
Autori librin “Kosovafilm”, i cili kohë më parë është botuar nga Shtëpia botuese “Litografia”, e hap me shkrimin e temës mbi historikun e filmit, për të vazhduar me të dhë- nat për drejtorët e “Kosovafilmit”, analizën e veprave, ese dhe inter- vista të regjisorëve.
Pra, përqendrimi i autorit Valmir Tertini kryesisht është bazuar në katër fusha të mbarështrimit të temës për rrugë- timin zhvillimor të “Kosovafilmit“, për të cilën temë deri më sot shumë pak është shkruar, përkatësisht traj- timi ka qenë mjaft i përciptë, shkruan sot Koha Ditore.
Kapitulli i parë “Historiku i filmit” trajtohet nga nisma e parë kur një grup profesionistësh, regjisorësh shqiptarë, që me ngulmim i parashtruan kërkesat për ngritjen e një institucioni të shtëpisë filmike në Kosovë.
Ishte viti 1968, i cili u shpër- faq me një numër të madh të ngjar- jeve historike, vit i ndryshimeve, i demonstratave studentore dhe vit i fillimit të konstituimit të Kushtetutës së re në aspektin politik, kushtetutë kjo, e cila do të aprovohet me amen- damentet e vitit të 1974.
Ishte pra, një nismë e cila do të reflektonte në transformimin e shkollave të larta dhe ca fakulteteve që vepronin në atë kohë në hapjen e Universitetit të Kosovës.