Nikolla Llambro është një prej aktorëve gjirokastritë që me talentin, punën dhe veprën e tij vlerësohet si një nga artistët e spikatur të kohës me vokacion kombëtar e ndërkombëtar.
E nis karrierën artistike në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër ku shumë shpejt bëhet një prej figurave më të dashura për publikun lokal e pastaj kombëtar. Spikatet prej rregjizorëve të kohës dhe i besohen dhjetra role që nga ato episodike e deri në role të para në mjaft filma.
Pas vitit 1990 Nikolla Llambro emigron në Greqi ku vijon të interpretojë e luajë në skenat dhe kinematografinë e vendit fqinj. Janë të panumërt rolet e tij në teatër dhe në filmat grekë si dhe ato me produksion të përbashkët.
Nikolla Llambro është sot actor i kalibrit europian, i demensioneve të gjera, dhe mjaft i kërkuar prej rregjizorëve e kineastëve të shumë vendeve.