Eva Pellumbi ka lindur me 28.03.1953 ne Tirane. Aktiviteti i saj ne skene ka filluar ne moshe te vogel ne pallatin e pionierve. Me tej vazhdoi per kanto ne Liceun artistik dhe ne Akademine e Arteve.
Ne moshen 17 vjecare ishte pjese e skenes se Estrades, ku ne krah te znj. Anita Take debutoi me shume sukses si imitatorja e pare e skenes shqiptare. Me tej ne Teatrin e kukullave u dha fryme roleve te shumte, nder te cilet eshte per tu permendur roli i pavdekshem i Pinokut, i cili ka mbetur ne mendje te te gjithe femijve te viteve 80-90, mbase edhe e prinderve te tyre.
Njekohesisht ka pasur edhe role ne filmin artistik „Vajzat me kordele te kuqe“ ku ka shfaqur edhe njehere talentin e madh si imitatore, ne filmin “Enderr per nje karrike” dhe role episodike ne filmin „Kapedani“ dhe „Eja“.
Paralelisht punoi per vite me rradhe ne kinostudio dhe u dha zerin e saj qindrave karaktereve te filmit vizatimor, nder to zerin e Çufos, Papagallit ne „dy Gosti“, mama dhise dhe kecave e shume e shume te tjere, madje disa karaktereve te nje filmi.
Eshte larguar nga Shqiperia ne vitin 90, pasi ishte e pamundur per te si grua e nene e vetme te merrte nga ai pushtet cmimet e merituara. Jetonte ne veri te Gjermanise bashke me partnerin e saj si dhe vajzen & familien e saj, ku mbas veshtiresive te fillimit punoi mbi 24 vite si mesuese ndihmese e skenes se show & teater duke u shoqeruar me dashurine e madhe te femijve dhe duke i ndenjur prane pasionit te saj, skenes! Ndahet nga jeta me 24.12.2019.
“Kapedani” – (1972)
“Vajzat me kordele te kuqe” – (1978)
“Enderr per nje karrige” – (1984)