Koço Devole (1943)

0

 

 

Koço Devole (1943). Aktor, regjisor, libretist, karikaturist. Ka lindur ne Kucove, me 28 nentor. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja”* dhe fill pas tij u aktivizua si aktor, regjisor, e drejtues i Levizjes Amatore prane Kombinatit te Tekstileve, Tirane.

Nga viti 1966, u punesua si aktor ne Estraden e Ushtarit*, duke qene nje nder themeluesit e saj. U debua nga kjo estrade per motive absurde dhe nje kohe u shtrengua te shkoje ne pune te rendomta.

 

Disa vite ishte gazetar e karikaturist ne revisten “Hosteni”, me pas ne Televizionin Shqiptar ne pergatitjen e spektakleve dhe te shfaqjeve humoristike. Kreu nje kurs dyvjecar per regjisure prane Teatrit Kombetar* dhe pas viteve 90 punoi si regjisor dhe aktor ne Estraden e Tiranes* apo i angazhuar ne projekte te ndryshme teatrore, televizive dhe filmike.

Si aktor, K. Devole shquhet per mprehtesine dhe inteligjencen ne rrokjen e thelbit te dukurise komike, te personazhit qe vepron aty; per shfrytezimin e situatave humoristike, sidomos lojen me paradokset, befasimet, reagimet e shpejta, kundershtite, syrin e hutuar, mimiken e tij ekspresive. Ben nje humor disi grotesk, por organic e te natyrshem.

 

Si librettist dhe regjisor, pjeset e tij te shkurtra humoristike, ashtu si dhe komedite apo kinokomedite, spikatin per trajtimin e nje tematike sociale e politike te mprehte, te shoqeruara nga nje kritike e ashper ndaj dukurive te ulta e te shemtuara. Eshte krijues me fantazi te pasur.

Ka shkruar mjaft materiale te shkurtra humoristike per estrade si skece,dialoge, monologe etj., te cilat kane nje fryme demokratike dhe prirje te dukshme per te rrahur tema e probleme bashkekohore.

Eshte bere shume i njohur me xhirimet e komedive te tij si filma televizive (sikurse edhe me rolet kryesore qe ka pasur ne to), si canta e zeze, 1986; Revolja e humbur, 1944; Oreksi i madh, 1995 dhe vecanerisht me Gjuetia e fundit, film me dy seri qe qesendiste sigurimin e shtetit, hierakine e larte partiake dhe diktatorin e saj, Enver Hoxha. Ne kete film vete ai luajti me nivel e hijeshi artistike rolin e goditur te Sillos, oficerit te larte te sigurimit te shtetit.

Vazhdon te jete aktiv si humorist, si aktor, apo si regjisor ne disa emisione televizive ne TVSH, Top-Chanel, TV Klan etj., shpesh ne bashkepunim me humoristin Agron Llakaj*, te cilat jane ndertuar kryesisht ne formen e pyetje-pergjigjeve”, apo “letra nga telespektatori”, ku me mprehtesi trajton dukuri e ceshtje sociale-politike te mprehta.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here