Në vitin 1957 në Fier u ngrit teatri i Estradës, i cili ishte trupa e dytë e varietesë e krijuar në Shqipëri pas asaj të Tiranës. Estrada ishte një lloj i artit dramatik i cili përmbante të ndërthurura pjesët e shkurtra komike si: skeçin, kupletin, parodinë, këngën, etj.
Veprimtarinë e tij ky teatër e nisi me një staf aktorësh dhe këngëtarësh si: Nestor Pogaçe, Terezina Gjerazi, Natalia Mëhilli, Vasilika Kaleshi, Fuat Boçi, Leonidha Prifti, Kujtim Jorgaqi, Pjerina Shoshi, Skënder Lloshi, Mehmet Muka, Isuf Maloku, Llazar Doko, Kozma Shallapi, Sokrat Robo, Sofika Dimo, Shpresa Memo, Timo Lule, Stavri Gjerazi, Luçi Bele.
Regjizor ishte Llazar Verria. Më pas kësaj trupe ju shtuan me vone edhe një sërë talentesh të cilët erdhën nga lëvizja amatore si: Luftar Paja, Hasan Bregu, Todi Llupi, Arqile Lipe, Vasil Vaso, Fatmir Xhelili, Sotir Stefa, ndërsa një pjesë tjetër ishin aktorë të diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve si: Xhuljeta Kulla e Natasha Sela.
Regjizorë të kësaj trupe në vite ishin Llazar Verria, Gulielm Radoja, Roland Roshi, Pëllumb Kulla, Leka Bungo, Koço Papadhopulli, Roland Çarka, Klajdi Marku, etj. Ndërkohë që midis këtyre të fundit mund të veçojmë Llazar Verrinë dhe Pëllumb Kullën.