Kinemaja!
Dashuria e përjetshme! Dashuria me vështrimin e parë! Ajo hyri në jetën e njeriut ashtu e ndrojtur, e pa zë, nën tinguj pjano herë melankolikë e herë të gëzueshëm. Krejt ndryshe nga shumë arritje të mëdha të njerëzimit si fluturimi apo bota nënujore, kinemaja nuk ishte thjesht një arritje! Ishte dhe mbetet një dashuri!
Çfarë na bën ne adhuruesit shqiptarë të kinemasë të jemi kaq të pasionuar me kinemanë e vjetër shqiptare? Përse nëpër televizore me paketa dixhitale, veçanërisht atje ku gjendemi emigrantë, shumicën e kohës në shikim, e zënë filmat e vjetër shqiptar? Kur flasim për Kinemanë Shqiptare i referohemi një dashurie të vjetër për tëcilën na ka mbetur një nostalgji që nuk mund të shuhet!
Ishte një ndjenjë e bukur për ne fëmijët kur, drita që buronte nga “çarçafi” gjigand, si një dritë magjike, nxirrte në pah nga errësira e kinemasë apo shkollave dhe vatrave të kulturës nëpër fshatra “kur vinte filmi”, fytyra fëminore të harruara pas filmit! Fytyra fëminore në të cilat drita që rrezatone mbi to, u a bënte prtretet e veçanta herë të veshura me një ndjenjë admirimi e herë me një ndjenjë lumturie!
Të mos harrojmë, asaj kohe fjala admirim ishte më shumë një fjalë e panjohur dhe lumturia diçka e pamundur! Për më të rriturit ishte sikur dashuria tu merte dorën e të fluturonin në një botë pa kufij, shumë më të madhe se sa ajo botë e vogël që imponohej! Kjo ishte kinemaja!
Knematografia Shqiptare.
Mbeti e re përgjtinjë! Jetoi me ne nga viti 1952-1990! Janë momentet që jetuam me të që fëmijë, origjinaliteti i saj mbi të tëra dhe breza aktorësh të mrekullueshëm të cilët ndonëse ishin shumë të mëdhenj për tu “burgosur” brenda Shqipërisë së vogël, kanë zënë një vend jashtëzakonisht të madh në zemrat tona!
Origjinaliteti dhe aktorët.
Ishin këto dy nga armët më të forta që ajo kinematografi e pakët relativisht në vite, në mënyrë të pabesueshme, arriti ti bënte pikat e saja më të forta! Le të kujtojmë disa aktorë,në pamundësi për ti përmendur të tërë ata njerëz të nderuar por edhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet tyre, ti referohemi atyre që me talentin, punën e tyre na bënin të harronim, na sillnin pranë sakrificat e popullit ndër kohëra për liri dhe gjuhë shqipe, ata të cilët na bënën të qeshnim, na bënin të qanim!
Sandër Prosi!
Më i madhi! Zëri i veçantë që na mungon! Njeriu që ishte e njëjta fytyrë nëpër role por ishte krejt tjetër deri në mosnjohje në varësi të roleve duke patur atë veçantë si aktor që karakterizon edhe Robert de Niron. E veçanta tjetër ishte edhe mënyra se si përdorte zërin në varësi të roleve sepse nga gjenerali – Gjenerali i ushtrisë së vdekur , tek kapedani – Horizonte të hapura , ka një ndryshim të madh karakteresh.
Po aq sa ka nga xha Jaho – Në fillim të verës tek Dhaskal Todri tek Udha e shkronjave! Zëri prej prindi, gjyshi, intelektuali, patrioti, ushtaraku, detari etj, që do të na mungojë tërë jetën në artin kinematografik. Jo më kot monologu i tija “O popull…” nga Gjeneral Gramafoni, ka mbetur në koshiencën e një populli të tërë! Fjala në tërë fuqinë e saj! Sandri, me zërin e tija, dinte ti a jepte atë pushtet fjalës si askush tjetër!
Roza Anagnosti
Roza u rrit si aktore në të njëjtën kohë kur kaq pranë por edhe kaq larg nesh, kinematografia italiane rritej gjithashtu. Ishte po aq e bukur, me rini të përjetshme sa edhe Klaudia Kardinale por, ajo ishte Diva ndër zemrat e artdashësve dhe jo Klaudia!
Ishte aq e paprekshme nga koha bukuria e saja po aq sa edhe Sofia Loren dhe po ashtu si ajo, kishte arritur diçka jashtëzakonisht të veçantë…Që një burrë të shprehte me zë të lartë përpara gruas admirimin për të dhe bashkëshortja të mos bëhej xheloze! !! Nuk kishte se si…Nga sytë e Rozës, buronte gjithnjë e pashtershme mirësia njerëzore! Sa thellë e ngulitur në memorje në rolin e Rudinës – Komisari i Dritës apo mësonjëses -Mësonjëtorja!
