Nga:Raimonda Shundi Dervishi: Një pëshpërimë për aktorët
Ndoc Gora
Beqari sharmant që kurrë nuk mundi të martohej me vajzën e ëndrrave na shpërfaqet në këtë shkrim nostalgjik si kurrë ndonjëherrë. Është emri të cilin aktorët e kishin si hijen e tyre që i falte aq siguri. Ishte zëri pëshpëritës më i bukur në cepin e skenës që e dëgjonin vetëm ata. Ata, heronjtë e betejave letrare ku ndryshonin ngjyrat pas cdo kostumi , pas cdo premiere, pas cdo lindje, pas cdo shuplake, pas cdo duartrokitjeje, pas cdo gjuhe,simboli,konvencioni.
Ishte hokatari të cilin fatkeqësisht, vesi i letrave e conte shpesh herë në kufijtë e dënimit. Ai ende pëshpërit në ato mure të errët në cepin e njohur vetëm për disa të privilegjuar, ATYRE. Ndoci i merrte si një nga lodrat e tij të aktrimit takimet në hetuesi duke u kthyer në rastet e ralla të zbavitjes kolektive. Shumë histori rrëfehen edhe sot nga aktorët për batutat elegante të Ndocës në lidhje me këto takime.
E janë kaq të gjetura saqë mendon se nuk janë të verteta. Por kur ti këto copëza i dëgjonë nga disa aktorë të cilët betohen për vërtetësinë e tyre, atëherë nis të bëhësh pjesë e haresë stafetë, duke i cuar më tej këto historiza e duke zbavitur edhe kureshtarët e ditëve tona. Është e njohur batuta e tij në lidhje më ulërimën që i bëri drejtorit në zyrë. “I shkova drejtorit te zyra, ia shkëlyva derën dhe i thashë .. ti je i atilli, ti je i këtilli, zhduku nga ky institucion se nuk di ta kryesh punënetj etj”.. aktorët përgjigjen, ”po ai cfarë tha?” “Joooo, po ai nuk ishte në zyrë!”
Të dashur lexues, ju prezantoi Ndoc Gorën. Ne foto lart: Ndoc Gora (i dyti), Andrea Minga (i treti), Gjon Karma (i katerti), Pandi Raidhi (i pesti), Naim Frasheri (i gjashti). Poshte: Melpomeni Çobani, Bozha Nikoliç regjisor jugosllav dhe Ollga Shuraja.
Ndoc Gora, djaloshi me shijen e klasin e shkodranit intelektual, vuatji shumë për të qënë aty ku edhe punoi fort, por shumë pak iu kthye mbrapsht. Që në rininë e hershme nis aktivizimet me grupet e pakëta kulturore në qytet duke mundësuar edhe evidentimin si njohës i mirë i letërsisë dhe aktrimit njëherazi. Realizon disa role, madje edhe si protagonist në krah të emrave në rritje të atyre viteve: Gjon Karma , Pjetër Gjoka, Loro Kovaci..
Nisur nga pamja e bukur,mundi të jetë edhe si personazh në role femërorë duke patur larmi në CV-në e punëve të tij. Largimi i miqëve në Tiranën e mundësive, bëri që edhe ai ta shihte si një alternative zhvilluese. Me këtë objektiv niset të ndjekë shokët e natyrisht teatrin. Në Tiranë gjen një teatër të ri në formim e sipër, portë konsoliduar tashmë.
Aktorët ( ku një pjesë e mirë ua kishin dëgjuar punët) si urgjëncë kishin të ndihmoheshim me tekstet, pasi spektatori tashmë i edukuar me shfaqjet e përditshme ishte ambjentuar të shijonte produktet e reja krijuese, ndaj tekstet ishin gjithmonë edhe më problem të menaxhoheshin. Qenë vetë aktorët e pa angazhuar momentalisht ata që kryenin fuksionin e suflimit të tekstit për kolegët në skenë, duke ua bërë edhe më të lehtë punën me rolin.
