Letra e nje Artisti qe kurre nuk lindi vet!

0

 

I nderuar Zoti Veliaj. Me lejoni qe me anen e kesaj letre ne forme tregimi , t’ju shpreh shqtesimin tim, edhe pse e gjej shume te veshtire te shprehem ne nje forme letrare tragji-komike, pasi ngjarja eshte nje histori e vertete imja e jo nje trillim artistik.

 

Une quhem Herion Mustafaraj, mund te me njihni qe nga filmat per femije ne vitet 70. Gjate 45 vjeteve te jetes time artistike kam nje aktivitet te pasur si brenda dhe jashte Shqiperise . Pra pasuria ime shpirterore eshte figura artistike qe kam ndertuar ne shoqeri gjate jetes.

Kam studjuar ne Fakultetin e Arteve dhe kam marre Diplomen Aktoriale ne 1990 , 4 vjecare qe sot eshte ekuivalent i Masterit ne Art. Pervec studimeve ne Itali dhe Amerike , pasi emigrova po ne ate vit, kam nje aktivitet 25 vjecar ne artin Amerikan Teatral, TV e FILMA pra me nje CV te pasur artistike.

Kur u ktheva ne Shqiperi ne 2014 , pervec Televizionit e Filmave u mora dhe me Teatrin, ku ne 4 prodfuksione kam shfaqur punen time si aktor, producent, shkrimtar dhe regjisor gjate ketyre 4 viteve.

 

Se fundmi, vendosa qe te marr pjese ne shfaqjen e Teatrit te Metropolit “Sherlok Holms” me kerkese te vete regjizorit Shkelzen Berisha dhe firmosa nje kontrate pune me znj.Jonida Beqo ish Drejtoreshe e Teatrit te Metropolit, ne Nentor 2018.

Gjate punes time ne kete produksion i shpreha shqetesimet e mia dy here via Email Drejtoreshes znj. Beqo per mosrespektimin e te drejtave te aktorit nga regjizori, menyrat arrogante e diktatoriale te punes se tij deri ne shkelje te etikes se punes, oraret e zgjatura, abuzime me imazhin artistik, pune te detyruar gjate diteve te pushimit e festave kombetare, kushtet e tmerrshme ne te cilat duhet te punoje aktori brenda dhe jashte skene ne ate institucion te lene plotesisht jashte mirembajtjes.

Pra, ftohti, lageshtira dhe myku, ndotje dhe ere fekale kafshesh, e deri tek minjte e ngordhur qe qelbnin skenen. Sigurisht qe ne syte e nje administratoreje qe duhet te marri masa per tere keto fakte shqetesuese, une mund te quhesha dhe aktor i veshtire, pasi kerkoja te drejtat e mia sipas kontrates sone te punes. Degjoja zera si “ketu jemi ne Shqiperi shoku, nuk jemi ne Amerike” por keto vinin nga shpirtera te shtypur e pa force per te kerkuar te drejtat e tyre.

 

Ne pergjigje te letres se pare mora mirkuptim nga znj.Jonida si dhe premtime perseri via email qe nuk u zbatuan nga regjizori qe u ndez me keq deri aty sa filloj te me drejtohej me gjuhe rruge gjate provave si :- Or ti, mjaft te degjova qe ne fillim… apo bojkote nga ai deri ne mosnxjerrjen e asnje nga 12 karakteret qe interpretoja ne trailerin e shfaqjes.

Mbas letres se dyte drejtuar via email Drejtoreshes, ku dukej qarte shqetesimi im, tashme i argumentuar, nuk u be i mundur asnje takim ku te shoshiteshin problemet perpara premieres midis paleve per zgjidhje te ketij konflikti. Megjithate si profesioniste te gjithe dhame nje premiere prestigjioze si dhe 3 repreza qe pasuan po ashtu me sukses.

 

Ketu tani fillon dhe tregimi im tragji-komik.

Nje dite pas premieres , kur sipas kontrates duhej te kryej dhe gjysma e pageses per punen aktoriale , me dergohet via email nga znj. Jonida Beqo, lajmi qe nuk ka pagese per aktoret pasi fondet jane bllokuat qe para nje muaji nga Thesari i Shtetit per projektet e Institucioneve ne varesi te Bashkise Tirane.

