Karafil Shena (1956)

0

 

 

Karafil Shena (1956). Aktor. Lindi ne Tirane, me 19 mars. Mbaroi shkollen e mesme te Kultures ne vitin 1976 dhe me pas nje stazhi pune ne minieren e kripes Sarande, hyri ne Institutin e Larte te Arteve* (dega e drames), te cilin e mbaroi ne vitin 1981.

Po ne kete vit filli punen si aktor ne Estraden e Sarandes*, ku punoi 6 vjet, duke luajtur ne tre premiera cdo vit, 4-5 role te secila. Interpretoi ne dramen Monserati rolin e tregtarit, dhe ne komedine muzikore Floke debore ne prill te Pellumb Kulles*.

Ne vitin 1987 u emerua aktor ne teatrin “Aleksander Moisiu”* te Durresit, luajti role te para te: Gjashte vjet e V. Hebes*, Pershperitje ne shtepine e Matildes (kapteri Xhorxh), Ylli pa emer e M. Sebastian (shefi i stacionit), Lebra e H. Ball.

 

Ne kinematografi ka luajtur ne filmat: Ne cdo stine (pseudoshkrimtari), Dy here mat (polici), Dritat e qytezes (Sandri), Kercenimi (Jace), Kush eshte vrasesi (Danieli). Emigroi ne Greqi ne vitin 1993. Interpretoi ne teatrin “Bota e Re” ne dramen dygjuheshe (greqisht-shqip) Emigrantet te polakut Mrozhek, rolin e intelektualit.

Eshte aktivizuar ne shfaqje te tjera te teatrove greke, si: Gostia e La Vitalit, Dyer te mbyllura te Zhan Pol Sartrit, si edhe ne filmat grek: Mirupafshim ne rolin e Celos, Brazileva (rol episodik), Mbreti ne rolin e shqiptarit, Pengu rol episodik.

Ben nje loje te kombinuar midis rrafsheve te buta e te perthelluara psikologjike dhe toneve te forta, te shoqeruara me nje temperament impulsiv e vrullime te veprimit fizik; po ashtu, kalon lirisht nga gjendjet dramatike ne ato komike.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here