Luiza Xhuvani (1964). Aktore. Lindi ne Sarande, me 26 mars. Kreu studimet per aktrim ne Institutin e Larte te Arteve*, me 1986, dhe pas nje pervoje dyvjecare ne Estraden e Sarandes* filloi pune ne Teatrin Popullor*. Ende studente, luajti ne filmin Dhe vjen nje dite (Infermierja) me pas te filmi Flutura ne kabinen time (Flutura) te Vladimir Priftit, me te cilin fitoi Kupen per “Aktoren me te mire” ne Festivalin e vitit 1985.
Nepermjet ketij roli, qe shenon edhe startin e saj te suksesshem, pershfaqi nje natyre njerezore sit e ndrojtur por fisnike e te cilter, me sy te embel, te pafajshem, mbushur me trishtim e miresi, cka me vone do te shnderrohej ne veti te aktrimit te saj, e pare gjerazi edhe ne film ate tjere, si Fjale pa fund (Magdalena), Hetimi vazhdon (hetuesja) Rrethi i kujteses (mbesa), Muri i gjalle (Rozafa).
Ne vitet ’90’-2000 pati nje bashkepunim te suksesshem me regjisorin Gjergj Xhuvani*, bashkeshortin e saj, nen drejtimin e te cilit interpretoi ne filmat Bardhezi, Nje dite nga nje jete, Dashuria e fundit (Mirjana, me te cilin fitoi perseri Kupen ne Festivalin X te Filmit, me 1995), Funeral Business (Sana, me te cilin u shfaq ne Festivalin e Venecias, ne vitin 2000) dhe Slogans (Diana, film qe fitoi disa cmime nderkombetare ne Kane, Tokio, Kotbus), gruaja tek I dashur armik (2005). Flukset dramatike e tragjike behen me te drejtperdrejta, kurse natyra e perjetimit te saj aktorial begatohet me thyerje psikike emocionale te tjera, duke fituar dimensione te reja edhe ne pikepamjen stilistike dhe te individualitetit artistik, te cilat qene shperfaqur nderkaq gjate ecjes kembengulese te saj ne skenen e teatrit.
Ne Teatrin Kombetar ka interpretuar vazhdimisht rolet e protagonisteve, si ne dramat Rikardi III (ledi Ana) e Shekspirit, Kati VI e Alfred Zheri, Kengetarja tullace (misis Martin) e loneskos, komedite Tete persona plus e Ferdinand Radit*, Valsi i Titanikut (Xhena) e Mushateskut, Vdekja e virgjereseshes (Paulina Salas) e A. Dorfman. Ajo leviz ne menyre te natyrshme sa nga tragjikja, e trishta dhe poetikja te groteskja, qesharakja, dhe farseskja. Ne vitin 2002 frymoi me sens te forte dramatik rolin e Alises te drama Valle vdekjeje e A. Strinbergut, duke ofruar nje figure komplekse, ambiguide e kontradiktore ne raportet dashurore me te shoqin dhe erotizmin e konceptuar si lufte, si keqkuptim dhe si konflikt rrenues midis sekseve.
Nje vit me pas luajti, me delikatese e frymezim liriko-poetik, Zina Zarecnjan te drama Pulebardha e A. Cehovit, kurse ne vitin 2004 interpretoi Xhenin ne komedine Kapitulli i dyte e N. Simon, me te cilin fitoi cmimin “Aktorja me e mire” ne Festivalin “Apollon”, 2004, duke na paraqitur fale nje ndjeshmerie te thelle dhe natyrshmerie plot finesse nje bote te brishte femerore, jo dhe pa shfrytezimin me intuite te kundershtive dhe detajeve komike.
Arrin serish nje kulm me monodramen Menyrat e zonjushes Margarite, me te cilin fitoi cmimin “Aktorja me e mire” ne Festivalin “Apollon”, 2006. Ne kete rol, si pika siperore e aktrimit te saj, rreth nje ore e gjysme perballe publikut e vetme, duket se gjenden te shkrira e te harmonizuara njera me tjetren komikja dhe “dramatikja”, temperamenti i gjalle dhe vetepermbajtja, tempi shpesh i pershpejtuar dhe theksat e qarte logjike, ritmi i larte dhe nderprerjet e vrazhda, sikunder pamja nervoze kinse “dramatike” e lojes, me shpotine e lehte qe vihet re ne qendrimin e saj ndaj personazhit.
Ne komedine Berberi i Seviljes e Bomarshese (2006) interpretoi rolin e Elvires, perputhur nje stili te vecante ku ndihej vesku klasicist, kurse ne dramen Korbi i bardhe i Mihal Luarasit* (2007) misheroi figuren e nje studenteje te shpenguar por me personalitet. Ne rrafshe te thuketa tragjike dhe me nje interpretim pasional, te forte, ne tone te eperme e te tendosura e mbajti rolin e Andromakes ne tragjedine Trojanet te Euripidit (2008). Loja e L. Xhuvanit eshte e pasur ne emocione dhe shtresime te llojllojta, duke aktruar lirisht e ne pot e njejtat nivele sit e personazhet me mbartje tragjike e dramatike, ashtu edhe ne gjedhet e larme te komikes, satirikes e groteskes; si tek ata qe karakterizohen nga trandjet e forta apo persiatjet e thella psikologjike, ashtu edhe tek ata me natyre lirike, patose poetike, deri edhe melodramatike.
L. Xhuvanit ka nje shqiptim te paster te fjales, qe leviz ne tone sa te buta e te embla aq edhe te ashpra e te larta, ku vrullon ritmi e nga buron nje emocion i drejtperdrejte e fillor. Aftesia per t’u rimisheruar ne figura e rrafshe te ndryshme aktoriale, deri edhe tek ata me natyre te nderthurur, ambiguide e kontradiktore, vijon te thellohet brenda hullive te saj artistike duke i dhene pamje me te qarte profilit krijues si aktore me ndjeshmeri te larte e burimore, e hirshme, poetike, ashtu sikunder e shkathet, dinamike dhe me flukse te forta emocionale.