Kadri Roshi (1924-2007)

0

 

 

Kadri Roshi (1924-2007).Aktor i shquar. Lindi ne qytetin e Ballshit ,me 4 janar.Qysh dy vjec mbeti jetim nga e ema, kurse 12 vjec nga i ati, i detyruar te kaloje nje femijeri te veshtire ,duke punuar ende i mitur per te siguruar jetesen. Doemos ky fragment jete, perpos anes negative, pati edhe anen tjeter :mbushjen e kujteses se tij emocionale me mbresa te forta, qe do te shnderroheshin neser ne shtysa te fuqishme perjetimesh artistike.

Pas clirimit punoi si biletashites ne kinema ‘’Gloria ‘’e me pas sufler ne Teatrin e Shtetit .Ne nentor te vitit 1944 dhe me 1946 u regjistrua ne Shkollen Dramatike * prane Teatrit te Shtetit *, por nuk fitoi si aktor ,pasi ishte i belbet ,defekt te cilin e mposhti me vone me nje vullnet te lavderueshem.

 

Me 1948 luajti Podgolisenin te Martesa e Gogolit .Po kete vit nisi studimet e larta per aktor ne Zagreb te Jugosllavise dhe me pas i vazhdoi ato ne Prage te Cekosllovakise. Ne vitin 1952 u emerua aktor ne Teatrin Popullor * dhe luajti rolin e Osipit te Revizori i Gogolit.

Nje rol i permasave dramatike ,ku ndihet karakteri i qarte shqiptar ,qendresa dhe atdhetarizimi ishte ai i Jonuz Bruges ne dramen Familja e peshkatarit (1956),e Sulejman Pitarkes *, rol qe e mbajti mbi 20 vjet.

Nderthurja e situatave te qeta, rrefimtare apo pikelluese me situatat e zemerimit dhe nervozizmit e pasuroi boten shpirterore te ketij personazhi me rrafshe emocionale dhe intonative te larmishme.

Spikati me tutje me Ahmet Rizain (1959) ne dramen I cuditshmi te shkrimtarit turk Nazim Hikmet ,ku paraqiti nje bote te trazuar ,te paqendrueshme ,te goditur nga fatkeqesia ,tradhtia, berbuzja ,shpotia.

Me rolin e Hamletit (1960) ne tragjedine homonime te Shekspirit ,deshmoi aftesine per te operuar me fjalen dhe poezine e saj, duke zbuluar kuptimet e fshehta te tyre ,nentekstet ,filozofine e jetes ;ishte nje Hamlet racional ,mendjendritur,shpotites, sarkastik,qe luftonte per rivendosjen e te drejtes se neperkembur ,por pa ‘’britma e klithma’’.

Persiatja ,tonet meditative, dyzimet dhe vramendjet filozofike ne rrafshe ekzistencialiste (monologu ‘’Te rrosh apo te mos rrosh?etj.),erdhen fale nje serenditjeje te menduar mire te theksimeve ideore te vepres dhe vete sjelljes se heroit tragjik.

Nga Shekspiri luajti edhe Jagon (1957) te tragjedia Otello, ku vuri ne dukje njeriun cinik, me ironine dhe mllefin e fshehur pas shtrirjes ,nje sumum ligesie, hipokrizie ,poshtersie .

 

Ne aktrimin e tij terhoqi vemendjen logjika e hekurt e veprimit,qe perligjte qendrimet e tij dyfaqesore ne raport me te tjeret (Otellon ,Kasion ,Desdemonen). Ambicia per pushtet dhe sedra e fyer prej ushtaraku te pavleresuar nga princi –keto ishin motivet baze te percaktuara nga aktori,per t’i dhene me pas shtyse dhe arsye gjithe sjelljes prej intriganti te Jagos, e parapare si nje hakmarrje e trefishte :kunder princit Otellos ,kunder vetedijes rilindase per barazi racore dhe vleresim meritash.

Ne vitin 1961 ai misheroi nje nga rolet me te bukura, duke mberritur nje kulm interpretative:rolin e Ezopit ne dramen Dhelpra dhe rrushte e Guilherme Figueredos .Per te prekur dhe saktesuar perfyterimin mbi fabulistin e lashte ,aktori provoi mbi 30 variante vetem te makijazhit ,krahas elementeve te tjere te aktrimit, duke dhene pamjen poetiko-dramatike te atij skllavi etiopas mendjendritur e filozof, figure qe arriti deri ne nje sinteze te mencurise popullore.

Me kete rol ai krijoi nje nga apogjete e rralla te perpunimit logjik ,ritmik ,intonativ dhe muzikal te fjales, e misheruar kjo ne pasurine ideore filozofike te saj, tek aftesia dhe mprehtesia per te nxjerre ne pah rrafshe e larme semantike te tekstit, dometheniet e shumefishta, bashkeshoqerimet ideofigurative dhe dykuptimesite e shpeshta ,te cilat ,te gjitha se toku, formatuan stilin e interpretimit poetic te K. Roshit te ky rol ,menyren elegante te ligjerimit ,elokuencen e te folurit ,dhuntine e miradministrimit te dialogut dhe mbarsjen filozofike te tij.

K.Roshi ka interpretuar mbi 170 role, nga keto 30 ne kinematografi ;eshte aktor i kontrasteve qe gersheton ne menyre harmonike patose dhe nivele te ndryshme e kontradiktore te gjendjeve dhe veprimeve te personazhit .

