Ismail Zhabjaku (1932-1992)

0

 

 

Ismail Zhabjaku (1932-1992). Regjisor filmi. Lindi ne Shkoder, me 4 mars. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, dega e kantos, me 1966. Pas nje pune jashte profesionit ne rrethin e Pukes, me 1969, emerohet ne kinostudion “Shqiperia e re” si asistent regjisor, kurse ne 1973 xhiroi filmat e tij te pare dokumentare si regjisor i pavrur: Mozaik kengesh dhe edhe Kenga jone ne festival (1975), Anes Bunes, Qyteti lashte, qytet i ri, Biografia e nje nene etj.

Filmi i tij i pare artistik ishte Karnavalet (1980, ekranizimi i operetes se A. Mules me subjekt  komedine e Spiro Comores Karnavalet e Korces, me te cilin arriti te percjelle jo vetem vlerat dramaturgjike dhe muzikore te dy krijuesve te njohur, por edhe krijoi nje harmoni midis interpretimit aktorial, atij vokal, mizanskenes regjisoriale dhe pergjithesisht imazhit filmik, duke e transfiguruar gjuhen dhe kodin  artistik letraro-muzikor ne ate filmik.

Ky sukses e coi vetiu edhe te filmi tjeter i dyte muzikor  i tij  Fejesa e Blertes (1984), duke i dhene gjase  per t’u shprehur edhe aftesive te tij muzikore. Filmi artistik jomuzikor i  tij eshte Lum drite (1975), ku ndihet sidoqofte  perpjekja per te hedhur drite ne tronditjen  dhe komplekset e protagonistit, nje nxenesi me bote te ndjeshme por te traumatizuara.I.Zhabjaku ka bere si regjisor edhe filmat e tjere artistike :Yje mbi Drin ,Balonat ,Shtepia jone e perbashket.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here