Kush do ta drejtojë “Eksperimentalin”, Londo: Kalendari do vazhdojë

0

 

 

ALMA MILE/ “Antigona”, “Jul Çezari”, “Salome”, janë disa nga titujt e veprave që drejtori ende në detyrë i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo, ka planifikuar, me miratimin e bordit të këtij institucioni, për këtë pjesë të dytë të kalendarit artistik 2018- 2019.

Ndonëse me një mandat të përfunduar, Londo vazhdon të jetë në detyrë deri në rikonfirmimin e tij apo zëvendësimin e tij me një tjetër emër. Ditë më parë u fol që në vend të tij do të vendosej ish-drejtoresha e teatrit “Metropol”, Jonida Beqo, e cila ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, për të konkurruar për drejtimin e TKEKS. Por Londo nuk dëshiron të thotë më shumë, përveçse bëhet fjalë për një dezinformim.

Mësohet se në konkurs për drejtimin e TKEKS kanë marrë pjesë vetëm Kiço Londo dhe Jonida Beqo, pra, që këtu mund të konsiderohet një konkurs i dështuar, që, me gjasë, do të ripërsëritet nëse nuk do të ketë një emërim. “Kam marrë pjesë në një konkurs, për më tej nuk mund të bëj komente, pasi kjo nuk më takon mua. Mua më përket puna që po bëj në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Jemi në prag të një premiere me dramë shqipe dhe ky është preokupimi im për momentin”, thotë Kiço Londo.

 

KALENDARI

“Ligji nuk lejon që vendimet e bordit të diskutohen”, thotë Kiço Londo në lidhje me “Antigona”, “Jul Çezari”, “Salome”, janë disa nga titujt e veprave që drejtori ende në detyrë i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo, ka planifikuar, me miratimin e bordit të këtij institucioni, për këtë pjesë të dytë të kalendarit artistik 2018- 2019.

Zbatimin e kalendarit të aktiviteteve, që është parashikuar që në fillim të sezonit artistik. Sipas tij, kalendari artistik i miratuar nga bordi artistik i TKEKS do të vijojë siç është planifikuar, pavarësisht atij që do ta drejtojë këtë institucion. Ai premton vepra të mëdha e regjisorë të mëdhenj, të renditur ndër më të mirët në botë. Regjisori kroat, Ivica Buljan, pritet të vijë në Tiranë për të vënë në skenë “Jul Çezarin” e Shekspirit.

“Kalendari është hartuar në fillim të stinës teatrore, është kryer gjysma e repertorit të miratuar nga bordi. Pas ‘Dome’ do të vijojnë dy premiera për fëmijë, më pas ‘Mbretëresha e bukurisë’, ‘Antigona’ e Jean Anouilh dhe do të vijë i mirëprituri Ivica Buljan, një nga 10 regjisorët më të mirë në botë, shpallur nga ‘New York Times’, që do të vërë ‘Jul Çezarin’ dhe në fund ‘Salome’ i Oscar Wilde.

Këto janë vendime të bordit, janë mbyllur bisedimet dhe kontratat me një pjesë të regjisorëve dhe besoj se puna në Teatrin Kombëtar Eksperimental do të vazhdojë normalisht. TKEKS ka rrugë të gjatë për të bërë përpara. Do të vazhdojë me vepra të mëdha, me Shekspir, Jean Anouilh dhe me surpriza të tjera, me regjisorë shqiptarë e të huaj”, thotë Kiço Londo, teksa shton se “ka pak rëndësi se kush do ta drejtojë TKEKS, ai do të vazhdojë të punojë gjatë”. Megjithatë, eksperiencat kanë treguar se nuk është gjë e rrallë që drejtorët e rinj të zhbëjnë projektet e paraardhësve të tyre.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here