrit te Operas dhe Baletit Zhani Ciko.

Jane te medhaja meritat e tij si kengetar dhe i rralle ka qene zeri i tij qe nga menyra si merrte fryme, si improvizonte si e dridhte zerin dhe kjo e bente ate qe te persoste cdo element muzikor te kengeve poullore. Ai u jepte vlera te jashtezakonshme me timbrin e zerit te tij kristal. “Emri dhe vepra e Mentor Xhemalit do te mbetet nje mesim i madh per brezat qe do te vazhdojne te kendojne ne fushen e kantos dhe gjinive te tjera te muzikes”, tha ne fund te fjalimit te tij Zhani Ciko.

 

Ishte i pranishem edhe Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Blendi Klosi, i cili u ndje i kenaqur me pjesemarrjen e tij ne kete ceremoni. Ai tha se “nuk kam pergatitur nje fjalim per kete rast, por edhe po te kisha nje fjalim, vepra dhe jeta e Mentorit do te flisnin me shume se fjalet qe do te kisha pergatitur ne nje rast tille. Ministri Klosi tha se ka pasur kenaqesine e pjesemarrjes ne kete ceremoni.

Nderkohe, ceremonia ka vazhduar duke e rikujtuar edhe njehere jeten dhe vepren e artistit te shquar, ndersa ka vazhduar me tej me nje promovim te librit monografik, te cilin e ka hartuar Dhimitraq Lole, me titull “Mentor Xhemali”. Muzikantet me te degjuar kane qene te pranishem dhe jane bere mjaft biseda per jeten dhe vepren e artistit. Pasi eshte dhene nje koncert nga artistet e TKOB-it, eshte shtruar nje koktejl per te pranishmit nga familja dhe u eshte dhuruar atyre monografia “Mentor Xhemali”.

 

Nderron jete me kenget e Permetit ne goje

Mentor Xhemali qe mbeti ne historine e muzikes shqiptare, jo vetem si nje kengetar i shquar lirik, por edhe si interpretues i ralle i kenges popullore permetare, femijerine e ka kaluar ne qytetin e lindjes, ku edhe familja e tij shquhej per dashurine dhe interpretimin e kenges popullore permetare.

Ne moshe te vogel, per arsye ekonomike, detyrohet te punesohet ne portet e Sarandes dhe me vone ne portin e Durresit. I lidhur me levizjen e rinise se kohes, ne vitin 1943, si shume te rinj shqiptare, merr pjese ne ushtrine partizane per clirimin e Shqiperise. Por menjehere ai aktivizohet ne formacionet muzikore te kesaj ushtrie dhe me pas me krijimin e Ansamblit te Ushtrise nga muzikanti Gaqo Avrazi merr pjese ne korin e saj.

 

Zeri i tij shquhet me i bukur se zeri i te tjereve dhe ne vitet 1952-1955 Mentor Xhemali dergohet nga qeveria e kohes per te studiuar per kanto-bass ne konservatorin “Cajkovski” ne Moske.

Mentor Xhemali pas kthimit ne atdhe e filloi punen si solist ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane, ku ka interpretuar rolet me nje profesinalizem te larte. Per pak vite ai u be kengetari me i famshem ne Shqiperi dhe ne vitin 1975 ishte nje nga te paktet artiste qe vleresohet me titullin e larte te kuvendit te asaj kohe, “Artist i Popullit”.

Mentor Xhemalin e kane bere te famshem kenget “Per ty atdhe”, romanca “O ju male” e Cesk Zadese , aria e Don Bazilios nga opera “Berberi i Seviljes” e XH. Rosinit etj.

 

Ndersa me kegen popullore ne menyre speciale merret sapo del ne pension pas viti 1977. Nder to jane kenget me te degjuara si “Mora rrugen per Janine” dhe “Zura nje bilbil me vese”. Pas viteve ‘’90, ai u be i famshem edhe ne Europe me veprimtarite koncertale ne France, Danimarke, Hollande, Belgjike, Gjermani, me kengen popullore permetare dhe shoqerine e sazeve te familjes Lela.

Pervec kesaj Mentor Xhemali duke shperthyer kornizat e nje folklori muzikor lokal ka regjistruar dhe publikuar disa kenge ne CD ne France ne vitin 1992, qe jane realizuar prane studios diskografike Indigo.

Tashme Radio-Tirana i ka ne pronen e saj kenget e regjistruara nga artisti i madh Mentor Xhemali, si “Hajde te dalim nga Lipa”, “Bilbili me vese”, “Morra rrugen per Janine”, “C’m’i preve baluket”, “Kishe dale ne bahce”. Mentor Xhemali ka per te mbetur gjate ne historine e muzikes shqiptare.

Sipas drejtorit te operas Zhani Ciko, menyra e kengetimit te Mentor Xhemalit si ne opera ashtu edhe ne kengen popullore do mbetet nje rast unikal per vlerat qe krijoi ai ne keto dy fusha.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here