(Besoj kontentin e kesaj letre jua ka nisur dhe z.Gent Hazizi, qe luan protagonistin ne shfaqje – Sherlok Holmsin, dhe ka shqetesimet e tij kundrejt ketij produksioni, ashtu sikurse dhe une .) Pra, ne vend te pageses se nje pune dy mujore, na erdhi nje mesazh, qe as nuk ishte leter e dorezuar dorazi, qe te pakten ta zienim e ti pinim lengun per festat e fundvitit ne vend te kaposhit, apo te mbeshtillnim pakot boshe te dhuratave tona.

Ne parim kjo leter duhej komunikuar 1 muaj me pare nga Drejtoria e Teatrit qekurse ishte marre informacioni, sic e shpreh vete Drejtoresha ne letren e saj drejtuar aktoreve , qe ne si punemarres, te ishim koshient e te merrnim masat tona per punen qe do kryenim pa u paguar derisa te liroheshin fondet qe priteshin diku nga Shkurti 2019, e pa nje date egzakte.

Duhej te sqaroheshim per kete, e te na jepej e drejta te vendosnim nese do mund ta kryenim ne keto kushte te reja te mungeses se pageses se premtuar ne kontraten tone ligjore punen e marre persiper. Pra, pa mundur te merrnim pagese per pothuaj 4 muaj deri ne Shkurt te 2019 na kerkohej miresisht te vazhdonim punen e nisur deri ne perfundim te shfaqjeve si ne kontraten tashme te thyer nga institucioni, kjo po te binim dakort , e ne mos pranofshim te bashkepunonim, perseri do paguheshim shumen e plote te kontrates pa asnje dem financiar, kur te liroheshin fondet nese vendosnim te shkeputeshim nga shfaqja per kete arsye.

Ky informacion u komunikua Via email ne vend te pageses qe prisnim ne 14 Dhjetor gjithe aktoreve me kontrate nga Drejtoresha znj. Jonida Beqo. Si profesionist vendosa te punoj deri ne fund me shfaqjet e mbetura, jashte kontrates tashme te thyer nga Institucioni, per te ruajtur dinjitetin e punes time artistike si dhe te kolegeve e spektatoreve te cilet paguajne per te na pare, por me kusht qe produksioni te binte ne konsensus me gjithe kastin per te bere nje gje te tille dhe jo prova extra per aktore te rinj nese dikush zevendesohej se nuk pranonte. Drejtoria nuk ra dot ne marrveshje me gjithe trupen dhe per arsye u bllokuan 4 shfaqjet e fundvitit. Kjo situate shkaktoj konfuzion , ulje morali si dhe percarje ne kastin e aktoreve.

 

E ja si ndodhi me pas , Grabitja me stilolaps e vule nga drejtoria.

“Komplot kunder Artisteve, s’ka para! ” . Kjo shprehje ne mbyllje te shfaqjes nr. 4 te Sherlok Holms qe me kushtoj 1.5 mil te vjetra nga rroga imagjinare e kontrates me Teatrin e Metropolit qe duhej ta merrja per Krishtlindje te 2018 . Fiks ne 24 Dhjetor mora email nga Institucioni nen drejtimin e znj Jonida Beqo. ” NJOFTIM PER PRERJE KONTRATE me kerkese te regjisorit z. SHKELZEN BERISHA” te vulosur dhe te firmosur qe ne date 21 Dhjetor 2018 nga z. drejtoreshe por e komunikuar ne date 24 Dhjetor.
Ishte shume e ngjashme emocionalisht me letrat qe te niste Partia e Punes te firmosje per tradheti ndaj Atdheut, e ku te denonin me varje ne litar.

U shastisa !!!! Thashe me vete: – Shyqyr zotit qe u treguan mirenjohes sic e shpreh ne emailin e saj vete znj.Beqo, ku me ngul nja 6 plumba per tradheti, e nuk me lane te luaja dhe nje shfaqje tjeter , ku mund te thoja ne fund te saj perseri “KOMPLLOT KUNDER AKTOREVE. S’KA PARA” se ai do ishte plumbi i 7 -te vdekjeprures qe do i fusja vetes, do me kishin hequr dhe gjysmen tjeter te parave qe nuk mi kishin dhene ende, dhe nuk duhej te me paguanin fare.

