Liza Vorfi. (1924-2011). Aktore. Lindi ne Tirane, me 9 tetor. Talenti i saj nisi udhe si kengetare ne “Radio Tirana”, me 1939. Me pas ndoqi per nje vit studimet e larta per muzike ne Konservatorin e Romes e me pas, per dy vjet ne Pezaro, por i nderpreu per shkak te luftes dhe u kthye ne Shqiperi.
Ishte nga aktoret e para themeluese te Teatrit te Shtetit , me 1945, dhe punoi aty derisa doli ne pension, ne vitin 1974. Luajti ne skenen e tij mbi 80 role natyrale te ndryshme, disa syresh role kryesore dhe protagoniste. U shqua qysh ne fillim per emocionalitetin e larte organik te aktrimit, si u pa te Karakteri moskovit (Krushkova), Lidhja e mrekullueshme (Natasha), Invadimi (Ollga), Tartufi (Elmira) etj.
Perjetimi i thelluar i botes shpirterore te personazheve me mbartje tragjike e dramatike , ne lojen e saj shperfaqej, here-here, nepermjet qasjeve me kahe te forta poetike, lirike e romantike, sikunder u vu re ne rolin e Desdemones te tragjedia Otello e Shekspirit, ashtu sikunder edhe atyre me spikama te thuketa dramatike e nevrotike, sikurse qe interpretimi i Martiriones te drama Shtepia e Bernarda Albes e F. G. Lorkes.
Pas kesaj prirje kryesore, talenti i saj gjeti shprehje po aq te plote edhe ne njemendesimet e figurave qe vinin nga tipa te ndryshem te komedise, sikunder qene: Dorina te Borgjezi fisnik e Molierit, Juliashevicova te Morali i zonjes Dulska e Zapolskes, Beatricia te Sherbetori i dy zoterinjve e Goldonit, Dona Lucia te Karnavalet e korces e Spiro Comores.
Ne lojen e saj spikatin tonimet psikologjike , shoqeruar me nje ndjeshmeri te thelle, te ndryshme, burimore, si ne realizimin e figures se Martes te Permbytja e madhe e Loni Papes etj. Vecorite e aktrimit pasionant e realist te L. Vorfit u shfaqen ne forma te plota dhe te drejtperdrejta ne shume shfaqe ku mori pjese, si: Per ata qe jane ne det, Halili dhe Hajria, Toka jone, Procesi i Lajpcigut, Oret e Kremlinit ,Hamleti, Zonja e bujtines, Mirandolina, Permbysja, Majlinda, Ljubov Jarovaja, Xhaxha Vanja, Perkolgjinajt, Bashke me agimin, Lumi i vdekur etj.
Liza Vorfi ka luajtur edhe ne 7 filma, nder ta: Furtuna, Debatik, Komisari i drites, Kthimi i ushtires se vdekur. Mban titullin “Artiste e Merituar”. Në 11 Korrik të vitit 2009 Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi për veprimtarinë e saj artiske nderoi Liza Vorfin me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. Ndahet nga jeta ne 29 Janar te vitit 2011.
I have checked your blog and i’ve found some duplicate content, that’s why you don’t rank high in google’s search results, but there is a tool that can help you
to create 100% unique articles, search for: boorfe’s tips unlimited content