
Aktorja e njohur, Suela Konjari, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se ndarja nga jeta e Rikard Ljarjas, në këtë kohë të vështirë të koronavirusit, është e dhimbshme.
Konjari u shpreh se do donte të ishte në ceremoninë e varrimit, bashkë me artistët e tjerë, por kjo kohë e çmendur nuk i lejon.
Trishtim ne kete kohe te trishtuar …lart ne qiell, yjeve iu bashkua Rikard Ljarja!
Artist, intelektual, mik, bashkepunetor e familjar i rralle ! I miri Rikard !
Une pata fatin te punoj me Rikun regjizor ne filmin, “Kur hapen dyert e jetes”, e ruaj kujtime te mrekullueshme ! Do te te kujtoj me shume dashuri e respekt Rik ! Do te kujtoj momentet e punes, bisedave e humorit te mencur !
Ngushellime Marjetes e femijeve ! Do te na mungoje te gjitheve i miri i mencur, I madhi Rikard !
Pusho ne paqe Artist !
Sa e veshtire kjo Lamtumire …