Liza Laska (1926-2014)

0

 

 

Liza Laska (1926-2014). Aktore. Lindi ne Vlore, me 6 shkurt. Qysh ne rini u dallua per talentin e saj dhe me 1946 filloi pune ne Teatrin Popullor* ne Tirane: me pas shkoi ne Korce, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist te ketij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri me 1962.

Nga ky vit ajo u be nga aktoret e para, qe formuan trupen e Teatrit Profesionist te Vlores*. Punoi aty deri sa doli ne pension, duke qene prim-aktore e duke mbajtur peshen me te madhe te roleve femra, me mbi 60 te tilla.

Ka spikatur posacerisht ne rolet e nenave epike, qe vuajne e pesojne halle e humbje te medha tragjike per bijte e tyre te rene per liri; po keshtu, gra te vuajtura e fatkeqe, qe durojne me stoicizem pasojat e nje jete nen dhune apo te mbushura me privacione: gra te emancipuara apo nena e gjyshe te dashura (shfaqjet: Fundosja e skuadres, Sinjali i kuq, Lidhur si fisheke gjerdani, Fytyra e dyte, Jatagani, Familja e peshkatarit, Luani i shtepise, Rruga “Budi 723”, Nentori i flamurit, Sakrifica etj.)

 

Pervec roleve kryesore, L. Laska ka misheruar me mjeshteri edhe nje sere rolesh te dyta dhe episodike, duke gjurmuar tipa e karaktere jetesore me nje origjinalitet te spikatur.

Loja e saj shquhej per vertetesi, realizem te thelle, force e peshtjellim emocional, per dramacitet e tragjizem; here-here ajo pershkohej edhe nga tonet lirike e poetike, ku binin ne sy finesa e sjelljeve dhe brishtesia e ndjenjave. Zoteronte nje ze te ngrohte, te bute, melodioz, me nje tingellim e intonacion te paste rte te folmes labe. Krahas roleve ne teater.

 

L. Laska ka interpretuar edhe 13 role te ndryshme ne kinematografi, si nena te Shtigje lufte (1974), Mara te Dimri i fundit (1976), me te cilin ka fituar Medaljonin e Festivalit; pastruesja te Lulekuqe mbi mure, 1976; nena e Belulit te Guna mbi tela, 1977; Evgjenia te Ne prag te lirise, 1981; nena te Vendimi, 1984; halle Sofia te Guret e shtepise sime, 1985; shoqja e Bonit te Vdekja e burrit, 1992 etj. Mban titullin “Artiste e merituar”.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here