Margarita Xhepa (1934). Aktore. Lindi ne Lushnje, me 2 prill. Eshte e ema e aktorit Ndricim Xhepa* dhe e shoqja e autorit Xhavit Xhepa*. Ne vitin 1949 u aktivizua fillmisht ne Estraden e Shtetit* dhe me pas si artiste probiste ne Teatrin Popullor*. Njekohesisht studionte ne liceun artistik “Jordan Misja”*, ne degen e drames.
Pas rolit te Files te Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes*, ne vitin 1958 luajti rolin e Majlindes ne dramen homonime te Xhemal Brojes*, me te cilen shperfaqi nje shpirt lirik dhe melankolik, duke deshmuar cilesi dhe prirje si aktore tragjike. Nje vit me pas u vleresua me rolin e Emires ne dramen Ne tufan te Fadin Pacramit*, pastaj me Aniken te drama Djali plengprishes e E. Ranet. Por roli qe e nxori ne pah duke e rendiutr nder aktoret me te mira te teatrit ishte ai i Ofelise ne tragjedine Hamleti e Shekspirit, 1960, vene ne skene nga regjisori rus Bortko. Ngrohtesia emocionale, hijeshia dhe bukuria, te gershetuara me dramen e brendshme te personazhit, ciltersia dhe brishtesia ne marredhenie me Hamletin e Naim Frasherit* dhe Kadri Roshit*, luajtja me vertetesi e marrezise se saj, ishin cilesi aktoriale te vleresuara nga publiku dhe kritika e kohes.
Ne vitin 1961 spikati me nje rol tjeter, Klean ne dramen Dhelpra dhe rrushte e Gulhieme Figueredos, me te cilen paraqiti gruan e bukur, por qe vuante martesen e saj te pamerituar me Ksantin si dhe dashurine e parealizuar me Ezopin. Ajo luajti mire net y rrafshet, duke dhene njeherit deshperimin dhe shpirtin e perndezur nga dashuria, sikunder shperfilljen dhe pezmin ndaj budallallekut. Ne vitin 1964 jetesoi me emocion figuren komplekse e kunderthenese te Elena Andrejevnes ne dramen Xhaxha Vanja te Cehovit, ku pas feminilitetit, bukurise dhe anes se jashtme te qetesise dhe lumturise si aktore e njohur dhe bashkeshorte “e paqme” fshihej nje shpirt i pikelluar, me dhimbjen shpuese te mosrealizimit te vetvetes, shpesh e paqarte, ambicioze, perpelitese, qe levizte ne nje situate dhe rrethane te tjetersuar, me rrekjen munduese per te gjetur pakez liri e dashuri.
Ne vitin 1989, ajo interpretoi me nje ndjeshmeri te thelle tragjike rolin e nenes ne inskenimin e romanit te Ismail Kadarese* Kush e solli Doruntinen, posacerisht kuja dhe mallkimi i saj ndaj te birit qe shkeli besen. Me 2007 iu dah Cmimi i Karrieres me rolin e Nadjezhnes ne monodramen Kenga e mjellmes e A.P. Cehovit. M. Xhepa ka krijuar mbi 150 role net eater, shume syresh role kryesore, si: Ledi Milford ne dramen Intrige e dashuri e F. Shilerit, 1956, tek e cila nxori ne pah cinizmin, ftohtesine dhe ambicien e gruas se pushtueshme; Mela ne dramen Morali i zonjes Dulska e G. Zapolskes, 1962; Dafina te dramatizimi i romanit Lumi i vdekur i J. Xoxes, 1975. Loja e saj leviz ne tone lirike e dramatike, eshte e hijshme dhe elegante ne skene, me nje fjale artistike dendurazi te shtrire mbi intonacione poetike, te shqiptuar paster dhe me emocion.
M. Xhepa ka misheruar disa figura grash dhe nenash me mbarsje te thuketa te psikologjise dhe karakterit shqiptar, ku prin nje loje e natyres emocionale. Ka qene nje nga recitueset e pasionuara te poezise se zgjedhur shqipe. Vec teatrit, ka luajtur gjithashtu 31 role ne kinematografi, nder to Zyraka te Vitet e para, 1965; Shano te Dimri i fundit, 1976; pianistja te Koncert ne vitin 1936, 1978; u dallua ne rolin e Lenes te filmi Toke e pergjakur, 1976, ku u mesoi toneve tragjike, sidomos me vajtimin e vdekjes se te shoqit te vrare tinezisht, Mitit. Nje nga nivelet e eperme te aktrimit te saj ne kinematografi ishte misherimi i rolit te nenes te filmi Dora e ngrohte, 1983. Ajo pershfaqi aty nje shpirt te dhimbsur, boten e trazuar emocionale te nje gruaje te lenduar midis nenes dhe bashkeshortes, te cilat i percolli permes nje ndjeshmerie te forte te kahut dramatik.
Ne vitin 1997, M. Xhepa u angazhua ne dramen Elektra, vene ne skene ne Teatrin Kombetar ne Athine, Greqi, si dhe ne filmin grek Mirupafshim ku iu dha Cmimi i Madh i Nderit 1997. Nje ringjallje mund te cmohet loja e saj ne rolin e Hekubes nga tragjedia Trojanet e Euripidit (2008), ku, packa se 74 vjece, deshmoi rishtazi emocionalitetin e larte, fuqine dhe temperamentin e veprimit, fjalen e shqiptuar paster, mimiken shprehese, gershetimin e vajit, mallkimit dhe kujes me logjiken dhe vertetesine e argumentit, duke na dhene figuren tragjike te mbretereshes se Trojes pas rrenmit te qytetit nga greket. Ne vitin 2009 dha plot dramacitet e patos deshperimin e skajte, pezmin gjithashtu krenarine e lenduar me dinjitetin prej nene ne shfaqjen Kostandini dhe Dhoqina te regjisorit grek Sotiris Patzakis, nje projekt teatror ballkanik i permases epike e tragjike. Mban titullin “Artiste e Popullit”.
Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info, dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.