Vetë Kadri Rroshi e ka bërë shpesh këtë opsion në ato fillime, por jo vetëm Kadriu; pa përjashtim të gjithë aktorët kanë qenë shpesh në këtë pozicionë. Ndaj ardhja e një njohësi të mirë të letërsisë dhe aktrimit në vecanti ishte ndihmë për grupin e aktorëve. Ndoci nisi të bëhej krahu mbeshtetës i trupës , sidomos e pjesës ku teksti ishte edhe më impenjativ. “Për cdo aktorë një ngjyrë”, kjo ishte metodologjia e tij.
Që në procesin e tavolinës kur aktorët uleshin në javën e parë, Ndoci rinte në cepin e zgjedhur duke ndjekur hap pas hapi procesin e punës. Aty ai nënvizonte, korrigjonte, shtonte apo edhe përkthente dicka nëse ishte nevoja për të qënë sa më pranë punës me personazhin dhe aktorin që do e përfaqësonte figurën e caktuar. Pasi ndiqte proceset zinxhir, realizonte tekstin final, e më pas e conte të shtypej tek një tjetër emër idashur për vitet, Xhafon sekretare.
Nga këtu prania e tij do të ishte edhe më e domozdoshme. Kalimi në skenë ku personazhet e ngjyrosur të aktorëve, nisnin atë që dinin të bënin më mirë, aktrimin. E dinte shumë mirë se ku qe momenti më i mundshëm për të qenë aty dhe asnjëherë nuk dështoi në këtë përpjekje. Nësë aktorët mësonin vetëm tekstet e rolit të tyre, Ndoci e kishte mësuar tërë veprën përmëndësh.
Suflerit si profesion me gjithë punën sistematike dhe kaq shumë të rëndësishme për grupin, nuk i shkruhej asnjëherë emri në posterat apo reklamat e shfaqjes, ndaj kemi pak ose aspak gjurmë të punës dhe investimit kaq vjecar të tij. Nga një djalosh aktor me intelekt, pasion e dashuri pa fund për të dhënë, Tirana e transformoi në një MIK anonim. Dhe ashtu sic janë të dashtunit anonim, po ashtu edhe ai ishte mëi dashtuni ndër krejtve.
Periudhëa e pas- luftës sillte një frymë cliruese, ku më në fund erdhi koha t’i jepej krahë edhe të bukurës së privuar, artit, jetës. Vdekja me kufomat e shkatërrimit të shumckaje , po zëvendësonte dal-nga dalë jëtën e re duke i lënë hapsirë emocioneve të brishta ndrydhur keqas. Emra të shumtë nisën të pikaseshin, e bashkë me ta edhe fytyrat e dashura që njerëzit po i prisnin ethshëm e me kaq ovacion.
Shkodra ishte njëri nga qytetet e rëndësishëm që ka sjellë personalitete të shumta artistësh mit. Nuk dua të përmend askënd, pasi gabimi i vecimit të njërit emri dhe harrimit të tjetrit, nuk është aspak i bukur për të gjithë ata që sfiduan kohën duke sjellë frymën e epokës së re. Më duhet të precizoj e kënaqem njëherazi se ai qytet në vitet 20’-30’ ka patur 7 vende ku artisti deputonte komodisht me artin e tyre.
Ndërkohë që qyteti i Tiranës në periudhën më të artë të saj kishte vetëm 7 kinema. Ekzistenca e këtyre shoqatave të bekuara që kujdeseshin skrupolozisht që të ardhurat financiare të spektatorëve të shkonin në burimin e duhur si kostumet, skenografinë dhe zëra të tjera mbi mbarëvajtjen e spektaklit, por jo për shpërblimin e aktorit.
Aktorët kryesisht ishin të punësuar në vende të ndryshme. Pjetër Gjoka ka punuar për pak kohë si sekretar i gjendjes civile, por edhe në urën e Mifolit, Vlorës,Shëngjinit. Madje për vite ka punuar edhe në një librari ku shiste gazeta e libra, gjithmonë si i punësuar jo-pronar.
