Marko Bitraku (1951-2015). Aktor. Lindi ne Lavdar te Oparit, ne rrethin e Korces, me 15 janar. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve* ne vitin 1972 dhe nisi pune si aktor ne Teatrin “A. Z. Cajupi” te Korces*, deri ne vitin 2004, kur shkoi ne Tirane. Ka interpretuar mbi 80 role, me se shumti tipa e karaktere, qe jane shoqeruar perhere nga drita dhe vesku i humorit, prej nga vihen re me lehtesi, gjithashtu, nenshtresat e ironise e te sarkazmes. Ishte organik ne veprim, i atyperatyshem, i holle, konkret, me inprovi-zime te kendshme.
E folura e tij eshte karakteristike, disi e pershpejtuar, por me mbarsje komike; po ashtu mimike. Spikati me rolin e Stasit ne komedine Nje nuse per Stasin te Teodor Lacos *( 1982), permes te cilit krijoi tipin e beqarit te moshuar, me kompleksin e forte te ndrojtjes prej renies se flokeve. Me vone jetesoi me hijeshi rolin e Dules ne dramen Djemte e Bato Gores te Ruzhdi Pulahes*. Pergjithesisht ruajti modelin e vet, si aktor me qasje komike, me nje veprim te shpenguar e mimike shprehese, i natyrshem, burlesk, cka u verejt ne shume figura te krijuara prej tij ne shfaqjet e teatrit te Korces, si:Mesuesi i letersise (Fatosi), Maro Mokra (Nasho), apo Qytet i akuzuar, Shoqja nga fshati, Me gryken e pushkes etj.
Ne vitin 1992, interpretoi pacientin te dramatizimi i noveles Odin Modvalsen te K.Trebeshina*, kurse ne vitin 2000 i dha nje forme te kendshme, perplot detaje e hollesi komike, se Vasilit te komedia Zgjohu Vasil te Dh.Psathait. Me rolin e deputetit ne komedine O deputet o genjeshtar te Dh. Psathait (2002), mberriti ne nje nga realizimet me te mira te tij. Ai paraqiti tipin e politikanit te korruptuar , duke bere kujdes qe tallja me premtimet boshe si dhe vete mekanizmin e fushave elektorale , te cilat prodhonin mashtrime dhe fiktivitet politik, te vinte ne menyre te hishme, brenda konotacioneve aktoriale qe perftoheshin nga satira e mprehte e vete tekstit. Me 2007 , interpretoi me finese Bartolon te komedia Berberi i Seviljes e Bomarshese, duke mesuar paraqitjen e nje njeriu te zymte e te frikshem , por pragmatist, me nje identitet plastiko-ritmik te qarte .
M.Bitraku ka luajtur edhe ne 12 filma, ne te cilet ka rene ne sy per vertetesine dhe mevetesine e figurave te krijuara, sido qe role te dyta apo me pak fjale .Nder ta:kryexhandari te Mesonjetorja (1979), fshatari te Kush vdes ne kembe (1984) , Rushka te Njerez ne rryme (1989), mesuesi i gjeografise te Sloganet (2002), Samiu tek I dashur armik (2004), Zyrtari te seriali televiziv Dhimbjet e dashurise (2008). Here pas here este aktivizuar ne emisione e rubrika humoristike ne televizione te ndryshme. Ndahet nga jeta me 8 tetor 2015.