Ledina Çelo tregon si u njoh me bashkëshortin, “E la të priste 10 vite”

0

 

 

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është këngëtarja shumë e dashur për publikun e që prej kohësh i ka munguar skenës, Ledina Çelo. Kjo është intervista e parë që Ledina jep pas shumë vitesh larg ekranit dhe këngëtarja i zbuloi të gjitha ç’kemi pasur kuriozitet gjatë kësaj kohe që nga ana profesionale deri tek jeta private.

 

Ledina tregoi për herë të parë edhe njohjen me bashkëshortin, Naimin me të cilin ka dy fëmijë. Këngëtarja tregoi se e ka lënë Naimin të priste 10 vite, por fati i ribashkoi dhe sot janë të martuar.

 

“Me Naimin u takova rastësisht në Zvicër. Ai asokohe kishte fituar statusin kampion bote në kick-box dhe ishte i ftuar special për të parë koncertin e këngëtarëve nga Shqipëria. Ishte hera e parë që më pa dhe pasi mbaroi koncerti të gjithë artistët pimë kafe me të. Në fund më dha numrin e telefonit dhe më ftoi në ndeshjen e tij.

 

Nuk doja t’i jepja numrin tim dhe i dhashë numrin e vëllait tim që ndodhej në Gjermani. Vëllai im e pëlqen shumë boksin dhe thashë t’ja ngec vëllait. Pas 2-3 muajsh më merr vëllai në telefon dhe më thotë ‘Ledina më ka marrë një djalë nga Kosova, dukej djalë shumë i mirë, i sjellshëm, më tha që ka një ndeshje’. Shko po deshe i thashë. Vëllai kishte shkuar në ndeshje kurse unë duke qenë se isha shumë e re nuk doja një lidhje serioze.

 

U shkëputëm 10 vjet, ai pa jetën e tij, unë pashë jetën time. Më pas ai u takua rastësisht me vëllain tim. Vëllai më telefonoi dhe më tregoi që kishte takuar Naimin dhe donte të fliste me mua. Më pëlqeu shumë, kishte po atë butësinë si dikur dhe filluam komunikimin. Pas 1 viti duke folur në telefon u takuam”, tregoi Ledina.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here