 

Kjo aftesi aktoriale u shfaq p.sh. ne trajtimin qe ai i beri figures satirike te Bektash Shkozes ne dramen Fytyra e dyte e Dritero Agollit *(1968), ku nenteksti, plani i dyte, ambiguiteti u bene shenjimet zoteruese ne lojen e tij , sa ikonike po aq dinamike. Ndryshe veproi me rolin e Abdyl Frasherit, ne dramen Epoka para gjyqit e Ekrem Kryeziut* (1980), ku ra ne sy organiciteti, theksimi i aneve heroike mbi nje rrafsh e tonim te thjeshte njerezor, duke e kthyer sakrificen sublime te prijesit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne nje akt te perligjur, qe buronte nga vetedija kombetare dhe besimi tek idealet e lirise.

Roli i Arturo Uise ne dramen Ngjitja e vendosur e Arturo Uise e B. Brehit (1977) ishte dhe mbetet nje nga rolet me te spikatura ne historine e teatrit shqiptar.

Figura e gangesterit politik dhe e tiranit kunderohet nga aktori ne moterzimet figurative qe ai beri ne rrafsh historic e bashkekohor, duke mberritur ne caqet e nje abstragimi shprehes, me elementet e simbolit, alegorite, aluzionet, qasjet paradigmatike te kesi fytyresimesh politike tmerruese.

K. Roshi aplikoi ne lojen e tij parimin e tjetersimit nga personazhi, groteskun,parodizmin, prerjen dhe perplasjen e qellimshme te stileve te aktrimit ne tri planet e njohura brehtiane: planin historik, ate bashkekohor dhe planin universalizues.

Skena me globin dhe etja e perbindshme per pushtime, karuseli politik i pesioneve ndaj Dogzboruse per te rrembyer postin e kancelarit, “recitimi” sarkastik e ngjethes i monologut te Mark Antonit si nje prolog paranjoak i fjalimit te tij ne finale para qytetareve te Ciceros, me epshin e krimeve te perbindshme te paralamberuara tashme- ishin disa nga pikat kulmore te lojes se tij.

K. Roshi shenon nje krijimtari te begate edhe ne kinematografi. U aktivizua qysh ne filmin Skenderbeu, 1953, me nje rol episodik, pastaj ne filmin e pare artistik shqiptar Tana, 1958, me rolin e Lefter Dhosit. Vit pas viti vijoi te krijonte ne film ate shumte nje galeri te vertete karakteresh.

Vetem me pak fjale, por tejet shpotitese, ai vizatoi nje karakter te mevetesishem fshatari atdhetar, Demirin tek I teti ne bronz, 1970, ku ironia djeg e nenteksti eshte aq aktiv, ku fill pas tyre duket emocionale te urrejtjes dhe akuzes marrin forme te thuket dramatike.

E nje tjetri kahu, jo vetem si karakter, por edhe si pershtatshmeri veprimi, paraqitet loja e tij ne frymimin e figures se Mullisit te Toke e pergjakur, 1976.

Ketu, qetesia, miresia, vetesiguria, detaji karakteristik i kolles nga pahu i miellit, vecanerisht vdekja e tij sa e dhimbshme dhe e madherishme, po aq poetike dhe e bukur estetikisht, e bejne kete rol, packa se “te vogel” si mase, nje nga realizimet me mbreselenese te K. Roshit. Te permasave te ngjashme artistike jane edhe rolet e tjera, si: xha Parondilin te Gjeneral Gramafoni, 1978; etj.

Nje nga kulmet e karrieres se tij si aktor filmi ishte roli i kujdestarit te Lulekuqe mbi mure, 1976, per te cilin fitoi Medaljonin e Festivalit II. E luajtur mjeshterisht, kjo figure dallohet per ndersjellje elementesh, kahesh, qasjesh psikofizike kontradiktore, duke qene e mevetesishme, e vertete, artistikisht e perpunuar me kujdes dhe mencuri.

Ne filmin Njeriu me top, 1977, ai realizoi ne siperani artistike Mere Fizin, nje nga portretet e rralla njerezore, tejet shqiptare, e qendisur me vertetesi tronditese, ne rrafshe me se shumti groteske, sinteze e tradites fisnore, patriarkale dhe arkaike shqiptare.

K. Roshi eshte akotir i larmise se karaktereve te marra nga shtresat e gjera popullore, njohes i psikologjise se njeriut shqiptar’ ka nje ze te vecante, metalik. Ne interpretimin e tij ndihet puna mjeshterore me nentekstin, me planet e fshehta, me gjendjet kontradiktore, dyzimet, ambiguitetin, me masken aktoriale, me plastiken dhe elementet e tjere shenues te aktrimit.

Ai realizonte nje shnderrim sa te brendshem, psikologjik, po aq te jashtem, fizik ne njemendesimin qe u bente personazheve te shumte. Aktor me energji psikike san e vlim e shperthim, po aq te kontrolluara dhe te miradministruara nga intelekti, nga ana tjeter ai ishte po ashtu edhe nje mates e drejtpeshues i kujdesshem i proceseve racionale me ato emocionale, duke arritur tregues te larte shkrirjeje, homogjenezmi, njehsimi dhe bashkeveprimi te ndersjelle me njeri-tjetrin.

K. Roshi ka dhene ndihmese te vyer edhe ne fushen e pedagogjise si profesor i mjeshterise se aktorit ne Institutin e Larte te Arteve* per shume vite. Me pas 1955 iu dha “Cmimi i Karrieres”, me 1977, “Cmimi i Madh i Nderit” ne Festivalin e 38-te Nderkombetar te Filmave ne Selanik, ndersa me 1999 iu dha titulli i larte “Nderi i Kombit”. Mbante titullin “Artist i Popullit”. Vdiq ne Tirane, me 6 shkurt 2007.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here