Melpomeni Çobani (1928-2016)

0

 

 

Melpomeni Cobani (1928- 2016). Aktore. Lindi ne Tirane, me 6 qershor. E nisi udhen e artit ne vitin 1943, si amatore dhe punetore tipografe, duke luajtur ne komedi dhe pjese skenike, si Liza dhe Sula. Ne vitin 1945, u aktivizua me grupin teatral te qytetit te Tiranes, si dhe ne emisionin Ora gazmore e “Radio Tiranes”. Krahas pjesemarrjes si aktore, ajo ishte asaj kohe edhe nje sportiste e dalluar, rekordmene per 10 vjet rresht ne sporte te tilla, si: hedhja e diskut, e gjyles, e shtizes, si dhe kampione ne pingpong, atletike, volejboll.

Regjisori Pandi Stillu* zbuloi prirjet e saj ne fushen e humorit dhe pas kryerjes se shkolles per aktore 1947-1949 prane Teatrit Popullor*, M. Cobani u pranua si aktore profesioniste ne kete teater. Interpretoi ne role kryesisht komike, si nena te komedia Motori e Kole Jakoves*, Hajria te komedia Prefekti e Besim Levonjes*, apo dramen Rrenje te thella, komedite Revizori, Fejesa, Vajza nga fshati etj. Roli me i suksesshem gjate kesaj kohe ishte ai ne dramen Kopshti i jargavaneve. Ne vitin 1955, u emerua si aktore ne Estraden e Shtetit, ku interpretoi, gjate 40 viteve karriere, mbi 1.000 role nga me te ndryshmet ne zhanret e shkurtra te humorit dhe satires.

Loja e saj ishte e cliret, spontane, me sens te spikatur humoristik, plot nur komik; ndihen ne rolet e saj spikamat dhe ngjyrimet karakterizuese ndaj tipave shqiptare. Ka interpretuar me sukses figurat e grave llafazane, kinse te zonjat, por mendjemedha e te paafta (monologet Nikoqirja, Me mire syri se sa nami), apo te nenave e grave krenare, disi naïve e te pashkolluara, por te dashura e te sinqerta, shpesh te nenshtruara nga diktati i burrave, apo te neperkembura (monologet Nene Sanija, Zgjimi, Brigadjeria, skecet Pastruesja e zyrave, Ne stalla etj).

Ishte nga aktoret komike qe interpretonte mjeshterisht monologun, me tema te larmishme, ku ajo krijonte nje galeri figurash, ne po ate nderkohe veprimi, nepermjet diferencimit te planeve te aktrimit, te mimikes, te imitimit, te gjestit te figurshem, te plastikes, te zerit etj. Ne shfaqje te tilla, si: Autobiografia, Trnsferimi, Kolltuku magjik, Ne kerkim te ngjarjeve, Lulet e jetes, Varianti humoristik i “Otellos” Fejesa etj., sikunder ne nje mori pjesesh te shkurtra humoristike a komedi me nje akt, M. Cobani krijoi nje mozaik figurash te moshave, gjinive, kategorive shoqerore e profesioneve te ndryshme.

Vertetesia e gjestit, ojnat karakterizuese, plastika e zhdervjellet, temperamenti i gjalle, kalimi i natyrshem ne plane e figura te kunderta brenda njesise se kohes ne komedite me nje akt, ne skece ne monologe etj., jane nga tiparet qe vihen re lehtesisht ne lojen e saj, cka flet per nje profil aktorial te formesuar. Ka interpretuar edhe nje sere rolesh ne teatrin e kukullave, si dhe disa te tille ne kinematografi. Mban titullin “Artiste e Popullit”. Ndahet nga jeta ne tetor te vitit 2016.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here