Janë bashkë tani!

1

Pas një sëmundje në zemër për një kohë të gjatë në moshën 57 – vjeçare është ndarë nga jeta regjisori i njohur dhe ish – drejtori i QKK-së, Artan Minarolli. 31 dhjetor 2015.

Minarolli ka lindur më 13 maj 1958, dhe në 1977 përfundoi gjimnazin “Sami Frashëri”. Më 1982 ka përfunduar studimet për dramë në Akademinë e Arteve dhe në 1986 nisi punën si asistent regjisor në Kinostudio.

Filmi i tij i parë si as.regjisor ka qenë “Fjalë pa fund”. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos.

Filmi i parë artistik me regjisë të tij xhirohet në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996. Në 2004, Minarolli xhiron “Natë pa hënë”, dhe në 2009 filmat “Alive!” (Gjallë) dhe “Kronikë Proviniciale”.

Prej disa vitesh ai ishte drejtor i Qendrës Komb ëtare Kinematografike.

Bujar Lako, një ndër aktorët më të shquar që i dha jetë filmit dhe tetarit shqiptar, ka ndërruar jetë në 25 dhjetor 2016.

Bujar Lako lindi në Tiranë në vitin 1948, aktor i mirënjohur shqiptar. Karierën si aktor e filloi ne Teatrin Kombetar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” dhe “Përballimi”.

Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni”, “Udha e shkronjave”, “Ballë për ballë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime” etj, ndërkohë në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role.

Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë per ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”.

Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Aktori Bujar Lako numëron më tepër se 30 role në film dhe mbi 70 role në teatër. Një nga rolet më të njohura të tij është ai i Halit Beratit në filmin “ Gjeneral Gramafoni”. Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga presidenti i republikës.

Regjisori Gjergj Xhuvani është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë.

Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte shkuar në një klinikë në Romë për t’u kuruar, aty ku humbi edhe jetën.

Gjergj Xhuvani është i njohur si regjisor, skenarist dhe producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ndër filmat e tij më të spikatur përmendim: I dashur armik – (2004); Parullat -(2001) apo edhe Hije që mbeten pas – (1985). Zhuvani qe i pari që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Ndërkohë që para se të ndahej nga jeta, Xhuvani po punonte për realizimin e fundit “Liqeni im”.

E pandarë me të ishte edhe aktorja Luiza Xhuvani, e cila ka marrë pjesë në shumë prej filmave të tij në shumë role kryesore. Ndahet nga jeta në 14 gusht 2019.

Prej kohësh gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte tërhequr nga daljet televizive, por dhe nga gazetaria.

Fatos Baxhaku, gazetari dhe publicisti i njohur është shuar sot në banesën e tij në Tiranë. Baxhaku i njohur për stilin e tij të veçantë në shkrimin e reportazheve, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, 55-vjeç. Prej kohës gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte tërhequr nga daljet televizive, por dhe nga gazetaria.

Së fundmi ai kishte botuar dhe librin e tij që do rezultonte i fundit, “Përtje gardheve”, një cikël reportazhsh nga Veriu në Jug. Si njohës i mirë dhe lëvrues i zoti i këtij xhaneri, Baxhaku në promovimin e librit të tij shprehej se të gjithë duhet të luftojnë për reportazhin, për të ruajtur këtë zhanër dhe gjuhën shqipe.

Baxhaku ishtë një nga gazetarët e parë që ka hyrë në tregun e gazetarisë që në vitet 90’. Ai ishte një nga pionierët e shtypit të pavarur shqiptar dhe autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar. Ndahet nga jeta në 16 gusht 2019.

Xhevdet Feri, aktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë në 16 janar 2020 nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare.

Xhevdet Feri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Feri me të cilën ka luajtur në shumë filma si ‘’Dhe vjen një ditë’’,’’ Vitet e pritjes, Gjoleka’’ djali i Abazit, etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike.

Aktori i mirënjohur Rikard Ljarja ndërroi jetë në 20 prill 2020 në moshën 77-vjeçare i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej kohësh nuk dilte nga shtëpia. Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja

Rikard Ljarja ishtë aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra. Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës”.

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi, sipas nenit 80, ligji 35/2016

SHARE

1 COMMENT

  1. Kemi humbur jo vetem aktor po kjo eshte dhe pasuri per ne un jam nga ky brez qe jam.rrit duke pare filmat e tyre..e brezi jone e ndjen akoma me shume se kane pak a shume moshen tone …tamam talente

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here