Loro Kovaci ka qënë rrobaqepës , madje i shkolluar në Austri për këtë profesion. Edhe Ndoci thonë se punonte si rrobaqepës. Pra, ata si shpërblimin më sublim kishin duartrokitjen e fortë si dhe emrin që u rritej vazhdimisht në komunitet. Ky ishte një shpërblim i pranuar e kërkuar fort.
Shoqnia Bogdani dhe Antoniani, ishin dy nga shoqëritë që kuronin rigorozisht artin dhe në vecanti teatrin. Këto shoqëri që operuan deri nga fundi i viteve 39 kishin grupet e tyre skrupuoze të mirë organizimit për seleksionimin e elementit të ri si dhe për organizimet zinxhir të një spektakli të mirëfilltë.
Kjo kompani ishte pioniere e shumë emrave të aktorëve të cilët bënë historinë tonë të teatrit. Vetëm në Shkodër këto ndërmarje menaxhonin plot salla me mbi 1000 shikues spektatorë. Por nuk e patën të gjatë jetën. Paraprakisht, rreth viteve 30 doli urdhri që të gjitha shkollat private të mbylleshin, rrjedhimisht edhe grupet artistike që operonin në këtë qytet.
Në këtë shoqëri anëtarët duhej të paguanin kuotën e detyruar të teatrit. Me atë cka mblidhej nga fitimi i biletave, bliheshin kostumet, dekori. Vetëm për ato pak vite shoqnia Bogdani kishte kostumet më të mira të atyre viteve. Po flasim për kostume të kushtueshme epokale, e kjo deri në vitet 39 kur ato pushuan së ekzistuari. Por mbyllja e tyre vijon me vjedhjen dhe përcudnimin e këtij thesari që edhe këtë herë shkoi dëm.
Një personazh mit të cilën edhe e kemi në këtë foto është Simon Llanxi. Këpucari sindikalist i cili solli në Shqipëri parazi (1905-10) organizimin e protestës -festë të 1 Majit. Në këtë foto personazhet janë një grup karnavalesh që Ndoci dhe aktori Pjetër Gjoka ishte pjesë aktive e epokës referuese.
Këtu miqtë janë ulur të festojnë pas karnavaleve ditën e ngarkuar, sic behet edhe sot pas përfundimit të një premiere. Tashmë erdhi koha e organizimit të shoqnive që parafola. Aktivitetet ishtin kryesisht vullnetare, deri në vitet 1944 ku edhe u shkatërruan përfundimisht.
Ndoc Gora lindi në vitin 1920 dhe vdiq në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, në vitin 1992 ku jetonte me motrën e tij beqare. I biri i aktorit Pjetër Gjoka, Gjovalin Gjoka diplomuar si aktor dhe pas një kariere të gjatë artistike në Teatrin Popullor, mori drejtimin e skenës si inspector i saj. Ai na rrëfen historinë e suflerit të parë në këtë Teatrër deri në vitet 1990 nga ku edhe u spostua në Shkodër pas një sëmundjeje të vështirë
Sufleri e kishe vendin e tij në gojën e skenës, posht ku spektatori shihte vetëm një kthin si cadër. Në vitin 1960 kjo qoshe spostohet pasi vendosën bilancin e dritave që të mos tu krijohej hije në sytë e aktorëve, ndaj në atë xhep u vendosën dritat. Ndoci e dinte fare mirë se ku ngecte aktori x.Pas procesit tëtavolinës, si metodë pune nuk vijoje me hedhjen e vepres në skënë, por në studio (vendi ku ndodhet sot teatri eksperimental)pasi skena ishte e artë për angazhimet cdoditore.
Studio ishte nga studiot më të mira të të gjitha kohërave. 3 regjisorët e Balshoit thanë se si ajo studio nuk kishte më, pasi aty hidhej lehtësisht një shfaqje e tërë pa e bllokuar e cenuar repertorin e skenës. Sot pas provës së tavolinës , procesi kalon direkt në skenë. Skena ishte e angazhuar me 6 shfaqje në javë, ndërsa biletat kushtonin 30 dhe 25 lekë të vjetra.
