KOLONA ZANORE E FILMIT “TE SHOH NE SY” KENDUAR NGA TENORI KASTRIOT TUSHA – (VIDEO)

0

 

 

Kastriot Tusha (lindur më 14 prill 1964 në Elbasan) është tenor shqiptar. Mësimet fillestare për kanto i mori në Shkollën e Mesme të Muzikës “Onufri” (Elbasan) nga viti 1978 deri në vitin 1982. Në vitet 1983-1984 kryen kursin 9-mujor të krjimtarisë popullore për kanto në Tiranë.

Në vitin 1984 fillon studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, dega kanto, nën drejtimin e tenorit të mirënjohur Gaqo Çako. Përveç detyrimeve shkollore, në këtë periudhë ka zhvilluar aktivitet koncertor me pianiste dhe orkestra. Mbrojtjen e diplomës e bëri me rolin e Pinkertonit nga Opera “Madam Buterfly” e Puçinit, me Orkestrën e Akademisë së Arteve.

Pas mbarimit të studimeve u emërua solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, kohë në të cilën ka realizuar disa role kryesore. Nga viti 1999 e në vazhdim është pedagog i kantos në Akademinë e Arteve. Kastriot Tusha ka treguar aftësitë e tij të këndimit brenda vendit dhe jashtë tij në shumë zhanre dhe turne, si në fushën e muzikës klasike, muzikës së lehtë dhe asaj të zgjedhur popullore si dhe ritmeve latino-amerikane.

U paraqit në koncerte në Kosovë, Maqedoni, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Angli, Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Suedi, ShBA, Kanada, etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: “Kastriot Tusha me Miqtë”, “Latino American Classic”, “Vikena Kamenica & Kastriot Tusha”, “Tre Tenorët” etj.

Me rastin e premierës së operës të parë kosovare Dasma arbëreshe Kastriot Tusha interpretoi rolin e Arbrit. Për dëgjuesin shqiptar u bë i njohur më shumë me zhanrin e këngës qytetare, që ai i këndon me tingullin e tenorit lirik.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here