Jeta dhe veprimtaria artistike e aktores Marika Kallamata

0

 

 

Marika Kallamata (1930-2019). Aktore. Lindi ne Korce, me 17 nentor. Me 1950 mbaroi liceun artistik “J. Misja”* dhe po ate vit filloi pune ne Teatrin Popullor. Luajti nje sere rolesh te dyta dhe episodike, duke vijezuar karaktere origjinale, si ne shfaqjet Per ata qe jane ne det, Prefekti, Oret e Kremlinit, Njeriu me pushke etj. Spikati me rolin e sherbyeses ne komedine Mirandoline te Goldonit, por roli qe e beri tejet te njohur ishte ai i Aspasise ne komedine Karnavalet e Korces te S. Cmores*, me 1964.

 

Me aktrimin e saj pertalli anet supersticioze, injorancen dhe snobizmin e grave provinciale, kjo fale nje plastike shenjuese, maskes aktoriale shprehese, gjestit te figurshem, mimit te zerit “mashkullor” dhe hollesive te shumta kuptimplote e plotesuese, qe ndihmuan ne realizimin e nje karakteri vetanak.

M. Kallamata ishte aktore karakteresh, me se shumti e atyre te kahut komik dhe me ngjyrime groteske; dinte te shfrytezonte me efektivitet te larte elementet plastikore, perdorte te folmen dialektale, deri edhe zhargonet e bisedes se rruges; krijonte gjasa interesante, detaje kuptimplote, shkaktonte nje humor te vetvetishem si pasoje e pershtatjes me rrethanen ku dhe kur veprohej.

 

Cilesi te tilla u pane edhe ne rolin e saj te fundit, ate te arixhofkes ne dramen Streha e te harruarve e R. Pulahes*, vene ne skenen e Teatrit Kombetar*, me 2004. Ne kinematografi ka luajtur 14 role, te permasave te vogla e dytesore, edhe keta role karakteresh, duke nisur me se pari me filmin Femijet e saj, 1957, dhe duke vijuar me te tjeret, si: Dollia e dasmes sime (Xhiko), Balle per balle (nena e Arbenit), Kur hidheshin themelet (Havaja), Kur xhirohej nje film (nena e Kujtimit), Nxenesit e klases sime (nena e Nores), Enderr per nje karrige (Ishja), Kur hapen dyert e jetes (nena e Bardhylit), Fillim i veshtire (nena e Zanes), Gabimi (gjyshja), Fjale pa fund (nena e Madalenes), Vitet e pritjes 1990, Nje baba teper (Filomena) etj.

 

M. Kallamata u be shume e njohur dhe e dashur, me menyren e ngrohte, joshese, sugjestive te rrefimit, duke pasur nje nga audiencat me te gjera, posacerisht me rolin e gjyshes ne emisionin e perrallave per femije ne Televizionin Shqiptar*. Sakaq, fale dhuntise se vargezimit, ajo ka lene ne forme vjershash miqesore humoristike nje mori “portretesh” dhe episodesh nga jeta dhe “bemat” e aktoreve me ne ze te Teatrit Kombetar. Mban titullin “Artiste e Merituar”. Ndahet nga jeta ne 22 dhjetor 2019.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here