Krisanthi Kotmilo (1930-2017)

0

 

 

Krisanthi Kotmilo. Regjizore montazhi, aktore. Mbas viteve 70-te i perket stafit filmik prapa kamerave me ndonje perjashtim, interpretim sporadik ne filma. Emri i saj eshte i shkruar si montazhiere pothuajse ne cdo material viziv te prodhuar nga Kinostudio.

 

U lind ne Korce me 22 mars 1930. Kreu shkollen e e mesme te pergjitheshme. Mbasi punoj per shume vjet si aktore ne Teatrin “A. Z. Cajupi” te Korces kaloi ne Kinostudio “Shqiperia e Re” me 1 maj 1969 duke mbuluar repartin e montazhit. Ne vitin 1971, realizoj filmin e pare artistik si rregjisore montazhi , “Mengjeze lufte”.  E pervetesoj shume shpejt profesionin e montazhieres duke realizuar nje numer te konsiderueshem dokumentaresh, kronika, kinoditar dhe filmash artistike. Deri sa doli ne pension.

 

Firmen e saj si regjisore montazhi e mbajne rreth 22 filma artistike, “ Thirrja” (1971); “Yje te neteve te gjata” (1972); “Operacioni Zjarri” (1973); “Brazdat” (1973) ; “Shtigje lufte” (1974); “Cifti i lumtur” (1975); “Dimri i fundit” (1975); “Gunat permbi tela” (1977); “Zonja nga qyteti” (1977) nderuar me cmim; “Nga mesi i erresires” (1978); “Balle per balle” (1979); “Mesonjetorja” (1979); “Njeriu i mire” (1982); “Te paftuarit” 1985); “Dhe vjen nje dite” (1986); Filmi “Te paftuarit” nderohet me cmim ne vitin 1987.

 

Pervec rregjisore montazhi ajo ka interpretuar edhe vete ne disa filma, madje e gjejme ne rolin e Vojsaves ne filmin “Skenderbeu” (1953) si dhe me pas tek “Tana”, “Gjurma” (1970); Kristina e shoqja e doktorit ne “I teti ne bronx” (1970); Nena e Valbones ne “Udhetim ne pranvere” (1975).

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here