
Një jetë pas kamerës, një sy vëzhgues që studionte, përzgjidhte e zbulonte talente, një artist gjithnjë në lëvizje që punonte papushim, një mik i mirë që ka qenë gjithnjë pranë nesh në cdo aktivitet të Arkivit të Filmit me kamerën ose aparatin e tij fotografik që nuk e ndante nga dora. Një humbje e madhe për ne dhe të gjithë kolegët artistë.
Ilia Terpini ishte nje operator i shquar i filmit shqiptar, nje artist me syrin e arte, qe xhiroi me mijera km film, qe fiksoi ne celuloid, artistet me te medhenj shqiptare, xhiroi ngjarjet me te medha dhe krijoi artin dhe vlera te padiskutueshme ne 40 e ca vjet karriere artistike.

Me 26 filma artistike dhe me dyfishin e ca te filmave dokumentare Ilia Terpini, qe kurre nuk e uli kameren nga supi plot kallo, ishte jo vetem nje artist i kompletuar, por u be shkolle per dhjetra te tjere qe vijojne rrugen drejt artit.
Per artin e tij flasin jo vetem cmimet, vleresimet kombetare, artikujt e shumte ne medien e shkruar dhe kronikat e televizioneve, koleget qe kane pasur fatin dhe kenaqesine te punojne me te mder vite.

Z.Ilia rriti dhe edukoi me dashurine per artin dhe atdheun dy djemte e tij, Zhanin dhe Klevisin, te cilet vijojne me pasion kete udhe te bukur te nisur vite e dekada me pare. Te dy djemte, kane hapur ekspozita, kane xhiruar dokumentare e kane fituar edhe cmime duke qene garanci per ate udhe te bukur te nisur ne mesin e shekullit XIX.
