Laert Vasili pritet të emërohet drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

0

 

 

 

Një nga emrat e njohur të aktrimit, regjisë dhe përkthimit, por kohët e fundit edhe të komnetatorit politik në disa media, Laert Vasili mund të bëhet drejtues i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Lajmi është bërë i ditur jo vetëm nga burime pranë kryebashkiakes e cila ka pasur një takim lidhur me këtë ceshtje, por edhe burime pranë burimëve të Ministrisë së Kulturës.

Vetëm pak muaj më parë nga drejtimi i Teatrit u larguar për arsye moshe (daljes në pension) Bashkim Hoxha, një tjetër emër i madhi skenës së teatrit, por edhe letërsisë, dramaturgjisë dhe gazetarisë, madje duke provuar edhe regjisurën në disa shfaqje. Në vend të Bashkim Hoxhës u emërua një ish punonjës i Teatrit, piktor, i cili e mori detyrën në kohën kur kryebashkiak ishte Dako, por kur më shumë se çdo moment po flitej se Dako nuk do të rikandidonte më.

Prej muajësh ai është drejtues i këtij institucioni i cili ka një fond të konsiderueshëm nga bashkia, madje ka një numër të madh aktorësh që marrin pagë nga bashkia e Durrësit dhe pse për fat të keq për arsye që askush nuk i ka bërë me dije, salla e shfaqjeve ka kohë, për afro dy vite që nuk ka asnjë premiere dhe për fat të keq që PD nuk mori pjesë në fushatë as takime lektorale nuk pati.

Burime nga bashkia i kanë thënë gazetës se vetëm shuma e pagës së aktorëve në një vit është 100 milion lekë, në fakt që nuk ka shërbyer që ata të jenë të motivuar për të vënë në skenë shfaqje, por gjithsesi që nuk mbetet zyrtare, pas inga bashkia  është shumë vështirë të nxjerrësh informacion.

Gjithsesi burimet e bulevard news nga bashkia dhe ministria e Kulturës janë shprehur se po negociohet që  një nga aktorët  e mirënjohur të vitëve të fundit që përvec se në Greqi ku edhe është diplomuar ka qenë pjesmarrës edhe në  premiera si aktor dhe rregjisor edhe në vendin tonë, të marrë detyrën e drejtorit të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Ajo që mbetet enigmë në këtë emërim që mund të bëhet shumë shpejtë, mbetet nëse është niveli ku ka mbetur teatri i Durrësit apo ndoshta ka shërbyer fond i pakët prej 100 milion lekësh për rreth 15 aktorë që nivelin e tyre artistik i ka mbetur ta shfaqin në poza facebooku, po prej një viti e gjysëm jo në skenën e Durrësit.

Laert Vasili ka lindur në Delvinë më 7 Mars 1974. Studioi tek Akademia e Arteve në Tiranë. U diplomua nga Akademia e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë 1997. Përvec se anës së tij profesionale si aktor, regjisor dhe përkthyes, kohët e fundit ai është shfaqur edhe si analist politik duke qenë hapur në  përkrahje të qeverisë Rama.

Emërimi i drejtorit të ri varet nga këshilli bashkiak, që do të thotë se votimi të paktën është i sigurtë që shkon 50 me 1, nga 51 këshilltarë që ka “komiteti egzekutiv” i Bashkisë së Durrësit. Një nga emrat e njohur të aktrimit, regjisë dhe përkthimit, por kohët e fundit edhe të komnetatorit politik në disa media, Laert Vasili mund të bëhet drejtues i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.

 

/bulevard news

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here