Loro Kovaci (1903-1966)

0

 

 

Loro Kovaci (1903-1966). Aktor. Lindi ne Shkoder ne nje familje zanatcinjsh. Qysh ne moshen 16 vjec aktivizohet ne Teatrin Amator te qytetit, gjithashtu si futbollist, mbrojtes ne skuadren “Juventus” dhe “Vllaznia” te Shkodres. Ne vitin 1916-1918 vazhdon studimet ne shkollen fetare saveriane dhe me pas ne Shkollen e Kadeteve per oficer.

Ne vitin 1921-1923 shkon ne Austri, ne qytetin Insbruck, ne nje shkolle per rrbaqepes. Heret mori pjese si anetar i shoqerise se njohur teatrore “Bogdani”* (1923-1926) dhe “Rozafat”*, ku luajti disa pjese te huaja dhe shqiptare; me pas krijoi nje grup teatror me vete.

Si aktor amator ka luajtur mbi 100 role, 60 nga keto ne shoqerine “Bogdani”. Figura e tij me e njohur qe realizoi ne vitet ’30 ka qene ajo e Skenderbeut ne dramen Kthimi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne Kruje, e cila u dha edhe ne Tirane, ne kinema “Nacional”, duke pasur nje sukses te madh.

Kete rol do ta luante 25 vjet me pas ne dramen Trimi i mire me shoke shume, 1961, e Sulejman Pitarkes*. Ishte i pershtatshem per te interpretuar figura historike, pasi edhe zeri, qendrimi impozant dhe portreti i tij, ndihmonin per krijimin e shembelltyrave epike dhe heroike sikunder u pa me vone kjo, ne modelin tikik te tij, te roli i Marash Palit ne dramen Shtate shaljanet (1958) e Ndrek Luces*.

Pas nje debutimi mbreselenes ne dramen Nen geshtenjat e Prages, me 1946, ai filloi pune si aktor profesionist ne Teatrin e Ushtrise dhe nje vit me pas, me 1 shtator 1947, thirret prane Teatrit Popullor*, ku vijoi derisa vdiq. Roli i tij i pare ne kete teater ishte ai i kapter Veliut ne komedine Prefekti te B. Levonjes*.

Me ardhjen aty, fillimisht u aktivizua ne role te dyta; spikati posacerisht me Bejtash Sylen ne dramen Halili dhe Hajria (1950) e Kole Jakoves*, ku paraqiti njeriun dyfytyresh, tradhtar, cinik, hipokrit dhe te eger. Figura qe e beri L. Kovacin teper te njohur te spektatori shqiptar ishte ajo e Tuc Makut ne dramen Toka jone (1954) e K. Jakoves.

Ai mberriti me kete rol ne kulmin e vet artistik, duke krijuar tipin e njeriut tinezar e dhelprak, me nje egersi e urrejtje te fshehte, qe te vret pas shpine.

E vecanta e aktrimit ne figuren komplekse te Tuc Makut ishte perdorimi gjerazi i dyplanesise, i kundershtive dhe gjendjeve te dyfishta psiko-fizike, midis asaj cka thuhej dhe asaj cka nenkuptohej, me nje gjuhe plot nentekste e tinezi.

Qetesia dhe zoterimi i gjendjes, drejtpeshimi emocional, siguria dhe logjika e forte e fjales, edhe nga pikepamja e trajtimit sa me realist, i rrit vlerat lojes se tij.

L. Kovaci luajti gjithsej 74 role, 41 si aktor profesionist. Ne shume nga figurat e realizuara prej tij, si p.sh. presidenti Von Valter tek Intrige e dashuri (1957) e F. Shilerit, Gernigu te Procesi i Lajpcigut – 1933 (1955), Zahar Baradini tek Armiqte (1956) e M. Gorkit, senatori Levington te Rrenje te thella (1948) etj., aktori u dallua per ravijezimin e nje sjelljeje qe pikturonte ne menyre ekspresive tipat shtinjake, hipokrite, vrasesit e kulisave, nje loje me sjellje “dikotomike”, me kontraste te dukshme ne dhenien e karakterit ambiguid te personazheve.

L. Kovaci mberrin nje tjeter nivel te larte artistik me Otellon ne tragjedine homonime te Shekspirit (1953), nen optiken e regjisorit rus Kricko, ku ai paraqiti njeriun fisnik, disi naiv, te gerryer nga nga xhelozia, i vrazhde, por sidoqofte nje viktime e mjedisit hipokrit e armiqesor, ku edhe ai jetonte.

Ne rolin e Klaudit, ne tragjedine Hamleti te Shekspirit (1960), L. Kovaci i dha nje forme pergjithesisht brutale ambicies se pafre dhe ankthit qe e pushtonte personahin para dhe pas krimit te vellavrasjes. Jo pak role te dyta, qe mesonin vizatimin e karaktereve origjinale, ishin pjesa tjeter e merituar e krijimtarise se tij.

Perpos tonimeve dramatike, epike e tragjike qe buronin prej dhuntive te tij natyrore, L. Kovaci spikati gjithashtu edhe per ravijezime te holla e me shije te aneve komike te disa personazheve, duke nxjerre ne spikame cilesi te vecanta, si dhe nje karakterizim te qarte, perputhur qendrimit te tij shpotites, ironik dhe nje sarkazme sfiduese.

Keshtu, trajte te mprehte komike e satirike fituan nepermjet lojes se L. Kovacit figura e prefektit, Anton Antonovic, dhe ajo e gjykatesit, Liapkin Tiapkin, ne komedine Revizori te N. Gogolit (1952), sikunder edhe Pantalone te Sherbetori i dy zoterinjve, 1955, e K. Goldonit. Nderkohe L. Kovaci ka luajtur edhe ne disa filma artistike, si Toka jone (rolin e Tuc Makut), Furtuna, Debatiku, Detyra e posacme, Komisari i drites etj. Mban titullin “Artist i Popullit”.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here