Ligoraq Riza (1951). Lindi ne fshatin Bulgarec te Korçes, me 18 janar. Eshte diplomuar si aktor ne Institutin e Larte te Arteve*, 1973. Deri ne vitin 1975 ka punuar si aktor ne Teatrin e Gjirokastres*, 1976-1988 aktor ne Estraden e Pogradecit*, me pas ne teatrin “A. Z. Çajupi te Korçes*, 2001 regjisor i Teatrit te Kukullave Korçe.
Ne karrieren e tij si aktor ka luajtur mbi 220 role ne shfaqje teatri (drame, komedi), ne estrade (komedi, skeçe parodi, kuplete, pantomima), ne kinematografi e televizion, ne teatrin poetik etj. Rolet me te spikatura kane qene: Azis Lazo tek Ishte kohe lufte, autor dhe regjisor Bernard Kokalari*, senator Llourens te Sipas ligjit, Ixhariovi te Bixhozxhinjte e Gogolit, Çubukovi te Fejesa e Çehovit. Si parodist ka spikatur vecanerisht te kupleti Akullorja, autor Pellumb Kulla*.
Ne teatrin “A. Z. Çajupi”* ka interpretuar: taksisti te Kush vjedh nje kembe ka fat ne dashuri e Dario Fo-se, Thoma Kacaroi te Nje budalla e gjysme e Dhimiter Psathas, Peti Ftoi tek Enderra e nje nate vere e Shekspirit, Usta Jaku te Koprraci e Molierit. Ne vitin 1993 ne festivalin mbarekombetar te teatrit ne Tirane ka marre çmimin “Aleksander Moisiu” me rolin e Picemit tek Opera per tre grosh e Bertold Brehtit ne vitin 2002 çmimin “Xinxifillo” per regjine me te mire ne festivalin mbarekombetar te teatrit te kukullave ne Pogradec.
Ka recituar vargje nga poezia shqipe dhe e huaj ne koncerte te ndryshme dhe ne radiotelevizionin “Korça”. Si regjisor i Teatrit te Kukullave ka vene ne skene 8 premiera. Aktrimi i tij veçohet per nga thjeshtesia, s’ka buje, as deshire per t’u imponuar, shquhet per emocionin burimor, pa sforcim, duke synuar ate gjeze karakteristike qe u jep personazheve fizionomi.