I thjeshte, fjalë pak, fisnik, Regjisori i njohur Muharem Fejzo!

0

 

 

I thjeshte, fjalë pak, fisnik, Regjisori i njohur Muharem Fejzo! Nuk do ta degjoje kurr te mburej koridoreve dhe ambjenteve kulturore kineastin e talentuar regjisorin Muharem Fejzo. Edhe pse ne karieren e tij në rrugëtimin e gjate të pelikulës i ka dhuruar filma mjaftë te bukur artistik spektatorit.

 

Veçojmë filmat “Mësonjtorja” me skenar të Natasha Lakos dhe regji të Muahrem Fejzos, apo Kino komedine e njohur dhe shume të dashur nga publiku i gjerë “Kapedani” me skenar te Skënder Plasarit e regji nga Muharem Fejzo dhe Fehmi Oshafi, apo filmin “Operacioni Zjarri” Ku ështe regjisor dhe bashkeautor si skenarist.

Duke u dalluar dhe spikatur si mjeshtër i dekoreve pasi ka studiuar për sklupture dhe piktur ai ka ditur që në filmat e tij të na dhurojë mjeshtërisht një kuadër të bukur plot atmosfere, jetë dhe kolorit me një frymarje që të pushton në atë që quhet magjia e filmit, qoftë në formën skenike, qoftë në mizaskena duke zbërthyer emocionalisht dhe në mënyrë dramaturgjike veprën.

Ai ka ditur ti pikturoj me mjeshtëri skenat masive të cilat janë të vështira për kuadrin, kujtojmë filmin: “Një emër midis njerzëve” (1983) me skenar të Natasha Lakos dhe Regji të Muharem Fejzos, ku perjetësohet figuara e Avni Rustemit. Apo filmi “Guna mbi tela” (1977) i cili u masakrua në montazh për shkak të censurës së kohës.

 

Muharem Fejzo është shquar në ndërimin e dekorit edhe në teatër, konkretisht në dekorin e dramës së ndaluar të Fadil Paçramit “E bardha dhe e Zeza”. Duke ndjekur në arkivin tim filmin e bukur “Mësonjtorja” të cilin e kam projektuar me dhjetra herë, parë dhe riparë, mu rikujtua freskia e bukur e kinemasë dhe spektatori aq i dashuruar me filmin Shqiptar, i cili e ndoqi me shumë interes këtë film.

Aq sa për mos u krijuar konfuzion, komitetet e partive të asaj kohe dhanë urdhër që biletat të shiteshin me autorizim nga drejtoritë e ndërrmarjeve, po, po, sot duket një paradoks, por është realitet. Ndaj trishtohemi kur e shohim këtë film të degradohet në ngjyra si kopjo, një film me histori që brezat i bën krenar për historinë, gjuhën dhe zakonet e kombit tonë, skena dhe kostume të papërsëritshme për kohën.

 

Ndaj mbështetje nga Ministria e Kulturës, pak dashuri nga shteti për ta ndihmuar Arkivin Qendror Shtetëror të filmit me një fond të veçantë për resataurimin e kësaj kopjo filmi, e cila po degradohet nga dita në ditë, e do të humbas. Në se qendrohet indiferent, nesër do të jetë vonë! Jetë të gjatë profesor i nderuar Muharem Fejzo, ju e keni kryer misionin tuaj edhe pse mendja dhe shpirti i artistit “rebelohet” për të krijuar vepra të reja. Faleminderit regjisori ynë fisnik!

 

Burimi nga Skender Jaçe.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here