Marjana Kondi (1961)

0

 

 

Marjana Kondi (1961). Aktore. Lindi ne Tirane, me 21 shkurt. Ka mbaruar Akademine e Arteve* (dega drame), ne vitin 1983. Po ate vit u emerua ne Estraden e Tiranes*, ku vijon edhe sot. Ka nje aktivitet mbi 25-vjecar ne skenen e estrades, duke interpretuar ne rreth 100 premiera (ne komedi njeakteshe, skece e monologe, parodi etj.); po ashtu ne komedi te plota, si: Tre dhenduret nga D. Bubani*, rolin e protagonists, Flutures; Mirela, (mesuesja e pianos); E dua Liren (Lira), Nje burre me dy gra (Barbara), Lezeti i kolltukut e i krevatit, Divorci e “Qejflinjte” e Sheri Mites*, Sekretarja (fotografja); Edhe une dua te qesh (Jevga); Dy vellezer e gjysme e Gj. Vlashit* (Zanfina).

 

Ka luajtur ne shume performance televizive, me regji e te shkruara nga Koco Devole*, ne rubriken E shtuna gazmore e nje qytetii, duke interpretuar role te shkurtra; koncert recital me regjisor B. Kapexhiun*, koncertet masive ne Pallatin e Sportit, koncerte variete ne SHBA, Greqi, Itali, Gjermani, Austri, Island, Zvicer, Belgjike, Suedi, Danimarke, Kosove, Maqedoni; emisione ne televizion, kanali “Top-Channel”, emisioni Portokalli (Pasionare Llapa); pjesemarrje ne kinematografi: Fejesa e Blertes (Blerta), Kemishet me dylle (e shoqja e Janos), Fushe e blerte – Fushe e kuqe.

Aktrimi i M. Kondit shquhet per dinamiken dhe aftesine e karakterizimit te rolit. Eshte komunikuese dhe e zhdervjellte. Disa tipa nga shtresat e uleta e te perbuzura te shqiperise, deri edhe role arixhofkash, prostitutash, lypsaresh etj., fale veshtrimit te saj burlesk, kane fituar nje vesk komik, here-here i shfaqshem edhe nepermjet satires.

 

U pelqye mjaft me portretizimin qe i beri rolit te Nafijes ne komedine dhe telefilmin Gjuetia e fundit (1992) e Filip Cakulit*, duke satirizuar hijshem militantizmin shterp dhe fjalomanine propagandistike ne periudhen e diktatures, te kthyera ne menyre te menduari e te sjelluri deri edhe nga shtresat e uleta. Ne filmin Gjoleka, biri i Abazit (2006), i regjisorit Dhimiter Anagnosti*, interpertoi me realizem, dhimbje, por edhe me nje ndjenje te lehte humori, rolin e Alinjes, gruas se Abazit; nje grua tipike labe, e nenstruar dhe e duruar ndaj autoritetit patriarkal te te shoqit.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here