Ilia Terpini, një nga personazhet e rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare

0

 

 

TERPINI, Ilia (1938-2018). Operator. Lindi ne Korce, me 25 dhjetor. Kreu studimet e larta ne Institutin Pedagogjik te Tiranes per Biokimi (1956). Ishte mesues e drejtor shkolle ne Aranitas, Fier, dhe me 1959 filloi pune si operator ne kinostudion “Shqiperia e Re” dhe vijoi aty per dyzet vjet, Prej vitit 1992, kur kinostudio pushoi se ekzistuari, punoi si telekronist i pavarur ne disa stacione televizive (TV Alba, Teuta, Real, Koha etj).

I. Terpini ka xhiruar nje numer te madh dokumentaresh, kronikash, reportazhesh dhe filma, duke dhene nje kontribut te ndjeshem ne ecurine e ketyre zhanreve te filmit shqiptar. Nga filmat dokumentare te fillimeve te tij jane: Ne praktike me studentet natyraliste (1963), 25 vjet Shqiperi socialiste (1969), Ne deboren e Alpeve dhe Me ansamblin Migjeni ne Turqi.

Ne vitet e mevonshme ai behet nje nga emrat autoritare te dokumentarit me nje mori xhirimesh nder to permenden: Rritje, 90-vjetori i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Ne flake te revolucionit (laureuar me cmimin e Republikes), Pranvere .ne zemrat tona, Mbresa vullnetaresh etj. Nga dokumentari ai kaloi ne menyre te natyrshme drejt xhirimeve te filmave artistike dhe formoi individualitetin e tij te vecante.

Spikat per kendmarrjet, kuadrimin e mire te figures, dinamiken e kameres e nderkaq, ne raste te planeve te medha apo atyre detaj, shkon perputhur konfiguracionit te mendimit regjisorial dhe theksave ideoemocionale te skenarit, duke dhene imazhe shpesh sublime, te madherishme, me drite e kontraste te forta si ne mjediset e hapura, ashtu edhe ne levizjen e brendshme te ndjenjave dhe botes shpirterore te aktoreve gjate njemendesimit te figurave artistike dhe situatave emocionale te krijuara. Vecori te tilla zoteruese u shfaqen qe me filmin e tij te pare si operator i pavarur I teti ne bronz (1970), dhe me pas ne 22 te tjere, deri ne vitin 1991.

Gershetimi i planeve te medha me ato te natyres psikologjike qe vetekufizohen ne portret apo pjese shprehese te tij ne filmin Balle per balle (fitues i Kupes ne Festivalin IV te Filmit Artistik Shqiptar), nendeteset, manovrat ne det te hapur, avionet, tensioni i sjelle nga ballafaqimet ushtarake, dhe me pas krijimi i nje realiteti thuajse mitologjik e surreal ne rrenojat arkeologjike veshur nga mjegulla; gjurmimet e mjediseve urbane karakteristike te Rrugicat qe kerkonin diell; peizazhet marramendese te maleve mbushur me bore, e siper tyre vargu i grave ne te zeza, qe funksionalizohen gjegjesisht shenjimeve filmike dhe konotacioneve ideore te Dimri i fundit.

Imazhi dritherues qe vjen nga rrugetimi i trupit te helmuar te Petro Nini Luarasit mbi kale te Kush vdes ne kembe; pasuria figurative ne shperfaqjen shpirterore te personazheve, posacerisht te Tomes dhe Flutures, mesueses se biologjise, me ngulmin per cilesine e portretit, veshtrimit, grimases, gjestit te holle te Flutura ne kabinen time; ngrohtesia qe vjen nga vizatimi i mjedisit historik, me rrugicat e ngushta e te shtrembeta, dyert, muret, shtepite, interieret, dhe portretet e Dafines, Stefan Bardhit, sikurse fataliteti i helmimit me kengen e pragvdekjes se Kockes te Mesonjetorja; kamera poetike, pasuria figurative, perpunim i i ngjyres, levizja dinamike e kendmarrjeve, volumi i imazhit te Muri i gjalle – keto jane cilesi artistike qe flasin per nje fotografi shprehese dhe me domethenie ne krijimtarine e I. Terpinit.

Ai alternonte me hijeshi ekspresivitetin e portretit te heroit-aktor me sfondin mjedisor dokumentaresk, qe e shnderron ne asociacion figurativ si te filmi dokumentarin Neper dritaret e luftes (te nderuara me cmime per “Kameran me te mire”).

Kontrastet ngjyrore dhe lojen e dritehijeve i pranevendos me teresine figurative dhe gjendjet psikike te personazheve, gjithnje ne levizshmeri dhe si tejkalim nga shembelltyrat natyrale drejt manipulimeve te dukshme ne portrete, ne kundershti peizazhesh dhe interier-eksterieresh sikunder vihet re kjo te filmi Te paftuarit.

Pervec si operator, I. Terpini ka gene edhe nje fotograf me aktivitet te vazhdueshem dhe botime te shumta ne shtypin e kohes si gazetat “Drita”, “Zeri i Rinise”, revista “Shqiperia e Re”, “Skena dhe ekrani” etj., ku ka fituar disa cmime, nder ta edhe cmimin e Pare me foton Kercimtarja e vogel (1984).

Ky pasion i dyte u kurorezua edhe me hapjen e fotoekspozites personale Mbreteresha Geraldine (2003). Ne shume filma dokumentare televizive te pasviteve ’90 eshte autor-operator, si: Ne nje nga shtate mrekullite e botes (1993), Mbresa nga Turqia (1994), Brukseli (2001), Tirana ne Europe (2003). Mban titullin “Artist i merituar”. Ndahet nga jeta ne 13 korrik 2018.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here