Buxheti i shitjes së biletave nuk hynte shumë në punë pasi shteti ishte dorëlëshuar me formën tipike të larjes se trurit duke përdorur artistin. Ndoc Gora kishte një humor burimor. Bixhozin e luante me persona të veshur me pushtet,ndaj edhe i pranohej pjesërisht pakti dhe vesi i lojës.
E shihje gjithmonë me cigare të dredhur hollazi për të kyrsyer e shtyre kohën në shoqërinë e tij. Në Tiranë banonte vetëm në një dhomë në zonën e fillim-pazarit kur del në rrugën e Dibrës. I heshtur, njerëzor e me batutën e rradhës gati.
Paskali, rrobaqepësi që vdes në vendin e punës
Tre kostumet e shfaqes “Mbreti lirë”(si shumë e shumë të tjera) janë qepur nga mjeshtrat rrobaqepës të Teatrit. Paskali ishte një prestar unik në teatër. Kostumet që dilnin nga duart e tij ishin pa asnjë difekt. Usta Paskali kishte tavolinën dhe makinën e tij të punës pranë skenës.
Gjatë kohës që shfaqja”xhaxha Vanja” po rendonte me vrap drejt premierës, një ulërimëe fortë bllokon procesin e punës. Paskali kishte mbyllur sytë sipër tavolinës së punës, me kostumin e shfaqjes teksa po e qepte. Ndërron jetë sipër makinës ashtu sic edhe aktorët e kanë për nder të vdesin, në skenë.
Dashuria, misteri i pa zbuluar
Per mu paska kenun kismet
me kenë ti e tjerakuj
masi të du..të du..ban merhamet
ti mu prap më duej.
masi të du..të du..ban merhamet
ti mu prap më duej.
Është kënga që realisht një muzikant i dashuruar ka improvizuar live kur u përball me nusen e cila kishte qënë e dashura e tij. Kjo është kënga që Gjoka ma propozoi si koicidenciale edhe për Ndocin e pa fat edhe në dashuri.
Vuante në heshtje për një vajzë nga Shkodra e cila nuk pati shansit të kurorëzohej asnjëherë. Në vitet e fundit përpara se të largohej në pension, përgatiti vetë zëvendësimin e tij nga një e re që më vonë do të bëhej edhe grimiorja e dashur për shumë aktorë të atij brezi, ZanaPecani.
Aktorët jetonin mirë nëse i referohemi të ardhurave normale të Shqiqërisë së epokës, sidomos për atë kategori të limituar të 25 aktorëve që paguheshin me 9 mijë lekë. Pjesa tjëtër paguhej më pak. Por ky shpërblim rroge vinte pasi kishe mbi 15 vite pune, si dhe një sasi të konsideruar të roleve qëndrore.
Turnetë. Edhe Naim Frashëri me borxhe
Në kohën e turneve merreshin dieta modeste dhe aktorët kryesisht në Tiranë ktheheshin me borxhe-thotë Gjoka si pjestari më i ri i këtij turneu. Pagesat ishin standarte. Në ditë na takonin vetëm 136 lekë për person, nga ku 60 ishte fjetja. Mëngjesi kryesisht ishte pace e cila kushtonte 100 leke. Kafja. dreka kryesisht supe mish, turli. Por një pjesë nga aktorët ndodhte që edhe nuk ulej fare në tavolina duke mundësuar edhe kursimin e djetës.
Ata mernin me vete bukë me djathë, recel e kështu kalonin ditët e gjata të turnesë në këmbim të parave të kursyera. Por kishte edhe nga ata aktorë që nuk pyesnin për to. Madje qerasnin pa teklif. Njëra prej tyre ishte Drita Pelingu. Kur ulej në tavolinë Drita paguante për të gjithë. Por edhe Kadriu, Naimi, Pjetri nuk kursenin.“Në vitin 1966 realizuam një turne 45 ditor” – thotë Gjovalini , në periudhën gusht -shtator.
