Këngëtari lirik Zija Saraçi

0

 

 

Zija Saraçi ka lindur më 3 mars 1950. Në moshën 16 vjeçare, në vitin 1966, është ngjitur në skenë dhe këndoi këngën “Gëzuar”. Po në atë moshë në festivalin e Durrësit këndoi këngën “E çiltër” të kompozitorit Hajg Zaharian. Punoi në ndërmarrjen e prodhimit të cigareve në Durrës.

Pas pjesëmarrjes me sukses në festivalin III të Durrësit, shkrimtari dhe regjisori Gjergj Vlashi i propozoi të merrte pjesë në Estradën Profesioniste.
Karriera e tij e sapo nisur u ndërpre në vitin 1967 kur shkoi të kryejë shërbimin ushtarak.

Në vitin 1971 mori pjesë për herë të parë në Festivalin e 9-të të Këngës në RTV. Zija Saraci ka marrë pjesë vazhdimish në emisionin e Radio Tiranës “Anketa Muzikore”

Disa nga këngët e kënduara nga Zija Saraçi: “Vajza me fjongo të gjelbër”; “Si të quajnë”; “Krah për krah”;
“Kënga e Marinarit” “Bashkë ndërtuam një urë”; “Si të quajnë”;
“Si lule maji”; “Valentina”.

Zija Saraçi jeton prej vitesh në Firence, Itali.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here