Korrieret . 1975, dita e pare e xhirimeve ne Dardhe, Korce.Sipas tradites, shishja e konjakut hapet pas cakut te pare, dhe pasi kthehet nga nje gllenke nga grupi, thyhet, paska edhe pak. Nga e djathta Gjergj Shteto,(RIP) Pali Kuke,Naum Lasku dhe Mevlan Shanaj.
Fimi “Korrieret” eshte prodhim i vitit 1976 nga RTSH. S: Anastas Kondo: R: Mevlan Shanaj: O: Pali Kuke: M: Kastriot Gjini, Josif Minga: Z: Gjergj Shteto: RM: Ismail Balla: G: Zhaneta Petushi: AO: Gasper Shllaku: N: Spiro Misha: Mik: Mira Lyta, Kleodora Gaxho: Di: Ferdinand Deda.
Interpretojne aktoret: Esat Teliti (Kio): Niko Kanxheri (Sandri).
Ngjarjet zhvillohen ne nje krahine te jugut te Shqiperise gjate Operacionit te madh Armik te Dimrit 1943 – 1944. Gjermanet duan te rrethojne dhe te asgjesojne forcat partizane. Dy korrieret partizane duhet te cajne me cdo kusht midis forcave gjermane qe kane zene te gjitha shtigjet. Atyre u duhet te kapercejne veshtiresi te panumerta.
Bora bie pa nderprerje, i ftohti shtohet, por detyra duhet te kryet me cdo kusht. Njeri nga korrieret bie, ndersa tjetri gjen forca dhe mesazhi i shtabit partisan mberrin atje ku duhet.
Filmi eshte shfaqur per here te pare me DT: 10 korrik 1976 – Tirane.