Kadri Roshi
Variacioni i jashtëzakonshëm i roleve! Personazhe të sjella në jetë nën një nivel botëror të artit ashtu siç mund të interpretonte vetëm ai plakun Mere – Njeriu me Top! Sa të ndryshëm njerëzit që ai solli në ekran në karrierën e tij në kinema dhe teatër.
Artisti që filloi që nga filmi Tana dhe Skënderbeu për të ndenjur deri në fund! I pabesueshëm! Po aq sa edhe gama e gjerë e portreteve që i la artit si Marko Rovina -Fije që priten, kujdestari – Lulëkuqe mbi mure , Parondili – Gjeneral Gramafoni, minatori i moshuar – Era e ngrohtë e thellësive, labi – Ballë për Ballë por,…edhe Ezopi në Teatër!
Tek e fundit… e ku mbarojnë rolet e Kadri Roshit?
Mund të duheshin shumë faqe për të përshkruar gjithashtu Marije Logorocin, Pandi Raidhin,Violeta Manushin, Ndrek Luca, Ndrek Shkjezin, Pjetër Gjokën, Sulejman Pitarkën,Reshat Arbanën e të tjerë, më të rinjtë si Robert Ndrenika,Bujar Lako, Gulielm Radoja, Timo Flloko,Pirro Mani,Mevlan Shanaj,Raimonda Bulku,Agim Qirjaqi dhe sa e sa emra si Llazi Sërbo, Sheri Mita,Edmond Budina,Zef Bushati, Alfred Bualoti….një varg që ngjan i pafund por nëpërmjet Sandrit,Kadriut e Rozës jemi shprehur për të tërë ata.
Origjinaliteti
Që të qahej në mënyrë sa më bindëse, pra origjinale Coli (Shpëtim Zani) – Debatik, u përdor një truk. Pas krismës së pistoletës, dikush nga trupa, mbase regjisori bërtiti “Mos! U vra me të vërtetë”! Që do të thotë se lotët që derdhin shumica e njerëzve në film janë lotë krejt njerëzorë. Mbi të tëra, skena është aq origjinale sa. kush nga ne nuk qau një herë në jetë për Colin e vogël?
Kështu, ata njerëz dhe jo vetëm aktorët që punonin shpesh edhe me sakrifica për realizimin e filmave, jepnin maksimumin për të realizuar sa më origjinal një film duke mos përjashtuar edhe truke të padëmshme sipas rastit.
Në realizimin e filmit Iteti në bronx , figurantët vendalinj në rolin e ballistëve, midis të tjerave duhej edhe të këndonin këngë popullore. Mirëpo ata ishin të ndrojtur nga kamera dhe kështu, i xhiruan pa kuptuar kush gjë, pasi i sollën në qejf me raki dhe si u bënë çakërqejf ja filluan këngës.
Në skenar, Pirro Mani – Sali Protopapa, kafshonte një pulë të pjekur dhe pastaj e hidhte kuturu në drejtim të figurantëve të cilët këndonin. Pula, duhej të kthehej sërish për tu xhiruar sekuenca nga e para me Pirron që do të bënte sikur e kafshonte por…ku ishte pula? Nuk kthehej më mbrapa sepse figurantët këndo e pi ishin në kulmin e qejfit! Nuk besoj të ketë pjesë më gazmore por edhe po aq origjinale se sa ajo skenë nga I teti në bronx !
Tinka (ah e madhja Tinka) Kurti, për realizimin e nënë Pashakos në Yjet e netëve të gjata , jetoi për dy muaj me nënë Pashakon në shtëpinë e kësaj të fundit që të njihte personazhin sa më mirë dhe përfundimi… Ndonëse nënë Pashako jetoi mjaft vjet akoma sepse u nda nga jeta në moshën 104 vjeç, edhe komshinjtë, shpesh kur e përmendnin, ndër mend u vinte fytyra e Tanka Kurtit se sa nënë Pashako vetë!
Diçka të tillë e ka arritur vetëm Robert Pauell duke interpretuar Jezusin në Jezus of Nazareth , filmi famshëm i Franko Xefirellit!
Albert Verrija ishte aq origjinal në rolin e xha Sulo kapedanit duke lënë një personazh, një rol të paharrueshën në trashëgiminë kulturore të Kinematografisë Shqiptare por… sa vjeç ishte ai kur interpretoi atë rol? Kur ta gjeni, atëherë do të kuptoni se sa ka punuar për ti dhënë origjinalitetin atij personazhi!