Turneu ishte i konceptuar të përfshinte një sërë qytetesh të Jugut të vendit. Në Lushnje 3 shfaqje, Fier, Vlorë, Sarandë Gjirokastër, Tepelenë, Zbornik (fshat i goditur nga tërmeti). Shfaqjet që do të jepeshin ishin “ Karnavalet e Korcës” “Tre të shtime pushke”,” 14 vjec dhëndër”, “Pas vdekjes”. E gjithë teknika së bashku me trupën ishte me vete.Nga biletat që shiteshin,30 përqind u shkonte grupit pritës, ndërsa 70 përqind i merte teatri.
“Kur ishim në Sarandë, Naimi më kërkon të shëtisim pranë detit dhe më thotë – Tani, na vjen Nush Prendi këto ditë dhe do shpëtojmë.”“Pse profesor edhe ju??” – I them unë , “pse nuk jam njeri edhe unë?”. Nush Prendi ishte punëtor skene dhe do vinte me lekët nga Tirana pasi fondi i marrë për dietat me vete u kishte mbaruar, ndaj vinin lekët borxh nga shteti tu shpërndahej aktorëve të mbetur keq. Unë isha më i privilegjuari, pasi si student kisha dieta speciale . 250 lekë për shfaqe në ditë.
Kur teatri shkoi në Prishtinë, aty Ndoci, pati rastin të blinte letra që në Shqipëri nuk i gjeje pasi ishin të ndaluara. Për t’i shpëtuar kontrollit të katër palë letrave që mori, ua shpërndau kolegëve. Shpesh herë thërritej në hetuesi për këtë pasion të dënueshëm dhe mëncuria e shpëtoi t’ia hedhë paq pa u lagur.
Mjeshtrat e prapavijës, krenaria e shtuar e Teatrit
Një histori mbresëlënëse ishte edhe ajo e mjeshtrit marangoz Ali Konci. Historiku i teatrit mbart nën peshën e skenës edhe njërën nga gjetjet më të praktikueshme të tij, rroatativën. Rrotativa është një mekanizëm skenik shumë i domozdoshëm që deri në atë moment kur mjeshtri e aplikoi, nuk ekzistonte si element, duke ia vështirësuar e limituar punën e regjisorëve si vendas ashtu edhe te huaj.
Sistemi i rrotullimit të skenës pas kësaj ndëmarrjeje ishte zgjidhja më e preferuar e regjisorëve që ndërtuan shfaqjet e shumta në atëarenë (Lumi i vdekur, Arturo Ui). Por një tjetër rrëfim del nga arkivi i zotit Gjoka, tashmë në pension prej vitesh. Kur do të vihej në skenë shfaqja “Hamleti” me regjisor Rus, po mbetej në kolaps puna pasi nuk po mundeshin të realizonin derën e madhe qëndrore që regjisori e kishte bërë në Balshoi teatër me material hekur.
Ali Konci duke e ditur kapacitetin e skënës si dhe pamundësinë e mbajtjes së një peshe aq të madhe që hekuri posedon, e hedh posht duke sjellë një version në dru. Pas realizimit spektakolar të Koncit, regjisori duartroket gjetjen dhe vijon spektaklin i qetë.
Konsideratë
Emra të tjerë të prapavijës së heshtur që meritojnë vëmëndje dhe shumë dashuri janë edhe garderobjere Nania e Vanthia. Parukere grim Ermini Kotini. Rekuizitë Maria Kondakci, zonjëza italiane Maria që i pastronte kristalinat si një nikoqire e devotshme unike, Vera Kazazi. Portieri e më pas punëtor skene Nush Prendi. Inspektor i sallës Xhorxh Zagora, Zana Pecani, Agim Basha, Ramazan Shtufi, Myfit Alluni, Selman Xibri, Fuat Çutra, Aleksander Panajoti, Isuf Derhemi, Vanthi Gjerazi, Ali Rysheku, Mustafa Rama(Tafa) etj. Faleminderi që na latë këtë pasuri.