Jul Nenshati ka lindur në 16 prill të vitit 1961 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve. Fillon punën si aktor në Teatrin “Migjeni” të qyteti të Shkodrës.
Roli i tij i parë në kinematografi do të jete ai i Nuriut në filmin “Ceta e vogel” ne vitin 1979, duke vazhduar tek filmi “Fundi i nje gjakmarjeje” ne rolin e canit ne vitin 1983. Roli i radhes do te jete Deda tek “Dasma e shtyre” ne vitin 1985. Kryesisht interpreton role të dyta. Interpretimi i tij në një rol kryesor do të jetë në filmat “Kur ndahesh nga shokët” në vititn 1986 ku interpreton rolin e Namikut dhe filmin “Arjana” në vitin 1989 ku interpreton rolin e Fatmirit.
Më tej do të interpretojë edhe në filma të tjerë. Mund të përmendim këtu rolin e Nikut në filmin “Bregu i ashpër” në vitin 1988, një rol episodik në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989, rolin e të Fejuarit të Erës në filmin televiziv “Unë e dua Erën” në vitin 1990. Aktualisht jeton ne Boston dhe ka biznesin e tij si “Real Estate”