Aktori komik Mirush Kabashi. Çfarë niveli rolet e tija si Beniamini – Emblema e Dikurshmedhe Lifani – Kohë e Largët! Gjithashtu edhe momente episodikë i bënin sa më besnikë në autenticitet figurat e një filmi dhe kjo ishte meritë edhe e regjisorëve, operatërove por edhe figurantëve. Një sekuencë e vogël e bënte më bindës filmin.
Në filmin Prita nga njëra anë kemi Fitim Makashin në një rol që edhe Silvester Stallone mund ta kishte zili por jo bindës se një mitralier partizan nuk vdiste as me tre plumba pa mbytur me duart e tija një major gjerman, kemi një ballist të shëndoshë e frikacak por…ashtu ishte propaganda asaj kohe, ama, kemi një sekuencë kur një ushtar gjerman, zvarritet me kurriz dhe me këmbë tërheq një mitroloz! Nuk kishte diçka më bindëse se kjo! Atë veprim mund ta kryente vetëm një ushtar gjerman!
Kuptohet pra puna kolosale, e kujdesshme deri në detaj e tërë atyre që punonin në xhirimet e një filmi duke dhënë rezultate të cilat na bëjnë që edhe sot e kësaj dite, të jemi besnikë në dashurinë e vjetër për kinemanë tonë.
Kinemaja fëminore
Heroi i parë fëmijë i kinemasë shqiptare, pa dyshim është Coli i filmit Debatiku. Xhanfize Keko, ishte para regjisore femër në filmin artistik ashtu si edhe në montazh e në filmin dokumentar por,ishte ajo grua e mirë së cilës fëmijët i besonin aq shumë dhe ajo dinte të merte më të mirën nga ata duke patur rezultate të habitshme dhe duke na dhuruar perla të tilla si Beni ecën vetë , Tomka dhe shokët e tij , Partizani i vogël Velo, Tinguj lufte etj.
Beni ecën vetë mori dy çmime të veçanta në festivalet ndërkombëtarë të filmit në Salerno – Itali dhe Beograd – ish Jugosllavi ashtu siç edhe filmat e tjerë të saj Taulanti kërkon një motër dhe Pas gjurmëve morën Cmimin e Veçantë dhe Të argjendë përkatësisht në festivalet e salerno dhe Gifone – Itali.
Filmi Debatik është nderuar si filmi më mirë në një festival ndërkombëtar me temë Fëmijët gjatë luftës së dytë botërore dhe po ashtu edhe filmi Lulëkuqe mbi mure në festivalin e filmit në Beograd. Sigurisht që Beni, Coli dhe Sulo ngaBeni ecën vetë, Debatik dhe Lulëkuqe mbi mure, sot e kësaj dite janë personazhë që kanë lënë gjurmën e tyre në panteonin e filmave shqiptarë.
Njerëz
Është një botë e vogël brenda kinemasë shqiptare. Është një botë që shpesh e quajmë fotografike, shpesh virtuale por…çrëndësi ka? Në të gjenden tërë rolet që kanë lënë mbresa tek artdashësit nëpër vite.
Në atë botë gjen shqiptarin ndër kohë të largëta, ikonografi (Robert Ndrenika) – Kohë e largët, atdhetarin Dhaskal Todri (Sandër Prosi), shqiptarin e para luftës Fshatarin Miti (Niko Kanxheri) – Tokë e përgjakur, intelektualin e ri Nesti Bënja (Roland Trebicka) – Koncert në vitin ’36, muzikantin popullor Halit Berati (Bujar Lako) – Gjeneral Gramafoni, sa e sa partizanë si Kanani (Timo Flloko) – Shtigje Lufte, shqiptarin e zakonit hakmarrës Plaku Mere (Kadri Roshi) , mësuesin patriot Luan Sina (Timo Flloko) – Lulëkuqe mbi mure etj., shqiptarin e pas luftës si mësuesi dhe marinari Skënder Guri (Rikard Ljarja) – Komisari i dritës, Duel i heshtur, të rinj ët dashuruar si Anisa Markarian dhe Arben Imami – Në çdo stinë,i riu punëtor (Xhevdet Ferri) – Era e ngrohtë e thellësive, i riu i risjellë në jetë nga gabime fatale si (Artur Gorishti) – Dora e ngrohtë, shoferi Tomë(Ndriçim Xhepa) – Flutura në kabinën time e sa e sa njerëz të asaj kohe por …si ty, si unë, si të tjerët.
Janë pikërisht disa gjëra të veçanta si këto që na lidhën aq shumë me kinemanë tonë modeste për krejt të veçantë dhe aq të dashur për ne. Është çdo film i saj, një ndalesë për pak në memorie për një homazh për ata njerëz të mrekullueshëm që na dhuruan ndjenja. Është çdo film, një moment për pak meditim, një kujtesë e bukur nga jeta jonë e dikurshme, kujtesë në bardhë e zi!