Jani Riza (1941-1988). Aktor. Lindi ne fshatin Bulgarec te rrethit te Korces, me 17 janar. Mbaroi shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”, me 1964 dhe fill me pas u emerua aktor ne teatrin “A. Z. Cajupi”* te Korces. Luajti aty mbi 40 role, kryesore dhe te dyta, duke u bere nje nga aktoret me te spikatur te trupes se ketij teatri. Kishte nje ze te ashper, trup te beshem, te vetendjere te thelle te rolit.
U dallua per krijimin e figurave nga rrethet fshatare, njerez te vrazhde, me vullnet te forte, zemerake dhe nje identitet te shfaqshem kryekreje (dramat: Moro Mokra e Ruzhdi Pulahes*, Qyteti i akuzuar e Teodor Lacos*), por, here-here, edhe njerez naïve, te cilter, disi te leshte (Dalipi te drama Keneta), apo hileqare e me vese (drama Djemte e Bato Gores e R. Pulahes). Ne qasjet e tij interpretative zune vend, po ashtu, personazhe qe breheshin nga dyshimet dhe lekundjet e forta ne marrjen e vendimeve, te cilat u shkaktonin trazime shpirterore, meri te fshehura, dyzime (Halimi te Te pamposhturit e Minush Jeros*, Delua te Perballe vetes e R. Pulahes).
J. Riza ishte aktor i suksesshem dhe ne kinematografi, ku luajti mbi 15 role. Spikati me rolin e Xhezos ne filmin Perballimi (1976), por figura tek e cila pati nje misherim aktorial te nivelit te larte ishte ajo e Bunac Saliut ne filmin televiziv Agimet e stines se madhe (1981). Me kete rol fitoi Medaljonin ne Festivalin V te Filmit Shqiptar. Vdiq nga nje aksident automobilistik.