Ku ishit kur Berisha shkaterroj 5 km territor te “Kinostudios Shqiperia e Re”

0

 

 

Nga Kreshnik Spahiu

Bravo te gjithe atyre qe mbrojne Teatrin Kombetar. Po ku ishin keta dhjetera artiste, muzikante, aktore apo aktivist kur Partia Demokratike shkaterroi perlen e artit dhe kinematografise?

Ku ishin kur Berisha shkaterroi 5 kilometra territor te “Kinostudios Shqiperia e Re” e cila me filmat dhe prodhimet e saj ende na bejne krenar edhe sot, madje duke ngjallur emocione çdo brezi.

Une isha atje me nje padi gjyqesore kunder asaj masakre, por atehere nuk pashe asnje nga keta artiste qe sot me te drejte vajtojne por fatkeqsisht harrojne, partia e liderit te tyre Lulzim Basha i vuri tritolin 20 vite me pare themeleve te artit dhe kultures shqiptarte.

Une jam me ju kunder prishjes se Teatrit por te gjithe jemi shume vone per ta shpetuar Titanikun real. Thjesht u ka mbetur mundesia te riprodhoni dramen tuaj dhe te aktroni ne ekran.

Titullojeni “Na ishte dikur….”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here