Kristaq Dhamo (1933)

0

 

 

Kristaq Dhamo – (1933). Regjisor filmi, kritik i kinematografise, pedagog. Lindi ne fshatin Libofsh te Fierit, me 20 prill. Kreu liceun artistik “Jordan Misja”*, me 1952, dega dramaturgji, duke vene ne skene pjesen Deftesa e pjekurise te K. Simonov, ku interpretuan regjisoret e ardhshem te teatrit shqiptar Pirro Mani*, Kujtim Spahivogli*, Esat Oktrova*, Mihal Luarasi*. Studimet universitare i kreu ne Institutin e Larte te Teatrit dhe Kinematografise ne Budapest, Hungari, me 1956, dhe fill me pas u emerua ne kinostudion “Shqiperia e re”*.

 

Per nje periudhe te gjate kohe, K. Dhamo ka qene udheheqes artistik i kinostudios (1973¬1981 dhe 1984-1992). Eshte regjisori qe realizoi filmin e pare artistik shqiptar me metrazh te gjate, Tana, i cili qe gjithashtu edhe filmi i tij i pare, me te cilin mbrojti edhe diplomen (1958). Ky film gjendet sot ne versionin zyrtare, qe u shfaq edhe si premiere ne vitin 1958, ndersa versioni i selektuar eshte zhdukur per shkaqe ende te panjohura. E shqyrtuar ne kohen e vet, filmi anashkalon mjaft skema, duke u rrekur te sjelle nje realitet social te besueshem, i gershetuar ky me nje subjekt dashurie te veshtire, ku xhelozia e antagonistit kthehet ne premise konflikti me pasoja dramatike.

 

Bashkautor me regjisorin rus Juri Ozerov xhiron filmin artistik Furtuna, nje perpjekje per te dhene tablone epiko-heroike te Luftes Nacionalclirimtare, por qe vuante nga haperdarja e linjave subjektore, patetika, cektesia e paraqitjes se te vertetave historike. Pas filmit Detyre e posagme (1963), ne vitin 1965 ekranizoi romanin e bujshem te asaj kohe Keneta te Fatmir Gjates*, nen titullin Vitet e Mara, nderuar me Cmimin e Republikes te Klasit II, si dhe me diplome nderi ne Festivalin I te Filmit Ballkanik ne Varna (Bullgari, 1966) per “Regjine e skenave masive me vertetesi kronikale”.

Ne rrafshin e estetikes kinematografike, filmi solli risi per kohen dhe nivelin e mberritur deri atehere, duke krijuar sidomos tablo epike e skena masive, me nje narration dinamik qe harmonizonte dramatiken me episodet gazmore te kantierit, duke riprodhuar mjedise etnokulturore realiste te kohes ne raportet e njeriut me punen dhe transformimin e tij. Ne rrafshin e ideve, ai vuante nga ndikimi i forte i klisheve ideologjike e politike te kohes me te ashtuquajturen “lufta e klasave “sabotimi dhe sabotatoret”, “armiku i jashtem dhe ; brendshem” etj.

 

Me filmin Mengjese lufte xhiruar ne vitin 1971, kushtuar femijeve gjate luftes clirimtare optria e tij regjisoriale behet me e vemendshme kundruall te thjeshtes dhe te zakonshmes ne rrethana jo te zakonshme. Kjo prirje, por tashme e pasuruar nga pervoja, mencuria dhe sensi i te vertetes, gati shpallet si paresore dhe me atributet e nje parimi estetik ne filmin e bukur Nga mesi i erresires, 1978.

Pervec trajtimit te nje ngjarjeje interesante, ngujirnit perbrenda te ankthit qe shkaktonte aksioni dykrahshem dhe rritjes se kureshtjes nga veprimi ne ngjitje i suspanses dramatike, ne kete film te josh edhe menyra e rrefimit, ne dukje e permbajtur, por qe vlon nga prania e situatave te panikut, dyshimit dhe terrorit, sikurse edhe nga pershkrimi sarkastik i intrigave qe gjallonin ne institucionet dhe radhet e ushtarakeve te larte fashiste. K. Dhamo fitoi edhe cmimin per “Regjine me te mire” ne Festivalin e Filmit Shqiptar, 1979.

