1 Maji e ka zanafillën në vitin 1886, plot 131 vjet më parë në Çikago të Amerikës, ku punëtorët u hodhën në grevë në përleshje me padronët kapitalist, e cila përfundoi me masakrimin e punëtoreve nga shteti borgjez, duke mbetur në histori si dita e solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve në gjithë Botën.
Punëtorët kërkuan tetëorëshin dhe rritjen e pagës, por padronët kërkesën e tyre ua shpërblen me grykën e mitrolozëve duke vrarë e masakruar 40 punëtorë, ku këmishat e bardha të tyre u skuqen nga gjaku ndaj u bënë flamur të kuq. Këtë flamur, më 1 Maj valviten në mbarë Botën në kujtim të të rënëve për të drejtat më elementare të tyre, por padronët kapitalist i masakruan.
Në Shqipërinë tonë, 1 Maji u festua për herë të parë në qytetin e Shkodrës në vitin 1905 nga një grup punëtorësh të ngarkim-shkarkimit, zejtarë, këpucar etj., të cilët bënë manifestim në mes të qytetit.
Në vitin 1907, në manifestimin e 1 Majit, morën pjesë të gjithë punëtorët e Shkodrës dhe që në atë kohë, në këtë qytet u bë traditë. Por 1 Maji u përkrah nga punëtorët e qyteteve të tjera sin ë Kuçovë, Korçë, Vlorë, Durrës e shumë qytete të tjera deri kur pushtetin e mori Mbreti Zog, i cili i ndaloi manifestimet e kujtimet e të rënëvë më 1 Maj!?
Mbas çlirimit të vëndit nga pushtuesit Italo-Gjerman, pushteti popullor e festoi 1 Majin në mënyrë madhështore. Çdo vit bëhëeshin parakalime në Tiranë e kudo në Shqipëri ku punëtorët valviteshin flamuët e kuq.
Ky manifestim bëhesh nga të gjitha moshat: pionier, rini, burra, gra të veshur bukur dhe u bë traditë që çdo ditë Maji të festohesh në[ër familje me bankete e kurbane dhe kryheshin vizita ndër familjarët punëtorë dhe nëpunës të kohës. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bëheshin parakalime.
Në të gjithë qytetet ngriheshin flamuj të kuq, punëtorët mbushnin gjokset me dekorata nga puna e djersa. Ky ishte 1 Maji në Shqipëri 45 vite deri në vitet 1990 kur ndërroi sistemi.
Këtij sistemi nuk i leverdiste të festonte e kremtonte ditën e 1 Majit sepse kishte frikë nga punëtorët e hoqën nga kalendari edhe kur ndonjë sindikatë dilte në manifestime urreheshin nga shteti borgjez, nuk lejuan vendosje flamujsh nëpër ndërmarrje e shtylla.
Pra, 1 Maji “vdiq”. Kjo festë ishte e bukur për punëtoret dhe me pas u ngjallën Pashkët me Krishtin, Bajrami me Pejkamerin. Nevruzët me Bektashinjtë, Dita e Verës…
Data tjetër e Majit, është dita e 5 Majit. Komunistët dhe punëtorët në vitin 1942, i kishin kapërcyer demostratet, u armatosën dhe i dolën përballë pushtuesve me armë në dorë.
Më 5 Maj 1942, sekretari politik i KQ të Rinisë Komuniste Shqiptare Qemal Stafa, me të rinjtë Xhorxhi Martini e Sadik Stavaleci, Liri Gero etj.
Me aktin e tyre sublime i lanë popullit një ditë tjetër kombëtare, ato që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës me ngjashmeri perfekte. Kjo rrjedh prej misionit të përbashkët: çlirimin e punëtorëve dhe gjithë punonjësve nga shtypja dhe shfrytëzimi kapitalist.
Që nga 29 nëntori 1944, këta dy data janë festuar e kremtuar në mënyrë shëmbullore. Me vendim të posaçqëm, 5 Maji u caktua dita e Heronjve dhe e Dëshmorëve të Atdheut. Në këtë ditë, ra heroikisht Qemal Stafa me armë në dorë duke luftuar derisa ju mbaruan fishekët.
Ai me insistim iu tha shokëve: “Kapërceni murin dhe ikni. Unë do t’ju mbroj”. Pra, në çdo 5 Maj, duhet të bëhen homazhe te varrezat e Dëshmorëve “Nënë Shqipëri” she në çdo 1 Maj, duhet të kujtohen e publikohen Heronjtë e Punës që rindërtuan e ndërtuan Shqipërinë.
Disa ose shumicën e tyre, i kam njohur kur kam punuar në vepra madhështore të vendit dhe pikërisht: Sali Vata, Ferit Qeskën, Sabri Shinin, Dan Shemën, Haziz Varfrin, Kadri Ruçin, Isuf Plloçin. Rrahman Hankun, Timo Mehillin. Frrok Pjetër Gega, Lezan Pislin, Ismail Loshen, Gjergj Kol Marku, Llazar Papamihali, Todi Mançe, Themie Thomai, Shkurtë Pal Vata, Frrok Kaçorrin, Tefta Cami, Ilia Qiqi, Kristaq Prifti, Frrok Xhetani, Adem Reka, Budo Isufi, Met Delvina dhe 11 Heronjtë e Batër-Martaneshit: Neshat Qoku, Avdyl Verlaku, Neshat Pupla, Dilaver Pula, Emin Pershaku, Baftjar Qoku, Sybi Kadria, Skender Tomja, Hysen Tosku, Menyr Nurçja, Shaban Hoxha.
Presidiumi i Kuvendit Popullor, këta trima, i shpalli Heronj të Punës Socialiste. Këta janë vetëm disa prej Heronjve, por mes tyre ka dhe shumë të tjerë të cilët janë shpallur Heronj të Luftës dhe të Punës.
Keta Heronj të luftës dhe punës duhet të kujtohen nga brezi ynë dhe nga brezat që do të vijnë, duke i njohur me kontributin dhe gjakun e derdhur për çlirimin e Atdheut dhe më pas në ndërtimin e vendit me djersën e derdhur nga mbarë populli I sapo dalë nga lufta.
Lavdi Dëshmoreve dhe Heronjve të Luftës dhe të Punës!