U treguan vertet njerezor si znj. Jonida Beqo dhe Regjizori Shkelzen Berisha ndaj meje.
C’humba ? Vetem 12 rolet e interpretuara, gjysmen e parave ne kontrate dhe imazhin artistik, por ama me falen jeten! Kjo dashamiresi e ish Drejtoreshes se Teatrit , znj.J.B dhe Regjisorit Sh.B me mesuan sesi sot ne atdheun tim , po te jesh aktor e te kerkosh te drejtat e tua…. nuk pushkatohesh me nga Partia por thjesht grabitesh me stilolaps e vule nga Drejtoria.

Sigurisht qe po te ndihesh si Krishti ne kryq , e te mos kesh me tjeter c’te besh , per tu shpetuar shpirtin do thuash:
“O Zot fali se nuk dine c’bejne! ”

 

Por une nuk kam perse te kryqezohem e as nuk jam Krishti.

I nderuar Kryetari i Bashkise sone z Veliaj qe mos t’ju ngelet enigme shprehja qe duhej te thoja sipas tekstit te perkthyer nga vete regjizori i shfaqjes, z.Berisha , ku une isha aktori qe thoja batuten e fundit ne shfaqje qe ishte :- ” Komplot kunder Mbretereshes. Dinamit”, e qe nuk kishte asnje lidhje dramaturgjike me shfaqjen , e as nuk ndryshonte rrjedhjen e ngjarjeve, apo shpjegonte dicka.

Ne vend te saj une zgjodha te them nje te vertete qe me hante perbrenda ne shpirt, thashe : -“Kompllot kunder artisteve. S’ka para” e me pas mbyllej shfaqja. Duartrokitje pa fund te deshmuara dhe ne video ate nate nga shfaqja me e suksesshme e atyre 4 neteve. Pra, asnje dem kundrejt institucionit, spektatoreve, performances , kolegeve dhe asnje shkelje fatale e kontrates pervec nje batute qe i dogji administrates dhe veproj ne menyre ekstreme ndaj meje qe ngrita zerin per nje te vertete dhe eksperience te dhimbshme qe kisha perjetuar gjate produksionit.

Une jam nje Artist shqiptar, qe e dua vendin, gjuhen dhe profesionin tim . E respektoj kulturen Shqiptare dhe e promovoj kudo ate me dinjitet nepermjet punes time . Gjithashtu edhe kulturen boterore ku jam shperfaqur ne skajet me te larta , qe nga filmat Hollivudjan e deri ne skenat e Broadway ku pak artiste shqiptar kane shkelur.

Prezantoj figuren e artistit shqiptar kudo ne bote dhe jam krenar per detyren time ndaj shoqerise se e bej me shpirt e perkushtim te perjetshem artistik. Jam nje qytetar i respektuar si ne Shqiperi dhe ne Amerike ku mbaj nenshtetesine per mese 20 vjet . Jam figure publike dhe njihem nga mjaft breza ne Shqiperi e Diaspore.

Prandaj ju drejtohem ju z.Veliaj ne kete leter te hapur si Kryetari i Bashkise Tirane , nga ku varet Institucioni e Teatrit te Metropolit , ne besim dhe ne emer te nje artisti te lire qe do te kryej me dinjitet detyren e tij artistike te marre persiper.

– Ju lutem, beni cmos qe une te jem ne date 17 Janar ne vazhdimin e reprizave te “Sherlok Holms” se bashku me gjithe kastin origjinal sic kemi qene diten e pare te Premieres , sepse eshte akoma e mundur dhe e ndershme qe ashtu te jete . Kam prova per cdo cfakt te lartpermendur dhe jam munduar te gjej nje gjuhe bashkebisedime ndaj 2 paleve, qe kane derdhur mund e parate e popullit per kete projekt. Nuk ja kam arritur dot sepse nuk pranojne dialog . Besoj ne angazhimin tuaj institucional per te zgjidhur kete ngerc inatesh, kundrejt personit tim, si te padrejta ne keto ekstreme gjykimi nga nje Institucion Shteteror.

Ne pritje te pergjigjes tuaj, apo nje takimi se bashku.
Me respekt,
Herion Mustafaraj.
12/1/2019

Sent from Yahoo Mail on Android .
Sot e kesaj dite nuk u mor asnje pergjigje nga Lali. Me siguri shkoj ne junk mail direkte…. se ketu tani te shuajne dhe ibrenetikisht.
Brez ibretnetike !!!! Nuk e di vertet nese egzistoj per ta.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here