E kujtoni episodin e nje cete ballistesh te identifikuar si “trimat e Selfo Qorrit” , qe luajne me miellin e grabitur, duke thene nje seri batutash argetuese, ne filmin “Kur zbardhi nje dite” ? Po aktorin qe thote batuten “Po ky qenka miell more zullap” !! E pra, per spektatorin e nje brezi me te ri ne moshe, ai eshte Leka i “Madh” i varietes vlonjate dhe shqiptare!
Leka Kruta u lind në Vlorë në 19 shtator 1927. Mbetet simbol i humorit vlonjat dhe jo vetem, por edhe nje nder humoristet me te medhenj shqiptare. Së bashku me Myqerem Ferrën, ishin nder te paret qe themeluan estraden Profesioniste te Vlores duke e ngritur ate në një stad të ri, duke u mbështetur në trashëgiminë e humoristëve paraardhës dhe duke lënë dhe vetë ata një trashëgimi të shkëlqyer. Jeta artistike e Krutës, ka nisur në vitin 1944, kur, ai së bashku me Gaq Vishin (regjisor i Estradës së Vlorës, për shumë vite), jepnin shfaqje për qytetarët në sallën e kinema “Ali Demi”, në pushim të pjesëve të filmit. Ai vazhdoi të luante si aktor amator në trupën e Estradës së qytetit dhe prej vitit 1955, kur u krijua trupa profesioniste, u bë pjesëtar i saj.
Ka interpretuar mjaft skece me estradën, sin je pjese e pandare e shfaqjeve pothuajse çdo natë, në sallën që ishte pranë Xhamisë së Muradies, e cila sot nuk ekziston më. Përmbajtja e skeçeve që interpretonin aktoret e kesaj estrade, merrej nga jeta. Kritikonin drejtorë, magazinierë, berberë, specialistë të fushave të ndryshme, pa permendur emra por, gjithsekush që ishte në sallë, e kuptonte se për cilin drejtues, apo “usta”, bëhej fjalë”, I madhi, në aktivitetin e tij më se 40-vjeçar, i numërohen 150 premiera dhe 800 personazhe. Një shifër e jashtëzakonshme, por kjo është specifika e aktorit të varietes, mbushur me nje jetë të bukur por edhe shumë te vështirë.
Historia e Trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës, është e lidhur ngushtë me emrin e Krutës, i cili, krahas aktorëve të tjerë të njohur si, Myqerrem Ferra, Qiriako Sava, ka krijuar një galeri personazhesh te mbetura thelle ne medjet e atij spektatori qe pati fatin ta ndiqte. Për këtë kontribut përgjatë karrierës 40-vjeçare, është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Qytetar Nderi i Vlorës”, dhe së fundi sih presidenti i Republikës Bamir Topi, i akordoi Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. U nda nga jeta ne moshen 84 vjecare me 21 mars 2011.