 

Nga ana tjeter, cilesia e imazhit regjisorial, kompozimi figurativ, gjetjet, ritmi i brendshem, posacerisht funksionalizimi i dritehijes me kontrastet dhe kontrapunktet e menduara holle i dhane filmit nje bukuri formale kinematografike te vleresuar nga audienca dhe kritika. Me Qortimet e vjeshtes, i realizuar me 1981, K. Dhamo sjell nje alternim te suksesshem te kohes dramatike te pushtimit me veprimtarine dhe karakterin liridashes te heroit (nenkupto Heroin e Popullit Qemal Stafa).

Duke perjashtuar mbivendosjet ideologjike qe shfaqen here-here ne linjen subjektore dhe raportin e protagonistit me komunizmin si utopi e te drejtes dhe barazise sociale, filmi eshte nje poeme e ndjere e plot flukse emocionale per rinine antifashiste shqiptare dhe heroin e saj idealist, fisnik, te kulturuar. Shmangia e panegjerikes dhe ekzaltimeve ne perceptimin aktorial te heroit, pelqimi i nje tregimi te thjeshte me syrin tek ana njerezore dhe pervijimi i endrres per ndryshim, ishte vazhde e stilit te regjisorit per t’i nderfutur “heroikes” dhe “te jashtezakonshmes” aspektet e te zakonshmes dhe njerezores.

 

Filmi Vendimi (1984) shenoi nje rritje te metejshme te artit te K. Dhamos, si dhe nje sukses per kinematografine, posacerisht kur ai vleresohet nga fushepamja e struktures filmike e montazhit dinamik, e ritmit te brendshem, e trysnise dhe suspanses, me peripecite interesante qe ka. Por nga fushepamja e brendise ai mbetet brenda “vijave te bardha” te historiografise komuniste, pa e tejkaluar komplimentimin e akteve terroriste qe drejtuesit e Partise Komuniste Shqiptare kryenin per te likuiduar kundershtaret e vet politike duke i quajtur keta te fundit “tradhtare te popullito etj.

 

Me filmin Bote e padukshme, 1987, nderuar me cmimin “Aleksander Moisiu”, regjisori i iken temave dhe konflikteve mirefilli politike dhe perqendrohet ne proceset emancipuese te vetedijes se njerezve ne raport me punen dhe qendrimin ndaj saj, kritiken ndaj vesit, ambicies profesionale, shoqeruar me apelin per ndershmeri dhe sinqeritet ndaj tjetrit. K. Dhamo ka realizuar giithsej 11 filma artistike dhe 5 filma dokumentare. Eshte nderuar disa here me cmime te dyta ne festivalet e filmit shqiptar.

Si regjisor i filmave dokumentare, ai e nisi heret karrieren me Ne u dashuruam me Shqiperine (1959) dhe Ansambli i kengeve dhe valleve (1960), te dy te xhiruar me Gezim Erebaren* si bashkeregjisor. Filmi dokumentar me i arrire i tij ishte Ata nuk vdesin. Nje nga lamite ku K. Dhamo ka dhene nje ndihmese te pazevendesueshme dhe unike ishte ngritja e “Studios Krijuese” prane kinostudios “Shqiperia e re” (1973), ne funksionin dhe nivelin e kurseve pasuniversitare per specializime ne gjedhe te ndryshme te artit te kinematografise si regjisore, operator* skenariste, montazhiere etj.

Nga kjo “Studio”, si dhe te tjera kurse specializimi te ngritura me pare prane Institutit te Larte te Arteve (1974-1992) u pergatiten nje numer i konsiderueshem artistesh qe iu perkushtuan kinematografise, ashtu sikunder nga pervoja e fituar u krijuan kushtet e domosdoshme per themelimin me vone te deges se Kinematografise ne Akademine e Arteve. Pervec si drejtues dhe menazher ai ishte nje mesimdhenes me ndikim te ndjeshem tek artistet e ardhshem.

Tjeter lami e pelqyer e tij ka qene edhe kritika artistike e studimet per dukuri, probleme te larmishme te filmit shqiptar dhe gjerazi te kinematografise, ashtu sikunder edhe vleresime per personalitetet me ne ze, deri te recensionet dhe hartimi i zerave enciklopedike. Ne prill te vitit 2000, u nderua me Cmimin e Karrieres. Mban titullin “Artist i Popullit” (1987).

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here