Mes historive të dhimbshme e tragjike që la pas termeti i 26 nëntorit, ka edhe raste kur ka ndodhur mrekullia.
E tillë është historia e një familjeje nga Durrësi të cilët kanë mundur të dalin në kohë nga banesa e shkatërruar nga tërmeti falë sinjalizimit të dhënë nga qeni i tyre Kiko.
Në një lidhje të drejpërdrejtë Vjollca, e zonja e qenit, pohon se kanë qenë në gjumë kur Kiko që ka parandjerë tërmetin i ka zgjuar duke u tërhequr batanijen.